Teleskopi i ri që mat zgjerimin e Universit

18 Maj 2021, 22:40Lifestyle TEMA

Desi, teleskopi më i ri pritet të të vizatojë një hartë në 3D të kozmosit me një saktësi të pashembullt. Teleskopi ka filluar vëzhgimet e tij në SHBA duke mbledhur të dhëna që synojnë të kuptojnë më mirë zgjerimin e Universit.

Instrumenti Spektroskopik është instaluar në shkretëtirën e Arizonës dhe ku do të përqendrohet për pesë vjet me 5000, të ashtuquajturat “sytë” e tij me fibra optike në qiell për të analizuar dritën e 35 milionë galaktikave në kohë të ndryshme të Universit.

Të dhënat pritet t’u mundësojnë shkencëtarëve të kuptojnë forcën misterioze të quajtur “energjia e errët”, që konsiderohet përgjegjëse për përshpejtimin e zgjerimit të Universit kanë bërë me dije përfaqësues nga laboratoi i Berkeley-t.

“Për shkak të zgjerimit të Universit, galaktikat po largohen nga njëra-tjetra dhe sa më shumë që largohen, aq më shumë drita që ata lëshojnë, zhvendoset drejt gjatësisë së valëve të gjata të spektrit të vëzhguar, domethënë drejt së kuqes.

Duke analizuar rrezatimin energjik të galaktikave, Desi do të jetë në gjendje të masë këtë zhvendosje të kuqe të lidhur me shpejtësinë e tyre të largimit dhe kështu të sigurojë informacion mbi distancën e tyre nga Toka”, ka sqaruar  Komisioni francez i Energjisë Atomike, i përfshirë në këtë mision astronomik.

9 komente në “Teleskopi i ri që mat zgjerimin e Universit”

  1. Oketo says:

    Sikur universi është pa fund !

    1. anticensurë says:

      nëse ka një fillim,do të thotë se ka dhe një kufi!të paktën sot për sot!!
      e pafundme mund të quhet hapsira në të cilën ai zgjerohet!!
      të paktën kështu mendohet!
      ne mund të shikojmë një diçka që ndriçon,galaktika dhe yje,por nuk mund të shohim atë që nuk ndriçon!nuk mund të shohim deri ku shkon errësira!pra kufirin e saj!!

  2. Myslimani. says:

    Kuran. Viti 600. Ne e krijuam universin dhe ne e zgjerojme ate.

    1. am says:

      Po po, patjeter. Futi edhe nji alanibrekderr se e paske te ndricueme !

    2. anticensurë says:

      mano
      sa ishin ata që e krijuan??”Ne e krijuam”!!!

    3. anticensurë says:

      të njëjtën gjë them dhe unë “unë e krijova dhe unë do ta mbaroj”,o mamo,por nuk më beson kush!!

  3. emigranti says:

    Sado i fuqishem te jete teleskopi, eshte e pamundur te shohe te gjithe Universin qe eshte i pafundem ne hapesire dhe kohe.
    Keshtu qe ne kete pjese qe shohim dhe ne kete moment kemi zgjerim te tij dhe ne pjese te tjera kemi rrudhje.

  4. Myslimani. says:

    Universi nuk eshte pa fund. Dicka qe eshte e pafund nuk ka si te zgjerohet. E vertetuar nga shkenca. Nga Eduart Hubell. viti 1952. E shpjeguar nga Zoti i Boteve ne Kuranin famelarte. Ne vitin 600 kur nuk nuk ekzistonte shkenca.

    1. anticensurë says:

      mano
      që të jemi brënda!?
      ajo që ti lexon në kuran është shkruar shekuj më pas!!
      pra në 600,duke e rrumbullakuar,ke vetëm muhabete,njëlloj si me bublën e re që në kohë të jezuit,ishte punë muhabeti!!
      ty nuk të lind pyetja,se pëse kanë pritur kaq shumë për ta/ti shkruar??përse nuk e shkruarnin ashtu shpejt e shpejt si mojsiu “pllakat me 12 porositë”??
      një zot e di ku janë,por të paktën thonë që zoti ja shkroi me zjarr para syve të tij!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje