Rënia e lindjeve në Kinë e ka detyruar qeverinë të hartojë strategji që nxit rritjen e popullsisë. Një ligj i miratuar kohët e fundit, duket se i ka dhënë rezultatet e para në këtë aspekt. I ashtuquajturi “ligji i ftohjes”, e ka reduktuar numrin e divorceve me 70% përgjatë muajve të parë të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë tre muajve të parë të 2021-shit janë regjistruar 296 000 divorce, ndërsa 3-mujori i kaluar kishte 1.05 milionë të tilla. Një vit më parë, e njëjta periudhë e vitit kishte 1.06 milionë.
Numri i divorceve në Kinë ka ardhur në rritje vitet e fundit në Kinë. Ndërkohë, rënia e numrit të martesave është lidhur direkt me reduktimin e numrit të lindjeve, që nxisin krizën demografike të Kinës.
Për t’iu kundërpërgjigjur kësaj tendence, qeveria promovon vlerat tradicionale familjare dhe martesën dhe ka shkurajuar divorcin. “Periudha e ftohjes” është pjesë e një kodi civil gjithëpërfshirës që hyri në fuqi në 1 janar, që mbulon ligjet përfshirë martesën, birësimin dhe pronësinë e pasurisë.
Ligji kërkon që çiftet që kërkojnë divorcin të presin reciprokisht 30 ditë para se ta zyrtarizojnë atë. Nëse çiftet nuk paraqiten për dy takime midis 30 dhe 60 ditësh pas aplikimit, aplikimi i tyre anulohet automatikisht. Periudha e ftohjes nuk zbatohet për divorcet që përfshijnë dhunë në familje.
Autoritetet shtetërore në Kinë e kanë mohuar rënien e popullsisë. Por paj javë më parë, londinezja “Financial Times” shkruante se popullsia e Kinës ka rënë nën 1.4 miliardë, rënia më e madhe në 50 vitet e fundit.
Secili nga ne ,(dua te tzhem ne Cift) i ka ardhur ne nji far menyre ne maje te hundes ajo / ai ,
mbasi ka zbuluar se nuk i bashkon asgje dhe pse jo konfrotohn me nji mendim te tille ,
pasi te eshte cfaqur diku ajo qe te ben gjoksin te gufoj (Boom~Boom) . Nuk eshte mekat te divorcohesh kur s’ke me c’ti japesh e marresh
me prej Partnerit/Partneres .Mekat eshte mos te kesh ndjenja ,mos njohesh ate arome te bukurise feminile e mos dashuroshe .
Kjo do ishte fatale per njeriun sot.
Ti ke qen diku ne X plazh dhe ke pare dike me ato sy dhe qysh ate dite mendon vetem per ate .
S’bo dot Pik gjumi naten .Ncq ! Me shishen ne dor , degjon muzik ,shkruan dicka
Ke kohe pa e pare dhe mendoń si i cmendur per ate edhe pse nganjiher mendimet te mjergullohen ,nga mungesa e qartesise ;
( Dua edhe njiher si ateher te shikoj ,vetem ti kupton kte shpirtin tim, krah hapur pres me emrin ten ne goj, eh Fortuna t’me perplas ate perqafim )
Dhe ti veshtron i trishtuar kohen se si vrapon edhe pse pasioni mbetet po ai ,kurr nuk ndryshon.