A është Sali Berisha një hap larg SPAK-ut, tani që u shpall ndërkombëtarisht si i korruptuar?

20 Maj 2021, 09:17Politika TEMA

Është e zeza mbi të bardhë. Në një kohë kur Lulzim Basha po përpiqet të ruajë pozitat brenda partise dhe “të pastrojë” emrin nga faktori “Berishë” përballë ndërkombëtarëve, kur Edi Rama po punon për mandatin e tretë, kur Ilir Meta thotë se procesi zgjedhor nuk do të mbyllet pa u shqyrtuar edhe ankesa e fundit, kur deri në muajin shtator opozita po “bluan” të gjitha variantet  në tavolinë,  Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë të fortë për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar për një nga politikanët më të rëndësishëm të kësaj historie, ish-President, ish-kryeministër, ish-kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sali Berisha, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët Argita dhe Shkëlzeni janë shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pse? “Sepse aktet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri”.

Ajo që dihet si drita e diellit është se DASH nuk flet kurrë pa prova.

Këtë gjë e bëri pak ditë më parë edhe ndaj Tom Doshit për të cilin Ambasada amerikane dorëzoi një dosje të dhënash në prokurorinë shqiptare.

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e DASH.

Pyetja që lind është? A do të pasojë kjo deklaratë e DASH një lëvizje konkrete nga ana e SPAK?

Sepse DASH flet për shpërdorim të fondeve publike nga ana e Berishës dhe për pasojë “nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë”

Çfarë disponon Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit për Sali Berishën dhe familjen e tij?

A lidhet kjo deklaratë e DASH me rihapjen e cështjes “Gërdeci” ku Fatmir Mediu do të thirret për të dëshmuar sa kohë që në deklaratën e DASH thuhet se Berisha pasuroi dhe aleatët e tij?

A është Gërdeci fillimi apo indicia e një hetimi të hollësishëm ku pas saj mund të fshihen konto bankare apo transaksione të dyshimta që e lidhin me familjen e tij?

A u përfshi Sali Berisha sërish në listën e kandidatëve për deputet thjesht për të qenë mburojë para organeve të drejtësisë?

A i hapi DASH rrugën SPAK-ut dhe në të njëjtën kohe e lehtësoi atë nga një paragjykim i mundshëm ndaj saj (nëse do të thërriste Sali Berishën) siç ka ndodhur edhe sot e kësaj ditë ndaj këtij organi nga opozita? Të gjitha përgjigjet janë të hapura.

Ajo që është e sigurt tashmë është se Sali Berishës po i hapen letrat “e vjetra” dhe pas tij mund te dalin edhe emra të tjerë të njohur të politikës.

Me deklaratën e DASH mesazhi është i qartë edhe për këdo politikan tjetër i majtë apo i djathtë qoftë.

Askush nuk është i paprekshëm përballë drejtësisë.

Emri i Sali Berishës e tregoi këtë gjë.(SI)

7 komente në “A është Sali Berisha një hap larg SPAK-ut, tani që u shpall ndërkombëtarisht si i korruptuar?”

  1. K says:

    Populli shqiptar pretendon konfiskim total të pasurive të vjedhura kombit dhe karmina të shkojë të shesi brekët tek tregu çam,

  2. Niku says:

    Si gjithmone, shtrydhesh dhe hidhesh.
    Sot u kujtuan Amerikanet??
    Se njihnin??
    Varja, ndoshta zene mend keta kriminelet tane politikane..
    Vjedhin me pak.
    Dikush eshte qe e ve ne pune gijotinen , frika e Amerikes me e madhe se e zotit.
    Xhaxhi te merrte per nje fjale( pa buke se pa buke)
    Amerikanet te marrin leket dhe te heqin tullen e fundit e per te ruajtur parate qe mbesin te bejne qen lepires.
    Fukarej gezohuni, dita e gjykimit po vjen.
    Gje s‘fitoni por kenaquni para TV.
    Puna e komisarit ishte loja.?

  3. Shqiptar says:

    Edhe nje here interesat e forta te Amerikes ne Shqiperi i thane SPAK-ut qe cfare pret tani leviz bythen.
    Te jete per SPAK-un apo per “drejtesine” shqiptare te pjerdhur Saliu dhe kompania e tij (gazetare sahanlepires, gjoja analiste, analiste te pjerdhur ne media TV etj) nuk bien as per nje 100000 vjet Shqiptaret nuk dine te bejne shtet,drejtesi,komb te organizuar. Dime te bejme vetem ndonje dyqan buke apo restorant per te ngrene peshk. Edhe shqiptaret e Kosoves e njejta gje. Dime vetem te zihemi dhe te vjedhim. Prandaj shyqyr qe eshte Amerika te na jape nje dore se po qe per ne…….

  4. Shkodra says:

    …dihet ajo SPAKU ka pune tani…ska privilegje me…te merret pasuria…sic na u morr neve me firmat piramidale….hajduteria e sales….ska per ti gezuar…helm dhe vrer do i behen…populli ka te Drejte!

  5. PRITJA says:

    PRITJA
    POPULLI shqiptar ka vite qe e pret kete reagim nga SHBA-ja. kjo goditje ndaj famkeqit BERISHOVIC(KARAXHIC) ESHTE SI OKSOGJENI per te prekurit nga virusi . Goditja e ketij kameleoni eshte drita ne fund te tunelit te eret ku na la kerma per 30 vjet. Prandaj sot jam me i bindur se kurre ne dashurine amerikane per popullin fisnik shqiptar. Berishovicin e pret i njejti fat si liderët ne lindjen e mesme si Kadafi me shoke. Sot eshte dita me lumtur per njerezit e ndershem te ketij vendi dhe DITA E PARE E SHPRESES per fundin e ketyre gjakpiresve te popullit te tyre.
    LAVDI perjete USA.

  6. lirim says:

    Ky ishte fillim i arte, sigurisht qe fundi eshte burg nqse nu i bie ndonje emoragji cerebrale qe ta coi te te shumtet…

  7. Ilirjanet says:

    Sakeq që ky vend për 110 vjet shtet nxjerr vetëm udhëheqës tiran dhe Hajdut.Ifundit dhe në klasifikim patjetër dodal ipari ësht Berisha
    Një mostër politike që për mask vuri Demokracin,endau Shqipërin si Enveri në Demokrat dhe Socjalist ivu përball gjeri te armatimi i 97
    veri -jug As armiqt tan mëtëegër nuk jadolën tivën përball me armë.Jo që Nano nuk ingriti akuza taconte në burg por udhëhoqi me frikë
    dhe ela Berishën të kishte në dor Drejtësin dhe Presidentin .Nga 6 President 5 ikazjedhur berisha, nga 800 Gjyqëtar e Prokuror 600 ika
    Emëruar Berisha në qeverri Pothuaj 50% me 50% se me Nanon Qeveriste dhe Berisha.Doli Rama dhe sefali këtë mëkatar të madh të shqiprarëve
    Menduam se dhe Ramës ishpëtoj por qenkemi Gabuar Rama Me plot Lezet pa djegur Shqipërin itregoj Vendin ,Eardhmja Dojet ecar për Berishën e sërën e tij të madhe Që kaqeshur me shqiptarët sikadashur dhe sido Kënaqësia e berishës per ta parë Shqipërin dhe Kosoven nën Serbi pomerr fund.Kujtoni Luftën e UÇK,Kujtoni Rambujen,Kujtoni embargon,Kujtoni takimin me Milosheviçin,Kujtoni avionet tan për të bombarduar Jugun dhe me armatim uljen në itali,Kujtoni Remzi Hoxhen,Kujtoni karër të vrarët,Kujtoni me figur e zë se dovriste Ramën kukan fund paudhësit e Keti njeriu që idham gjithçka dhe ai umori gjithçka Shqiptarëve,Jemi me fat nado Zoti dhe Amerika Ky komb dojadal. Ram tëlutem mendohu më mir ,Fshiji hajdutët e Pronave Hipoteka dhe Administrata tëkan turpërua,Të fitosh ndaj Berishës Duhet të bësh Shqipërin Shtet.çdo Shqiptar indershëm këtë të kërkon,ne eduam shtetin kur ai ësht indershëm dhe idrejt aq sa ësht shteti skërkojm drejtësi po drejtësi shteti.atë që shtetet e perndimit kan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje