FOTOT/ Qitje me mortaja e snajper, publikohen pamje nga stërvitja shqiptaro-amerikane në Bizë

20 Maj 2021, 11:52Lifestyle TEMA
FOTOT/ Qitje me mortaja e snajper, publikohen pamje nga stërvitja

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e trupave ushtarake amerikane dhe shqiptare në Bizë.

Trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, e cila u ndoq nga të pranishmit.

Qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë, ishin disa nga demonstrimet e efektivëve.

“Defender Europe 2021” po zhvillohet në 7 baza të ndryshme të Shqipërisë dhe do të vijojë deri në mesin e muajit qershor.

5 komente në “FOTOT/ Qitje me mortaja e snajper, publikohen pamje nga stërvitja shqiptaro-amerikane në Bizë”

  1. fati says:

    Futja nje predhe ketij ne foton poshte, se e ka bere hak me kohe.

  2. anticensurë says:

    14 foto e asnjë mortajë,qitje jo e jo!!
    mund ta quajmë në tërëkuptimin e fjalës GAZEKARI??

  3. Ushtria jone * says:

    Vetem per foto . Kur te futet serbi ose greku do presim sa te vij amerika .

  4. Topciu says:

    Ne mes te viteve 70te shkolla tetevjecare “11 Janari” ne Tirane (sot e quajtur Edith Durrham) ne kuadrin e stervitjes ushtarake per mbrojtjen e Atdheut nen moton “Gjithe Populli Ushtar” bente qitje me artileri te lehte, pikerisht me mortaja.
    Gjithmone me sukses, ne 10 dhjeteshe.

    E mbani mend ju o moshatare tiranas?

    1. Nga larg says:

      Hehe ore mik. Akoma a kam shpatullen grope nga tubi i 82mm qe e mbaja ne krahe kur i ngjiteshim malit kur ishim ne gjimnaz. Po me keq e kishin ata qe mbanin bazen ose dykembeshin. Edhe ne fund te vitit qitje reale me municion luftarak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje