Bota po hyn në një “epokë pandemike”. Kjo u deklarua nga paneli prej 26 shkencëtarësh nga e gjithë bota në raportin e botuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian me rastin e Samitit Global të Shëndetit.
“Përpjekjet e sotme për të trajtuar Covid-19 duhet të përfshijnë investime dhe masa reagimi që kanë potencialin më të madh të mundshëm për përmirësim të qëndrueshëm në parandalimin, duke përfshirë investimet në burimet njerëzore dhe në trajnimin e tyre, gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve globale të shëndetit”.
Sipas shkencëtarëve koronavirusi do të jetë endemik, ndërsa priten valë të tjera të mundshme sidomos në vendet me vaksinim të ulët.
“Trajektorja e mundshme për SarsCoV2 është të bëhet endemike me shpërthime sezonale për shkak të rënies së imunitetit natyror, mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinave globale ose shfaqjes së varianteve të reja që nuk kontrollohen nga vaksinat aktuale. Valët e reja epidemike janë të mundshme. Sidomos në vendet me mbulim të ulët vaksinimi”.
“Barazia globale në qasjen në burime është edhe një domosdoshmëri morale dhe një nevojë kritike për kontroll pandemik”, paralajmërojnë ata.
Me siguri do te fillojene pandemite qe te justifikojne manipulimet e zgjedhjeve ne te ardhmen , kjo eshte nje lloj grushti shteti i bute per te marre pushtetin me menyra ” demokratike”, me sa duket politikanet e korruptuar se bashku me sistemet totalitare (sociale) sic eshte Kina po bejne te pamunduren te ndryshojne ballancat ne arenen nderkombetare, politikanet e sotem nuk njohin atdhe por para dhe imoralitet.
Interesant se si po parashikojne pandemite , ky eshte alarmi per popujt te zgjihen dhe te luftojne kete elite politikanesh e bilioneresh perverse, imorale dhe te korruptuar qe nuk kane te bejne aspak me mireqenien e popujve por per hegjemoni dhe para per vehten e tyre.