Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, u shpreh se “nëse Sali Berisha largohet nga PD-ja, patjetër largohet edhe Basha”.
Sipas tij, ish-kryeministri, i cili u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të distancohet nga partia dhe të kthehet nëse e fiton betejën e tij.
“Individët janë për të dhënë kontributin e tyre në parti dhe në shoqëri. Sali Berisha ndodhet përballë një situate të rëndë, pasi akuzohet nga Departamenti i Shtetit.
Ka të drejtën e mbrojtjes si kushdo. Por, në të njëjtën kohë patjetër duhet të distancohet nga partia dhe të kthehet me dinjitet pas fitores së kësaj beteje.
Marrëdhënia e ndërtuar në PD është e tillë: Sali Berisha i ka ndërtuar karrierën Lulzim Bashës dhe ndikoi që ai të bëhet pasuesi i tij në parti. Në momentin që Berisha ndodhet para vështirësisë, lidhja do të vazhdojë.
Nëse Berisha largohet nga PD, patjetër largohet edhe Basha. Ose largohen të dy, ose asnjëri. Nuk funksionojnë dot pa njëri-tjetrin, pasi ashtu e kanë ndërtuar marrëdhënien”, deklaroi Elezi.
Në lidhje me zgjedhjet brenda PD-së, Elezi theksoi se kushtet fillestare të garës nuk janë shumë korrekte.
“Kemi marrë vendimin që do të jemi pjesëmarrës në garën e brendshme në PD, pavarësisht se kushtet fillestare të garës nuk janë shumë korrekte.
Komisioni është i njëanshëm, pasi nuk është i balancuar, siç ndodh në zgjedhjet qendrore; nuk kishim edhe kohë të mjaftueshme për fushatën.
17 ditë janë shumë pak për të mbuluar 75 degë. Ka edhe probleme me listat dhe organizimin e fushatës, pasi ne si kandidatë nuk kemi akses në komunikimin me strukturën, siç e ka kryetari aktual. Kjo bën që të mos jetë një garë korrekte në aspektin teknik”, u shpreh Elezi.
Si s’doli nje buRRe te thote.
” Po u zgjodha une kryetar, Sali Berishen do e shkarkoj nga te gjithe funksionet drejtuese ne PD.
Do t’i kerkoj te sqarohet me Dep. Amerikan te Shtetit , ….. dhe po doli i pafajshem, eshte i mirepritur perseri.”
Po beheni, o te mjere, se keni rastin me te mire te shpetoni PD-ne perfundimisht nga kthetrat e Katil-Kusarit…
Ndihme me te madhe mos prisni nga Amerika. Eshte koha te mbyllet nje faqe e erret dhe te hapet nje e re…
Per kete mos i prisni gjerat gati te gjitha. Duhet te gjeni kurajon vete…
Basha po punon per burgosjen e Berishes qe te shpetoj vetem ashtu sic beri Ramizi me Nexhmijen. Ramizit tha e beri prokuroria, Basha di thote e beri
America the Raman. Edhe Berisha edhe Basha do kene fund identik si Nexhmuja the si Ramizi.
Bythece qe te gjithe! Frikacake dhe zvaranike! Kane frike t’i permendin emrin Sali Berishes, pa le ta kritikojne! E pashe sot Kullurin tek Dudushi – e beri kreshnik, legjendar, hero, burre shteti! Ky zoteria, qe me dukej se ishte dikushi, rreh uje ne havane, kritikon Bashen dhe lavderon ne Zenith Sali Berishen. Ik e besoje kete njeri! Po Bashen kush e vuri, kush e ka vene dhe kush do ta mbaje? Sali Berisha! Po ik e mbushi mendjen Z. Kulluri! Pese me hic o Z. Kulluri! Jeni duke lehur kot, te futur nga Sali Berisha per te luajtur lojen e tij, si gjithnje! I infiltruar si Kreshnik Collaku dhe Aleksander Biberaj ne partine e Bamir Topit! Me Sali Berishen nuk do te kete kurre PD.
I sakte Mandravella dhe Malo.