Nga Skënder Minxhozi
Sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë, thotë një fjalë e urtë franceze. Intervista e fundit e ambasadores amerikane Yuri Kim duket sikur kishte dalë nga arkivat e disa viteve më parë, kur të tjerë kolegë të saj shpreheshin pak a shumë në të njëjtat valë për palët që luftonin për pushtet në Shqipëri.
Edhe ambasadorët Arvizu e Lu janë përplasur, fjala vjen, me murin blu të opozitës, i cili prej vitesh e ka rrethuar brenda një universi paralel PD e LSI, duke i bërë të shohin komplote manipulimi pas çdo kutie votash, korrupsion pas çdo firme zyrtari, apo duke i konsideruar të huajt e Tiranës, “të ndryshëm” nga shefat në Uashington, Bruksel e Romë, që i kanë dërguar këtu në Tiranë. “Nuk flet me gojën e Amerikës kjo, bën lojën e Ramës” – ky është një refren që Yuri Kim e dëgjon dendur nga llogoret e opozitës. Të tjerë diplomatë kanë dëgjuar gjëra edhe më të rënda sipas situatave.
Ambasadorja Kim e ka bërë shpejt “aklimatizimin” me këtë lunatizëm kronik. Është mësuar të dëgjojë edhe kreun e shtetit të thotë se “ju amerikanët të vrisni me raketa”, apo eksponentë të opozitës që e konsiderojnë atë vetë dhe kolegët e saj, si vegla qorre të Edi Ramës, të cilat ai i drejton sipas qejfit dhe oreksit. Nuk ka asgjë të re në këtë faqe dheu, sa i përket fabulës politike, e në këtë optikë 25 prilli nuk ndryshon asnjë grimë nga java, muaji dhe viti paraardhës.
Megjithatë Yuri Kim e ndjeu se kësaj radhe duhet të thoshte disa të vërteta të thjeshta me zë të lartë dhe duke përdorur pa u lodhur frazën “ky është qëndrimi zyrtar i SHBA”! Pa hequr asnjë çast buzëqeshjen nga fytyra, edhe atëhere kur deklaratat e saj ishin shumë serioze. Hakmarrja është një gjellë që hahet e ftohtë, thotë proverbi që duket i shpikur enkas për këtë rrethanë.
Së pari Kim i vuri notë kaluese zgjedhjeve të fundit, duke rikonfirmuar atë që Departamenti Amerikan i Shtetit kishte deklaruar të pasnesërmen e mbylljes së procesit të votimit. Së dyti, dha njoftimin se opozita do të ishte në Kuvend në seancën e hapjes së shtatorit, duke bërë të kuptohet gjithashtu se me Lulzim Bashën ka një komunikim të shpeshtë dhe normal.
Së treti, tha se për akuzat fantastiko-shkencore të Presidentit Meta, ka diskutuar me Uashigtonin, si për t’i dhënë lajmin e keq kreut të shtetit shqiptar se ato fjalë të hedhura në media nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë. Së fundi, mbrojti edhe një herë pa hezituar SPAK dhe reformën në drejtësi, kundër gjithë dallgës së akuzave që rëndom ngrihen kundër drejtësisë së re. Me fjalë të tjera, ka reklamuar pronësinë amerikane të reformës, si provë materiale të paanësisë dhe objektivitetit të saj.
Kjo panoramë “pikash mbi i” e ambasadores Kim ezauron praktikisht të gjitha temat e nxehta që mbajnë të okupuara sot selitë e politikës dhe studiot e debateve. Nuk qe e rastit që pas intervistës së mbrëmshme të Kim, edhe Bashkimi Evropian një ditë më pas, përmes përfaqësuesit të tij në Tiranë Soreca, tha tekstualisht se zgjedhjet ishin të mira dhe se krimet zgjedhore duhen hetuar.
Dalja publike në këtë pikë delikate të çertifikimit të zgjedhjeve, e dy diplomatëve më të lartë të huaj të akredituar në Shqipëri, përbën një mesazh të qartë se zgjedhjet shqiptare kanë mbaruar. Dhe se nuk mund të ketë asnjë proces paralel delegjitimimi të tyre, qoftë edhe nga pozita e rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye ta partisë së tij, apo nga pozicioni i atyre që shohin ëndrra me sy hapur për përmbysje rezultatesh, përsëritje zgjedhjesh etjetj.
Ky pozicionim i qartë tregon edhe se problemi i hershëm që opozita ka me ndërkombëtarët, vijon të mbetet i pazgjidhur edhe pas 25 prillit. Askush në qendrat e mëdha të vendimmarrjes në Perëndim, nuk është i gatshëm të pranojë tezën se zgjedhjet janë të mira vetëm kur ti i fiton ato. Procesi ka një fillim dhe një fund, të tjerat janë lojra politike.
Intervista e Yuri Kim është një kapak plumbi mbi zgjedhjet shqiptare. Ajo e hedh vështrimin praktikisht mbi sezonin e ri politik të vjeshtës, përtej rizgjedhjes së Bashës, hetimit të Metës dhe formatimit të qeverisë së re. Shprehja “nuk komentoj çeshtje të brendshme” e dëshmon më së miri këtë optikë amerikane të ngritjes mbi meskinitetin e politikës së bulevardit dhe banalitetin e mediave që sherret e ditës i shesin si betejën e Termopileve.
Te lumte pena.
Vetem se si padashje le pa nenvizuar theksin qe i vuri zonja ambasadore faktit qe shtypi nuk flet fare per rastet flagrante qe kane lidhje me ndjekjen penale te njerezve te shtypit..??!!
Verejtje shume e sakte! Keta analiste jane ne konflikt interesi prandaj askush deri me tani nuk e ka trajtuar akuzen e rrende qe ambasadorja amerikane i ka drejtuar me te drejte mediave se duke fshehur dhe mos publikuar te gjitha rastet e ndjekjeve penale nga SPAK keto media nuk i sherbejne Popullit. Kjo eshte nje akuze shume shume e rrende per median e cila eshte vene ne sherbimi te klaneve te korrupsionit dhe paguhet nga korrupsioni. PRANADAJ mediat i sherbejne KORRUPSIONIT dhe jo POPULLIT.
Mediat jane vegla PROPAGANDISTIKE qe mbrojne korrupsionin, keshtu e hodhi akuzen ambasadorja.
Minxhozi eshte ne konflik interesi sepse paguhet nga keto media kur ftohet prej tyre neper studio pamvaresisht se Minxhozi eshte ne opozite me analiste te tjere te paguar nga korrupsioni dhe krimi. Po ka edhe drejtues emisioni si Fevzo, nje skandal i vertete, qe dalin dhe bejne avokatine e krimit dhe korruposionit nen korracen e mbrojtjes se ‘opozites’. Keta bicima, kur kjo ‘opozite’ ishte ne pushtet, i benin avokatine pushtetit te krimit dhe korrupsionit.
tere shpura e vajzave te TV , gra ose dashnore te Drogmeneve. perjashto ndonjeren se po i bie ne qafe kot.
“Po Ekonomia o Rrote”?
Kjo pankarte ne duart e nje amerikani kur Presidenti George W. Bush fliste per armet kimike te Sadamit beri xhiron e botes!
Rama eshte i detyruar, nga faktori jashtem dhe kolapsi brendeshem ekonomik te kerkoje qeveri te te gjitheve nese nuk do qe ky kolaps ekonomik ta zere vetem ate si dhelpren ne leqe shume shpejt.
Reforma ne Drejtesi nuk behet vetem per te pastruar sistemin e drejtesise nga te korruptuarit. Ne thelb eshte ekonomia. SHBA ne fund te fundit avokojne per interesat amerikane, nuk duan qe kur perplaset nje biznes amerikan si psh ICDF me gruan e Gjin Gjonit, te behet muhabeti sic eshte bere tani. Nese do kishte gjyqtare relativisht te paster, biznesi amerikan shpreson ne nje proces te ndershem qe te mund te beje biznes. Ka nje arsye pse emra te njohur te biznesit nuk vijne ne Shqiperi, ose vijne e ikin, nuk i besojne sistemit gjyqesor dhe e dine qe po u hodhen apo po hodhen dike ne gjyq fiton ai qe njeh apo ka paguar gjykatesin. Sa per kolapsin e brendshem ai eshte vetem ne koken tende se ekonomia shqiptare me te gjitha parametrat, ka perparuar, ceshtja eshte te perparoje edhe me shume e me shpejt, ndaj duhet gjyqesor i paster.
Nuk thote gje te re. Intervisten e znj.Ambasadore e kuptojne te gjithe. E qarte dhe e sakte. Nuk ka nevoje per komentet e z.Minxhozi. Eshte e qarte Ambasadorja, por jo.gazetari.
Faleminderit ambasadore, faleminderit Usa pa ju do ishim Afganistan. Populli shqiptar ju eshte gjithmone mirenjohes.
Sakte!
Mire e thua, i nderuari Skender Minxhozi! Gjithçka e vertete si drita, por shume nga gazetarucet dhe politicanet “tanë” jane te verbuar nga drita dhe prej kohesh jane sulur drejt erresires…
Eshte zgjedhje e tyre!
Motua e tyre: -Kur fitoj une, loja dhe rezultati ishte i drejtë. Fitova me meritë!
-Kur fiton ti, loja ishte me hile, arbitri ishte me ty, rezultatin nuk e njoh! Ky rast na çon ne lufte, ne grindnje, ne hasmeri…
Kane filluar komentet anti USA ne rrjetet sociale! E keqja eshte me e keqe sa duket dhe tregon sa rrenje ka hedhur ne shoqerine tone.Interesi i USA eshte qe ky vend te jete stabel.
Po te ishte qe ajo mbeshtet PS sepse ajo mbron interesat antikombetare tonat te USA ,PD-ja do ishte gati te “ulte breket”per çdo gje qe kerkonte USA vetem qe ajo te vinte ne pushtet.
Poshte injoranca!
Tamam zoti Minxhozi! Kjo ishte dje,kurse sot doli dhe numuri 2 i Amerikes,ministri i jashtem Antoni Blinken dhe hedh bomben megatone te pritur prej 30 vjetesh nga shqiptaret kudo ne bote! Berisha,Liria,Sypeshkaqeni i Gerdecitdhe Gita e UNMIKUT jane te padeshiruar per USA-n,jane te korruptuar e te perfshire ne aktivitete ilegale e kriminale!
Urime zoti Minxhozi per kontibutin tuaj per ekspozimin e denoncimin e ketyre krimineleve e aleateve te tyre ne pr4esidence e ne opoziten e bashkuar si Medi Gerdeci etj etj jo vetem ne syte e shqiptareve ,por dhe ne sy te nderkombetareve!
BRAVO, Z.SKENDER !
PERFEKT DHE TEOER SAKT.
FALEMINDERIT Z.YURI KIM.