Mirënjohje për ambasadorët, që mbrojnë Shqipërinë nga disa shqiptarë

19 Maj 2021, 09:56Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Intervista e ambasadores Yuri Kim mbrëmë për Blendi Fevziun ishte prekëse. Sidomos pjesa kur ambasadorja amerikane në Tiranë flet për udhëtimet e saj në Shqipëri dhe takimet me shqiptarët kudo.

Eshtë e lehtë të perceptohet sinqeriteti që përcillet rrjedhshëm nga fjalë që vijnë nga zemra, ndaj kjo intervistë nuk do të harrohet. E megjithatë, duke lexuar komentet në faqen e ambasadës në facebook, poshtë një postimi pas një vizite në një muze të Vlorës, por edhe në të tjera, duket sikur disa prej nesh e urrejnë këtë ambasadore.

Nuk është kështu. FB vazhdon të jetë “mbretëria” e njerëzve të inatosur për probleme të ndryshme personale që kanë lidhje me politikën, ideale të parealizuar, interesa ekonomike e për fat të keq dhe pamundësi informimi të drejtë; është fakt që më të motivuarit për t’u shprehur në FB janë ata që urrejnë ndonjë apo diçka, ndaj kjo tashmë duket se nuk mërzit askënd. Sigurisht as ambasadoren. Jeta reale është tjetër, është ajo që jetojmë përditë dhe janë njerëzit që takojmë përditë. Dhe sigurisht është ndryshe.

Puna e jashtëzakonëshme e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe e ambasadorit të BE Luigi Soreca, në këtë udhëkryq të vështirë për Shqipërinë, sot janë si dy gurë të çmuar që vendosen në themelet e demokracisë shqiptare. Janë dy gurë të punuar me kujdes e të mbrujtur me respektin për rregullat, për lirinë, por edhe me një të veçantë që sot përceptohet më shumë se përherë: Ngritjen në piedestal të të mirës dhe të bukurës që është mes shqiptarëve.

Të themi të vërtetën: Jemi njerëz që më shumë se çdo arsye tjetër, largohemi nga Shqipëria për shkak të një agresiviteti të padurueshëm e të pashpjegueshëm me njëri-tjetrin. Ambasadorët po bëjnë të kundërtën: Udhëtimet e tyre nga Veriu në Jug, takimet me njerëz të thjeshtë, vendosja në dritë e vlerave, bukurive, mjeshtërive, na thonë të fokusohemi të potencialet e pashtershme që ruajmë. E thonë pa u lodhur, herë njëri, herë tjetri, e herë të gjithë ambasadorët të bërë bashkë.

Disa prej nesh bezdisen nga “protagonizmi” i ambasadorëve në Shqipëri, duke u treguar të pasinqertë dhe të padrejtë, pasi fshehin një veçanti të dhimbshme që Shqipëria ka: Qëllimisht, nga disa shqiptarë, u bë një vend pa Drejtësi; dhe një shoqëri pa një arbitër të drejtë e të paanshëm, është si një varkë e braktisur në oqeanin e madh me dallgë. Ja, pikërisht nga kjo çmenduri na kanë shpëtuar sidomos vitet e fundit ambasadorët tanë. Si fanarët për anijet, të qëndrueshëm në brigje, ata janë përpjekur të na tregojnë rrugën, pa u përplasur në ajsbergë e shkëmbinj. Nuk është pak. Eshtë jetësore.

7 komente në “Mirënjohje për ambasadorët, që mbrojnë Shqipërinë nga disa shqiptarë”

  1. Pargali says:

    U mundove te thuash dicka por nuk the asgje .

    Ti vazhdo lepihu ambasadoreve dhe genje vendin tend se kim yong yung dhe tunizianit Soreca i plas per Shqiptaret lol

    1. Musa says:

      Alba lavdron ambasadoret e po ti i lpihesh Sali gerdecit burrit mantpiset qe ka nxjerr ky komb. Vemja e serbve ne Tiran

      1. Pargali says:

        O Musa rrot cari, juve militantet e partive jeni per tu var ne peme te gjithe si rrace.

        Ju vemjet kujtoni se bota Shqiptare eshte e ndare midis Sales dhe Edit dhe kush kritkon njeren pale, eshte me palen tjeter.

        Te dhjefsha salen, edin dhe vemjet qe u lepihen te huajve

  2. Emigranti says:

    Ambasadorwt kane thene fjale te nevojshme qe duhet ti degjojme. Edi Rama dergon perdite viedo te bukura nga kantieret e Shqiperise qe duhet ti shikosh. Dhe fjalet e tua Alba jane shume te bukura por duhet qe te kesh VESH per ti degjuar dhe SY per ti pare.
    Keto quhen FJALE ZEMRE.

  3. faro says:

    Komplimente Ambasadores!
    Është Ambasadoria me e qartë në pozicionet e saj, me konkrete, me transparente, me e guximshmja, më e drejtpërdrejta dhe më e dobishmja për ne SHQIPTARËT.
    Ka arritur deri sa të na duket KJO shumë më e dobishme nga shumë media të KAPURA.
    Flm Ambasadore e ZGJUAR!
    Shqiptarët do ju kujtojnë me RESPEKT!

  4. asd says:

    Pershendes vecanerisht tre ambasadore te SHBA ne Shqiperi;
    – z. Withers
    – z. Donald Lu
    – znj. YuriKim
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje