"Nuk më është ngritur asnjë padi", Mero Baze ironizon Berishën dhe i rendit krimet: Ka kohë boll se në pension je, edhe Pinoçetin në këtë moshë e pyetën

20 Maj 2021, 13:39Politika TEMA

Gazetari Mero Baze ka ironizuar justifikimin e Sali Berishës se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi për 30 vjet dhe se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kishte prova.

Botuesi i gazetës “TemA” argumenton se problemi nis nga mosngritja e padisë pasi ish kryeministri ka përdorur pushtetin e tij për të ndikuar në organet ligjzbatuese.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze i sjell shembullin e veprimit të drejtësisë ndaj ish diktatorit të Kilit, Augusto Pinoçeti. 

“Berisha po përpiqet të mbrohet duke thënë se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi për 30 vjet.

Po pikërishtë ky është problemi.

Akuza është se ka penguar drejtësinë të veprojë ndaj tij, familjes dhe aleatëve.

Nuk është pyetur ende për Gërdecin, për 21 Janarin, për Remzi Hoxhën, për Haklaj, për CEZ për Klubin Partizani etj. Por ka kohë boll tani se në pension është.Dhe Pinoçetin në atë moshë e pyetën”, shkruan Baze. (TemA)

5 komente në ““Nuk më është ngritur asnjë padi”, Mero Baze ironizon Berishën dhe i rendit krimet: Ka kohë boll se në pension je, edhe Pinoçetin në këtë moshë e pyetën”

  1. Bazo says:

    Kesaj i thone IRONI THERESE . ESHTE me rende se plumbi Pooooooooooooooor ka nje problem se mos na ben hatane dhe vetflijohet Dr per te mos u perballur me ligjin. Si koke maloku qe eshte ja kam friken , por megjithate nuk e besoje se nuk eshte aq trim sa duket .Eka ne gen pote vuri per fund te mori shpirtin Ama po ta kapesh keq behet si pule e lagur.

  2. Fati says:

    …per piramidat, per ’97, per ’98, per mashtrimet e te dhenave personale, per sekretaren e tij Linditen, per Zhulalin, per Ali Spahine, per Pjeter Arbnorin, per Kosta Trebicken, per Xhevat Hanen, per Sokol Olldashin e per mijra te tjere qe i ka vrare me shpifje e kercenime nga me te ndyrat e me mashtrime publike qe nuk po i mungojne as tani. O Zot, me ne fund do te marrim fryme lirisht e larg kesaj fare te keqe te mbire diku ne nje kulle, ne nje nate te erret nga farembjelles vrases e ditezinj.

  3. USA says:

    Po ai pisi Nikoll Lehsi nuk ka as gje për të thëne, se sikur pretendon që Salehu i dogji redaksin e gazetës!!!!!

  4. Më në fund ? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️

  5. biks says:

    Nga kush do te ngriej padi nga drejtesia qe krijove qe sot jane te gjith para SPAK…
    Kriminel i ndyre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje