U dënua sot me 2 vjet burg: Kur Adriatik Llalla tregonte se ishte përplasur me SHBA për të shmangur arrestimin e Metës

20 Maj 2021, 16:21Politika TEMA

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Përveç dënimit me burg, është marrë vendimi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.

Ndërkohë, mësohet se pasuria e tij kalon në favor të shtetit ku bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga kthesa e madhe në karrierën e Llallës, mund të kujtojmë një deklaratë të fortë tij që solli përplasjet e para me Shtetet e Bashkuara dhe më tej shpalljen e tij si person në “listën e zezë” të SHBA.

Llalla e ka pranuar publikisht se ngërçi ka nisur nga koha kur ambasadori Donald Lu i kërkoi sipas tij arrestimin e një politikani të rëndësishëm për korrupsion.

Emrin e politikanit (Ilir Meta) që iu kërkua të arrestohej nga Ambasada Amerikane, ish Prokurori i Përgjithshëm e ka treguar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacion në lidhje me ndikimin e Soros-it në Shqipëri.

Më herët, mediat vendase zbuluan një letër të Llallës të publikuar në Maj të vitit 2017 në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Asaj kohe, në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në Maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Në letrën e Llallës, dërguar Kongresit, shkruhej: “…Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.

 

 

Arrestimi i tij (sipas Lu) mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian, thotë Llalla, i cili vijonte më tej, duke shpjeguar qëndrimin e tij: “Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave”.

Debati duket se ka qenë i ashpër, pasi Llalla, në letrën drejtuar Kongresit, shkruante: “Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social”.

Pjesa më e rëndë e këtij komunikimi vjen më poshtë, sipas përshkrimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

Më vonë, Adriatik Llalla u zëvëndësua në detyrë me Arta Markun dhe fill pas kësaj ish kryeprokurorit, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen.(TemA)

 

7 komente në “U dënua sot me 2 vjet burg: Kur Adriatik Llalla tregonte se ishte përplasur me SHBA për të shmangur arrestimin e Metës”

  1. trendafili Permetit says:

    E paskan denuar 2 vjet, nje pickim blete, as pickil arrese!

  2. Tirona says:

    Po pse nuk rraset brenda ky?Apo nuk eshte si te tjeret.Pse i behet ne gjendje te lire dhe pse edhe pas denimit nuk e dergojne ne Reç?Di ndonjeri pse behet keshtu kjo proçedure?

    1. Shtriga says:

      hahahhahaha . se i ligu teligun thjesht e tremb qe te hapi rrugen ujqerve te radhes per te vjedh dhe mos bejne me konkurence. po u be sic thua ti krijohet precedent per me pas

  3. Derdimeni LLalla ose fshatari i pagdhendur qe mori te larten pa mbaruar te mesmen nuk duhet te kakarisi me. Mendoj se si denimi edhe sekuestrimi jane pak megjiithate shpresojme qe se shpejti ti bashkohen edhe katundari i Vicidolit me ate te Cep[anit dhe ti qajne hallet sebashku per keto dite te bukura qe i sollen vendit.

  4. dhembeli says:

    Sipas ketij shkrimi , i bie qe Llalla ka mbrojtur “parimet” , si argument per te mbrojtur Like floririn!?
    Ne se ja di kete te mire Likja , duhet te marri edhe denimin e ketij , ose ; kur te futet Likja te dali Llalla.
    Lutju zotit qe Likja te futet shpejt.

  5. luani u.s.a. says:

    Ne Shqiperi me dekada nuk funksionon drejtesia me kete ka mbaruar populli dhe ka falimentuar shteti?!

  6. Arber Iliri says:

    Lajmi I dyte I mire prej dje.Dy primitive ,Berisha e Llalla qe I kane bere shume deme vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje