Trupat amerikane janë mbledhur në Shqipëri, por ushtria ruse sfidon me stërvitje në Serbi

21 Maj 2021, 20:55Rajoni TEMA

Ndërkohë që në Shqipëri po mbahen stërvitjet më të mëdha amerikane në Europë, ushtria ruse duket se ka vendosur  të “sfidojë” SHBA-në, duke organizuar stërvitje madhore në Serbi.

Ushtria amerikane ndodhet sot në Pashaliman për stërvitje ajrore dhe tokësore, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja Yuri Kim. Megjithatë, pamjet e ushtrisë amerikane që ankorohen dhe ushtrohen në vendin tonë, duket se kanë alarmuar Rusinë e cila ka dërguar po ashtu trupat në Ballkanin Perëndimor.

Edhe pse nuk kishte asnjë njoftim paraprak, Ministria Serbe e Mbrojtjes njoftoi në 20 maj se aktualisht ishte duke u zhvilluar një stërvitje e përbashkët me Forcat e Armatosura Ruse, të quajtur përgjigja e përbashkët 2021. “Qëllimi i stërvitjes ishte trajnimi i njësive dhe strukturave komanduese në luftën bashkëkohore kundër –terrorizmit”, thuhej në njoftim.

Ushtrimet mësohet se do të përfshijnë stërvitje të njësive speciale në tokë, ujë dhe në ajër me armatime dhe pajisje që janë në përdorim në ushtritë serbe dhe ruse.

200 ushtarë dhe 11 njësi të pajisjeve ushtarake rusë marrin pjesë në stërvitjet ushtarake. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu deklaroi se ushtrimi i përbashkët do të zgjasë deri më 25 maj.

Mediat serbe shkruajnë se ushtrimet vijnë ndërkohë që 28,000 trupa nga 26 vende janë vendosur në Ballkan, si pjesë e stërvitjeve ushtarake DEFENDER-Europe 21, të cilat kanë filluar tanimë në Shqipëri.

“Pjesa kryesore e stërvitjes, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 4,000 trupa amerikane, quhet Reagimi i Shpejtë 21 dhe po zhvillohet në territoret e Bosnje dhe Herzegovinës, Sllovenisë, Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Detyra e stërvitjes është të demonstrojë aftësinë për vendosjen e shpejtë të njësive dhe mbrojtjen e aleatëve në rajonin e Detit të Zi dhe Ballkanit, kundër një sulmi të mundshëm nga forcat armike”, shkruan sot “B92”

4 komente në “Trupat amerikane janë mbledhur në Shqipëri, por ushtria ruse sfidon me stërvitje në Serbi”

  1. Dauti says:

    Ta shofi me dylbi Evropen serbia tani.

  2. Milko says:

    Kush kujton se ruset do flinin gjume?
    Serbia gjithmone ka qene shkrepsja e rusia benzina. Serbia asnjehere nuk ka qene nje shtet per prosperitetin e kontinentit. Perkundrazi.

    1. YLLI says:

      SERBIA KA QENE GJITHOME NE NJE MUT I MADH!!!
      DUHET SHKATERRUAR SERBIA DHE NE MENYRE PERFUNDIMTARE!!!
      SHBA PAK PERPARA SE TE HIDHIN HIDHNIN BOMBAT ATOMIKE NE JAPONI.., PO E FITONIN LUFTEN ME JAPONINE.., POR E KUPTUAN QE VENDE TE TILLA SI JAPONIA E KUPROJNE ME MIRE NENESHTRIMIN NESE U SHKAKTON NJE GODITJE ME TE MADHE!! DHE MU PER KETE SHBA U HODHEN 2 BOMBA ATOMIKE DHE E ZGJIDHEN PROBLEMIN ME JAPONINE, E CILA TASH NA RRI URTE….!!..

      KESHTU EDHE SERBIA MERITON TE NJEJTIN NDESHKIM;: ZGJIDHJE FINALE: PRA ME 2 OSE 3 BOMBA ATOMIKE DHE QETESOHET VETE SERBIA DHE BALLKANI…: DHE PERFUNDIMISHT QETESOHET EDHE EUROPA POR EDHE VETE RUSSIA…

      MOS HARRONI SE RUSET NUK I KANE SHUME PER ZEMER SERBET.., POR HIQEN SIKUR I DUAN…

      P O S H T E S E R B I A !!

      (NGA NJE SHQIPTAR I TIRANES): VELLEZER SHQIPTARE VINI RE:::: NUK KA NJEREZ OSE POPULL ME I DHJERE, ME I PABESE DHE ME I URRYER SE SERBET!!! UNE USHQEJA ILUZIONE DUKE MENDUAR SE MUND TE DIALOGOSH ME TA NE MENYRE TE CIVILZUAR,, POR U ZHGENJEVA SEPSE SERBET NA URREJNE DERI NE SHQIPTARIN E FUNDIT; KAQ PATOLOGJIKE ESHTE URREJTJA E TYRE SA KU E NDJEVA MBI KURRIZ (PA E MERITUAR) ATEHERE KUPTOVA QE KEMI TE BEJME ME ARMIQ TANE TE PERJETSHEM ME TE CILET NA BASHKON VEYEM URREJTJA, URRETJA QE E KANE GJENERUAR SERBET TE PARET,,, PRANDAJ TE SHTRENGOJME RADHET NE KETE FRONT DHE TE SHPRESOJME QE NJE ASTEROID I MADH TU BJERE MU MBI BEOGRAD QE TE SHFAROSE TE PABESET DHE PUSHTUESIT GJAKATARE!!!

  3. Patriot says:

    Zoti na ruajt. Ky eshte i vetmi lajm i keq keto dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje