Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Marash Logu foli për një listë me 300 emra në qarkun e Durrësit, që sipas demokratëve kanë marrë 100-300 euro për vo0tën e tyre. Logu kërkoi nga KAS kryqësimin e të dhënave për të parë nëse këta persona kanë votuar dhe se a kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore si komisionerë apo operatorë më 25 prill 2021.
“Ne besojmë të gjitha faktet, rrethanat dhe gjithçka parashtruam, do të faktohej në përmasat reale përmes marrjes së provave në organet e administratës publike. Kërkojmë që të merren të dhënat e kryqëzuara përmes pajisjes së identifikimit elektronik PEI si dhe janë depozituar 3 lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë nëse këta persona kanë votuar, në cilat QV kanë votuar në cilat KZAZ etj.
Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Lista është pjesë e provave tona. Janë 300 emra personash dhe shumat e parave që kanë marrë, duam të dimë nëse ata persona kanë votuar apo kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore”, tha Logu.
Diskutimet në KAS:
Ledio Braho: Kush është qëllimi që doni të bëni kryqëzimin nëse kanë votuar apo jo?
Marash Logu: Kjo listë provon një nga pretendimet kryesore që blerja e votës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.
Ledio Braho: E dispononi këtë listën?
Marash Logu: Është pjesë e provave që PD ka depozituar së bashku me kërkesën ankimore. Ka edhe një listë me emra dhe mbiemra si dhe të dhëna të tjera, si dhe shuma nga 100 deri në 300 euro që ata kanë marrë në këmbim të votës.
Ledio Braho: Nga administrata të kërkojmë listën e përfshirë në administratën zgjedhore në qarku Durrës. Të jepet lista dhe kryqëzimi nëse këta 300 persona janë pjesë e administratës zgjedhore. Nëse kanë votuar ose jo këtë duhet të na i shpjegojë administrata zgjedhore.
Marash Logu: Po të verifikohet lista e zgjedhësve del ku e ka qendrën e votimit X apo Y person. Pastaj lista e zgjedhësve mund të kryqëzohet nëse personi ka votuar apo jo. Është një veprim që mund të marrë kohë, por është plotësisht i mundur.
Ilir Rusmajli: Kush është qëllimi i kërkimit të kësaj prove?
Marash Logu: Nga informacioni që ne kemi marrë nëse rezulton se këta persona kanë marrë para në këmbim të votës tregon pretendimin tonin kryesor që blerja e votës në Durrës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.
Per te qare e per te qeshur me Logun, turpi ska kufi.
Edhe filxhani i Mones nuk e kishte parashikuar kete ‘megavjedhje” kurse ky ko.e i vuri vulen ne mbeshtetje te endrrave te Lulit, ne fituam por…….
O zot cfare mban ne siperfaqe kjo toke.
Po leket qe ju dha Salianji romeve te Korces per te votuar per te do I coj ne Spak Pd?
Mero sıkur te te shaje ty dhe gazeten tende do ta kalosh sı koment