Ambasadori gjerman: Hapja e bisedimeve me BE, Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Berisha non grata? Jam këtu për projektin

24 Maj 2021, 11:36Politika TEMA

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf nuk ka pranuar të flasë për vendimin e DASH, që e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata”.

Nga Korça, diplomati i lartë kur u pyet nga gazetarët u shpreh: “Nuk kam koment, jam këtu për këtë projekt të rëndësishëm”.

Ndërsa sa i takon çështjes së negociatave të Shqipërisë me BE, Zingraf foli në emër të qeverisë gjermane dhe tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, por vendimmarrja në BE është e përbashkët.

“Le të themi që unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të fillojnë të nisin sa më shpejt. Projekte të tilla si ky i sotmi të çojnë në arritjen e standardeve të BE.

Ekspertët gjykojnë se sa i takon përshtatjes së standardeve, dy të treta duhet të realizohen në nivel lokal dhe pjesa tjetër në nivel qendror.

Më lejoni që ne emër të Gjermanisë, qeveria federale ka thënë se kushtet për nisjen e negociatave janë plotësuar tashmë. Unë jam optimist për çeljen e negociatave, por duhet patur parasysh se duhet edhe mirëkupti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje