VIDEO: Milani në Champions, shpërthen në lot gazetari veteran “i çmendur” pas kuqezinjve

24 Maj 2021, 09:18Sport TEMA

Pas plot 7 sezoneve pritje Milani tashmë është rikthyer aty ku ka bërë historinë, në Ligën e Kampioneve.

Suksesi ndaj Atalantës ditën e djeshme, i ka siguruar kuqezinjve kualifikimin në Champions.

Një gëzim i madh për lojtarët, por akoma edhe më i madh për tifozët, të cilët e prisnin me padurim këtë arritje prej vitesh.

Gazetari italian, Ticiano Krudeli, i cili njihet si një tifoz i çmendur i Milanit, e kishte të pamundur t’i mbante lotët ditën e djeshme.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe kualifikimit të skuadrës së Piolit, Krudeli ka shpërthyer në lot, duke falënderuar ekipin për fitoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje