“I thashë mjekut se preferoj të vdes në shtëpi”, aktorja e njohur rrëfen eksperiencën e tmerrshme me Covid-19

20 Maj 2021, 19:48Lifestyle TEMA
“I thashë mjekut se preferoj të vdes në shtëpi”,

Salma Hayek ka folur hapur për betejën e saj me Covid-19. Në një intervistë të fundit me Variety , aktorja tha se u infektua herët në nisje të pandemisë dhe pothuajse përfundoi në spital.

“Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse isha shumë keq. Unë i thashë: Jo, faleminderit. Preferoj të vdes në shtëpi. “

Hayek tha se ajo qëndroi shtatë javë në vetizolim në shtëpinë e saj dhe se ishte furnizuar me oksigjen.

Megjithëse është kthyer për të punuar në prodhimin “Shtëpia e Gucci” të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk ka energjinë që kishte dikur.

Hayek është ndër të famshmet që ka ndarë publikisht përvojat e vështira dhe personale me infektimin me Covid-19 gjatë vitit të fundit.

1 komente në ““I thashë mjekut se preferoj të vdes në shtëpi”, aktorja e njohur rrëfen eksperiencën e tmerrshme me Covid-19”

  1. Oh nooo ! says:

    Salma eshte nji aktore vertet Unike e i uroj sherim te plote ?
    Kjo Pandemi eshte shume e rrezikeshme dhe do vazhdoje te jet gjithmon midis nesh ,pra do na duhet
    mjerishte te jetojme me Covid-19 gjithmon .
    Ka vetem nji rruge zgjidhje tani per te gjithe :
    1) Vaksinou
    ose
    2 ) infektohu ( qe natyrishte sdo ja deshironim askujt )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje