Ilir Daja: S’mund të luftojmë me “mullinjtë e erës”

25 Maj 2021, 13:44Sport TEMA

Ilir Daja nuk bën prapakthehu në polemikat për rastin e penalltisë së dyshimtë të dhënë në ndeshjen me Vllazninë. Trajneri i të kuqve e nis konferenencën për shtyp në prag të sfidës së fundit ndaj Bylisit pikërisht me akuzat nga gjyqtarëve.

“Ka qenë një javë aq e vështirë…  Jo vetëm në këtë ndeshje, jemi goditur sistematikisht. Kur po vija për në konferencë, më vjen një email dhe pashë vendimet e Disiplinës, si duket kanë menduar t’ia dërgojë njëherë trajnerit, sepse nuk do ta hapë gojën. Është e vështirë, nuk është një rast i izoluar, sepse, të jetë një, është normale, njerëz jemi të gjithë gabojmë. Ishte një goditje në momentin final. Nuk kam asgjë me klubin e Vllaznisë, nuk e dha Vllaznia penalltinë. Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë. Unë e kam pësuar dy here kështu në karrierë, duke humbur titullin. Nëse nuk do të ishte Jorgji do të ishte një tjetër. Në katër ndeshjet e fundit, tri herë na ka gjykuar Hamiti. Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do ta kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do të ishte skëterrë për mendimin tim.”

Në Ballsh, me mungesa: “Hasani dhe Junior janë jashtë për shkak dëmtimi. Belica dhe Broja mungojnë për shkak kartonësh. Do të shkojnë të bëjmë më të mirën. Sigurisht nuk do të pretendojmë të luftojmë me mullinjtë e erës, sepse gjithçka është e mbyllur. Do të respektojmë kampionatin, veten dhe gjithë punën e bërë këtë sezon, duke i treguar gjithsecilit se Partizani nuk ka pasur aleatë në këtë kampionat. Nëse themi se do pretendojmë edhe këtë javë për titullin, do të ishte një utopi, sikur të luftonim me mullinjtë e erës. Nuk na lanë deri tani, s’kanë si do na lënë për ndeshjen e fundit.”

Dëmtimet në vazhdimësi nga abitrat: “Nuk kemi probleme me Vllazninë, nuk e dhanë shkodranët penalltinë. E kanë merituar vendin ku janë. Kampionati le të vendoset me meritë, të mos jenë protagonistë arbitrat. Nëse e jepte në sekondë, në rregull, por është e çuditshme që anësori ishte larg Belicës dhe e vendosin ata penalltitë. Kjo është ajo për të cilën po diskutojmë. Nuk është vetëm ky rast. Janë disa gola të anuluar, gola të rregullt. Janë në vazhdimësi në fazën e fundit. Nëse nxjerr një konkluzion, e nxjerr në vazhdimësi. Nëse këto janë në vazhdimësi, janë vendime të vendosura më parë.

5 komente në “Ilir Daja: S’mund të luftojmë me “mullinjtë e erës””

  1. Kolombi says:

    Qe penalltia ishte fantaqzem,kjo u pa qarte,p[or Daja te mos e shohje humbjen tek pemnalltia,por te futja e ekipit te tij,si ai miku ne dasem!
    Pergatitja psikologjike dhe taktike e ekipit i takon dhe eshte perghjegjesi vetem e trtaioneriot dhe ne kleto 2 drejtime ekipi ishte ZERO me xhufke!
    Kur hyn ne fushe me moral te dobet,doemops qe edhe fizikisht do jesh per toke sic ishte Partizanio!
    Vete trainewri rrinte tere kohes si HU gardhi,pa asnje nderhyrje serioze!
    Bile edhe pas pushimit,dukej qarte se ekipi nuk kishte ndryshuar fryme,por vazhdoi si me pare!
    Atehere per cfare duhet traineri,kur nuk i jep optimizem ekipit?
    Ndryshe ishte Vllaznbia,qe teknikisht,taktikisht dhe moralisht ishte shume me mire se Partizani!
    Shkurt:
    Partizani humbi se kishte nje trainer mendjemadh,qe i mbeti mendja tek arbitrat,ndersa nuk shikon te metat e veta!
    Lojtaret e Partizanit nuk ishin ne gjendje te lidheshin me njeri tjetrin,se u mungonte teknika,nuk benin pasime vertikale,mungonte fantazisti dhe sulmuesit luanin si kooperativiste!
    Ky Partizan nuk e meritonte titullin kampion!
    Futbollistet kane nje teknike femijesh amatore por kurre si profesioniste!
    Nuk e kuptoj se si i harxhojne milionat per lojtare qe nuk jane te afte te kryejne nje triblim?

    1. trajneri says:

      Partizani sot per sot ka ekipin me te mire te Kampionatit shqiptar, sido qe ta shohesh. Ky eshte niveli i kampionatit tone dhe ne nuk mund ta krahasojme me kampionatin anglez apo spanjoll. Po eshte e vertete se ne kete ndeshje skuadra nuk ishte ne nivel te mire dhe loja nuk ishte e mundesive dhe cilesive te lojtareve. Gjera qe ndodhin, futboll eshte, skuadra nuk ishte ne nje dite te mire. Por as Vllaznia nuk kishte ndonje diference, ndoshta shfaqe nje deshire me te dukshme, por kaq, asgje me shume. Ndeshja ishte per barazim dhe kaq. Por mos harro : EDHE ME BARAZIM, PARTIZANI ISHTE PERSERI ME SHUME MUNDESI KAMPION!

  2. Endri says:

    sa te jete Armand Duka futbolli ne Shqiperi do jete si kampionat kooperativash….. Eshte paguar qe kohe me pare qe kampion te dali Vllaznia,nje ekip me nje futboll rakitik po qe i “ecen” ne minutat e fundit .Edhe vete Jorgji e di qe nuk ishte penallti po ashtu qe urdheruar te arbitronte ndeshjen,Nje gjyqtar i korruptuar koke e kembe dhe nuk eshte ndeshja e pare qe ben keto filma me Partizanin

  3. Shqiptari Ilirise says:

    Daja kam respekt për ty,por penalltia ish e drejtë.
    Krahun Belica e kish të përthyer dhe më të hapur se normalja plus që lëviz edhe me trup duke ndërprerë me krah topin.
    Mos u bëj si PD që humbi zgjedhjet dhe thotë na i vodhën.

    1. specialisti says:

      Penalltia ishte inekzistente. Shume mire thua, qe krahu ishte i perthyer (pra jo i hapur, sic do duhej te ishte nese ishte penallti). Po ashtu dora ishte e ngjitur me trupin dhe ne vendosjen e saj, duje qene e perthyer, nuk u rrit volumi i trupit, nderkohe qe levizja e trupit bashke me doren ngjitur ishte mese normale dhe e llogjikshme per te penguar topin. Ne kete rast nuk ka penallti sipas rregullores se lojes!
      Nga sekuencat filmike duket qarte se arbitri ka nje pamje mjaft te qarte, as 10 m larg. Arbitri e sheh shume mire dhe reagon normalisht duke vajtur drejt kornes. Nese do kishte reaguar menjehere duke dhene penallti edhe mund te justifikohej me “ashtu e pa dhe e dha”. Ai e pa shume mire dhe nuk dha penallti, por vazhdon levizjen drejt kornes. Kerkesat e lojtareve te Vllaznise i japin atij shancin te rifilloje ta mendoje “o prit se kemi nje mundesi ketu” dhe fillon gjoja konsultohet ne kufje me po themi anesorin apo fundorin (te cilet nuk kishin asnje mundesi pamjeje te qarte, sepse njeri ishte mbrapa mbrojtesit e tjetri ishte pervecse larg edhe anash mbrojtesit). Pra ky qe e pa fare qarte nga 10 m, filloi te pyese ate qe ishte nga mbrapa dhe ate qe ishte anash dhe larg!!! Pas 1 m e 30 sec “bashkebisedim”, jepet penallti, se dikush qe e kishte pare me mire se arbitri vete qe ishte 10 m larg, ja mbushi mendjen se ishte penallti.
      Rregullorja dhe llogjika jane shkelur me te dyja kembet nga gjyqtari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje