“Dante Alighieri u dëbua për arsye politike”, çështja shkon për rigjykim 700 vjet më vonë

24 Maj 2021, 15:20Bota TEMA

Poeti më i famshëm i Italisë, Dante Alighieri, u detyrua të largohej nga Firence, vendi i tij i lindjes, për shkak të bindjeve të tij politike. Ky është konkluzioni i arritur nga një grup avokatësh në maj të vitit 2021, pavarësisht se dëbimi i poetit ndodhi 7 shekuj më parë.

I ashtuquajturi “babai i gjuhës italiane” u dëbua më 1302 dhe më pas u dënua me vdekje pas një grusht shteti nga kundërshtarët e tij politikë dhe aleatë të Papës.

Dënimi që solli dhe largimin e tij u dërgua për rishikim gjatë së premtes në Firence, si pjesë e një nisme për 700 vjetorin e vdekjes së poetit.

“Firence gjithmonë është ndjerë deri diku fajtore për atë që i bëri një prej qytetarëve të saj më të famshëm”, tha për Euronews, Sperello di Serego Alighieri, pasardhësi i poetit.

“Kjo çoi drejt një sërë përpjekjesh për të ndrequr atë që bënë asokohe, dhe kjo ishte pjesë e tyre”, shtoi ai.

Autori i Komedisë Hyjnore vdiq në Ravena më 1321 dhe shpesh kërkoi të kthehej në vendlindje, por nuk ia doli dot.

“Trupi i tij mbeti në Ravena dhe Firence është munduar gjithmonë që ta kthejë”, tha pasardhësi i Dantes. “Unë mendoj se ato duhet të qëndrojnë atje, përderisa ai vdiq aty”.

Kryevepra e Dantes përfundoi vetëm një vit përpara vdekjes së tij dhe e çon lexuesin në një rrugëtim mbresëlënës përmes ferrit, purgatorit dhe parajsës.

1 komente në ““Dante Alighieri u dëbua për arsye politike”, çështja shkon për rigjykim 700 vjet më vonë”

  1. Benevent says:

    Te marrin Maks Haxhine si avukat se ai ua gjen anen ketyre puneve, lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje