Mediat serbe dhe ruse, jehonë sulmit të Metës e Berishës ndaj SHBA

23 Maj 2021, 16:04Politika TEMA

Mediat serbe dhe ruse i bëjnë jehonë sulmit të Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Portali i Kremlinit Sputnik, në edicionin e saj në gjuhën serbe, por edhe televizioni shtetëror i Serbisë, i ka bërë mjaft jehonë me disa shkrime sulmeve të Metës.

Portali i financuar nga ministria e Jashtme ruse, Sputnik, i cili transmeton në disa gjuhë, në edicionin ballkanik që ka në gjuhën serbe shkruan se “Presidenti shqiptar Ilir Meta i doli në krah të Sali Berishës në një shkëmbim fjalësh të ashpra me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendosja e ish-kryeministrit në listën e zezë të SHBA ishte ‘një veprim i turpshëm dhe i neveritshëm i lobit antishqiptar’.

Sputnik thekson se Socialistët shqiptar po përgatiten të zëvendësojnë Ilir Metën nga posti i Presidentit, e ky i fundit ka nisur një betejë me qeverinë amerikane.

Televizioni publik serb RTS, thekson në një kronikë të saj se Departamenti i Shtetit i SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të korrupsionit, keqpërdorimit të fondeve dhe minimit të demokracisë.

“Është një veprim i turpshëm, i pandershëm dhe i neveritshëm,” shkroi Meta, duke akuzuar “lobin antishqiptar”  se qëndron pas kësaj lëvizje nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken, thekson RTS.

Kurse gazeta më e rëndësishme politike e Beogradit për çështjet e gjeopolitikës dhe që mbron tezat e ministrisë së jashtme të vendit Politika, thekson se “Sali Berisha, një nga politikanët më të fuqishëm shqiptarë në tre dekadat e fundit, njoftoi se do të padisë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken për shpifje para një gjykate Franceze, pasi ai u ndalua të hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Shtetit deklaroi se retorika e Berishës tregon se ai dëshiron të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit. Përveç Sali Berishës, me këtë akt, gruaja e tij Lira Berisha, djali Škeljzen dhe vajza Argita Berisha Maltei u ndaluan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, raporton RTS.

19 komente në “Mediat serbe dhe ruse, jehonë sulmit të Metës e Berishës ndaj SHBA”

  1. Sara says:

    po si s’do ti bejne jehonekelysheve te vet?! Na habitet dhe ju…
    keto jane lajmet qe u duhen serbeve e ruseve jo cka dodh vertet ne Tirane

    1. k says:

      Jepini ca raketa ti fusin në bythë .

      1. j says:

        Armiqtë më të mëdhej të shqipërisë,janë shqiptarët.

        1. Iliria e bashkuar says:

          Po, pervec politikes dhe servilve te pa bese, eshte nje popull ne gjum shekullor. Si nuk doli njeri te ndryshoj dicka ?

  2. Sabriu says:

    Keto dy kriminela punojne ne favor te Ruseve dhe Serbeve.Historia do i denoje sepse i kane hyre ne hak ketij populli.Ne burg do kalben te dy.

  3. korabi says:

    n

    Ndersa halet. social koministe ehe byth lepirse na qenkat shqiptar te ndershem. hahha. car. rrac muti jemi lol

    1. Fatos says:

      Ooooooo idiot, mos ha mut kot. Mbetjet e halesë se regjimit të shkuar janë në PD e jo PS. Ka pasur figura shumë të mira ne të kaluarën socialiste që janë në PS, kurse PD ka bashkuar gjithë llumin dhe nuk arrijnë të distancohen nga ta.

  4. Jani says:

    Pershendetje nga Prishtina,
    Ne qe jemi ketej kurfi tradicionalisht e perkrahim presidentin shqiptar, amo zotri Ilir Meta ka kalu çdo kufi te
    sjelljes dinjitoze te nje presidenti,Ilir Meta nuk e meriton te jete president.

  5. Valbona says:

    Normal qe do e mbrojne Saliun, e kan dhendrin e tyre, femijet e shpellarit nga Vicidoli kan dhe gjak serb.

  6. Haku says:

    Mjafton te shohesh se kush i mbeshtet, kupton mire se cfar biçimi kan qene dhe jane.. v.k

  7. Gysi says:

    Normal qe dhe ata do mburren me dy spiunat qe kane ne vendin tone

  8. american16al says:

    Vete titulli i artikullit nuk ka me nevoje per koment per keta dy bastarde qe per mbrojtur bythen nga drejtesia jane gati ta cojne vendin ne gremine, gje qe eshte e njohur kudo per politikanet e korruptuar…
    Tani po duken fytyret e zeza te tyre.

  9. vildan says:

    Sigurisht qe Rusia dhe Serbia agjentet e tyre nuk i hedhin poshte se si c’thote Like floriri MIQT E MIRE PER KOHE TE VESHTIRA DUHEN… bile Rusia do ti japi ca rraketa likes te mbrohet nga ato Amerikane…

  10. Një AVOKAT says:

    Në burg deri në vdekje dhe sekuestrim total, anti-Amerikanët dhe anti-Perëndimorët si dhe filo Sllavët Serbo-Rus; Berisha e Meta me familje biologjike dhe bandat politike PD e LSI. Shumë pak kohë ju ka ngelur të dyve me sa kanë me vete në shtëpi e Parti, që t’i shpëtojnë Drejtësisë dhe Daj Semit. Fundin e kanë përcaktuar vetë që prej afro 3-dekadash, të dhimbshëm që këtë vit, 2021. Le të vazhdojnë edhe më të kruhen me Daj Semin, por s’ka Serbi e Rusi e Greqi a kush tjetër në Botë, që i shpëton nga fundi i tmerrshëm këta dy supër hajdutë, supër vrasës, supër shpifës, supër “trima” që mbahen me banda paramilitare në radhët e Partive të tyre. Që të gjitha për Daj Semin janë fllucka sapuni me një të fryrë përfundojnë në Ferr.

  11. Vranakonti says:

    Ilir Meta eshte hedhur ne lufte kundra Amerikes qe te gjej strehim politik ne Serbi ose ne Rusi kur t’a shkarkojn si president.Ai thot… me mire ne Serbi e ne Rusi se sa ne burg me Salin.

  12. goni says:

    politike province ,ah shqiperi e shkrete ,mbete ne bythe te amerikes e cdokend tjeter e sheh si armik ,duket si nje lloj komunizmi i nje kohe tjeter …..

  13. titi says:

    Nuk ka nevoje te komentosh se del shume e qarte qe keta te dy Iliri dhe Saliu jane ne sherbm te Ruseve dhe Sebeve

  14. Koli says:

    Ore Goni prej kartoni.Nuk jemi ne Bythe te Amerikes or i Zgjut,jemi aq shtet i vogel qe shyqyr qe na merr per dore Amerika per tu bere shtet,perndryshe Serbia dhe Greqia do na shqynin ne keto 30 vjet rrumpalle.Ilir Meta po e krun me Gjethe fiku,me Ameriken nuk behet numra.Amerika ka marre persiper qe Shqiperia dhe Kosova te behen te forte dhe te hecin para,nuk ka Bythe Saliu dhe Like ti bejne numra amerikes.Behuni bjehere njerez or ju qe po ju dhimbset Likja dhe po hu duket si Mic Sokoli.Likja dhe Sala i kane mbushur Breket keq,ato e dine qe shume shpejt do dalin ne gjyq per Vrasjet dhe Krimet qe kane bere per keto 30 vjet,dosjet per Salen dhe Liken jane bere gati.Amerika kur te merr ne dore te ben,e ka provuar veten ne shume shtete.Te rroje Amerika,se pa te Likja dhe Sala do i kishim gjithe jeten me Presjone per Vrasje dhe Lufte Civile.Te gjitha do behen si me mire,me se fundi Shqiperia do behet.??????

  15. USA USA USA USA USA USA USA USA USA says:

    Sali Berisha, Ilir Meta dhe çetnikët që i rrethojnë kanë qënë dhe janë anti-Amerikan patologjik. Kurse 99.99% e popullit Shqiptar e duan dhe e konsiderojnë Ameriken si motren e tyre të madhe. Nuk më çudisin komentet e mediave Serbe, Ruse etj etj, mbi konfliktin mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, duke i cilësuar si personalitete të forta që i mbajnë inatin Amerikës. Por një gjë është qartë, që po te lindin nevoja dhe për interesat Shqiptaro- Amerikane, populli Shqiptar i var për këmbësh që të dy keta kriminela miq të Serbisë, Greqisë dhe Rusisë. Rroftë Shqiperia, Rroftë Amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje