Sekretari i PS tregon kush është politikani në radhë pas Berishës: Këmbanat po bien për të

20 Maj 2021, 09:00Politika TEMA

Sekretari i PS-së për mediat, Alfred Peza ka folur hapur duke thënë se vendimi i DASH për shpalljen “non-grata” të Berishës është një këmbanë alarmi për dikë tjetër.

Sipas Pezës figura që duhet të “frikësohet” është Ilir Meta, për të cilin tha se e ka kuptuar mesazhin dhe ndaj ende nuk ka reaguar.

Alfred Peza: Vendimi i sotëm i DASH është një sinjal, një këmbanë alarmi për Metën. Është i vetmi që nuk ka reaguar deri më tani. Çfarë është një shenjë e qartë që ai ka ditur ta lexojë shumë mirë deklaratën e DASH dhe e di që këmbanat po bien për të.

Kim e paralajmëroi këtë në një emision televiziv. Është shembur kollona e kalbur e drejtësisë së vjetër dhe tani drejtësia e re mund të kenë aftësi të bëjnë çfarë thotë DASH.

Pse tani? Është kuptuar sepse Berisha nuk e komandon dot më sistemin e drejtësisë. Ndaj është bërë tani sepse tani është krijuar mundësia që mekanizmi të vazhdojë të punojë dhe të fillojë një epokë e re.

*Në deklaratën e DASH ndër të tjera thuhej: Për më tepër, retorika e tij vërteton se ai është i gatshëm të mbrojë veten dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të llogaridhënies.

7 komente në “Sekretari i PS tregon kush është politikani në radhë pas Berishës: Këmbanat po bien për të”

  1. Ben says:

    Po Fate Mehdihoxha,ku eshte,e di ndonjeri?U dhje qe kur hapi SPAKU perseri çeshtjen Gerdeci.

  2. Alfred says:

    Po ai nje milion dollareshi yt a do jete objekt I drejtesise se re, more xhuxh I neveritshem?!….

    1. flutura says:

      Hahahaha….. Kur thua xhuxh me kujtove Vangjushin se Alfredi vetem xhuxh nuk eshte.

  3. shqiptar says:

    or ti magjar Peqini!Pas Berishes e dim qe e ka radhen Meta po pas metes ti nuk e di qe e ka Edvini krahu i djathte i salise me pardesy te bardha qe i vun zjarrin Shqiperise…

    1. Faruku says:

      O ti gomar sauku.
      Po si mor e paska Edi radhen???? Ai eshte shume larg aferave te dyshes Berisha-Meta dhe pa i lare keta gjynahet e te tjeret qe kane ne shtepi (Monen) nuk vjen kurre rradha as te edi as leshi.

  4. LLESHI says:

    BRAVO AMERIKA!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    PRESIM RADHEN E ILIR METES, HAJDUTIT ME TE MADH QE KA PARE NDONJEHERE SHQIPERIA!

  5. Ilir Meta NON GRATA says:

    Nese Zoti e do Shqiperine,
    atehere kambanat do bien eshte per Ilir Meten dhe ai do behet presidenti i pare aktiv qe e han kete pune.
    Pas deklaratave qe tha per ambasadoren pak e ka shpalljen non grata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje