Pasi i vodhën kampionatin, FSHF dhe Armando Duka gjobisin Partizanin për t'i mbyllur gojën

24 Maj 2021, 17:15Sport TEMA

Pasi i vodhi kampionatin në ndeshjen kundër Vllaznisë, Armando Duka dhe FSHF tani kërkon t’i mbyllë edhe gojën Partizanit.

Partizani është dënuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive në ndeshje. Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës.

Për shkak të protestave gjatë ndeshjes kundër Vllaznisë si dhe gjesteve dhe fjalëve ofenduese ndaj vendimit të arbitrit është dënuar me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik Reinaldo Kalari.

Trajneri Ilir Daja kësaj here ka marrë një paralajmërim se rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Po ashtu, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka nisur nga një hetim disiplinor për dy futbollistët, Jasir Asani dhe Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.

4 komente në “Pasi i vodhën kampionatin, FSHF dhe Armando Duka gjobisin Partizanin për t’i mbyllur gojën”

  1. vilson says:

    Federata e futbollit eshte mare peng nga Duka i droges ku i gjith stafi i zgjedhur prej tij jane ushtaret e tij njelloj si ne PD qe te gjith jane ushtaret e Saliut ku me nje vershellime i ve ne rjesht.

  2. Nikoja prej Perashit says:

    Mire more zotnijte e Tema apo Zoti Mero …noshta edhe ke te drejte qe Partizanit ju dha kunder nje Penallti … gjate gjith kampionatit megjithese shume specialiste jane prononcuar pro sic ka pasur edhe shume te tjere kunder … Po Vllaznise qe ju jane mohuar shume penallti apo dhene kartone me shumice dhe albitrat kane ba sa e si kan dashte e nuk jeni prononcuar , Po Apollonise , e Kastriotit po … po apo vec per Partizanine Tiranen e coni zanin????? Meqe je ne gazetari per nji kohe te gjate munesh me kujtu qe qyteteve si Shkodra , Kavaja , Vlora ETJ ju jane mohuar shume dhe Duka e klani i Tij nuk jane permend ne Shkrimet e gazetes Suaj …. Besoj nuk ashte e nershme apo jo ? Gabimet e albitrave jane njerzore kur bahen kunder Shkodres apo qyteteve te vogla dhe me dashje kur bahen kunder Partizanit , Korces apo Tiranes ???

    1. trajneri says:

      Vllaznia nuk ka vuajtur dhe nuk eshte ankuar per arbitrim! Mos u qani kot!

  3. Adrian says:

    Vllaznia ka qene ekipi me i privilegjuar ne kete kampionat o koqja Nikoja prej Perashit dhe ka paguar shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje