Anita Likmeta, sipërmarrësja dhe gazetarja shqiptare që jeton në Itali i është përgjigjur nismës së lançuar nga kryeministri Edi Rama “Gati për Shqipërinë”, një platformë për këdo që jeton brenda apo jashtë Shqipërisë dhe dëshiron të kontribuojë me ide dhe projekte në vend.
Likmeta i është përgjigjur publikisht thirrjes duke u shprehur se e bënë veten të disponueshme duke vënë theksin se nuk kërkon para, por dëgjim konkret!
Postimi i plotë i Likmetës:
Zoti Kryeministër,
Jam shumë e gëzuar që lexoj këtë call to action drejtuar të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të vendit, sepse është pikërisht ajo që unë e argumentoja si të nevojshme dhe urgjente në shumë artikuj të mi gjatë muajve të fundit.
Unë mendoj se kjo iniciativë mund të gjejë vërtet vëmendjen e të gjithë atyre që duan të përfshihen dhe të investojnë në vendin tonë në një moment vendimtar historik në të cilin më në fund do të kemi mundësinë të marrim një rol udhëheqës në kontekstin Evropian.
Meqenëse e juaja është një mesazh publik, drejtuar qytetarëve shqiptarë, unë përgjigjem publikisht sot duke e bërë veten të disponueshme. Unë tashmë kam filluar disa nga projektet e mia kulturore në Shqipëri, të cilat kanë ambicien e një hapësire ndërkombëtare dhe për të cilat nuk kërkoj para por dëgjim konkret.
Punë të mbarë atëherë, dhe rroftë Shqipëria!
Si ajo nisma e Rames ne 2013 per te punesuar mjeket jashte ne Shqiperi.
Nuk u ngopet me mashtrimet e ketij hajduti popull debil.
Perdorni fjalet ne gjuhen shqipe sa na i shpifet!!!!! Nisma e “lançuar”????