Luis Enrike ka publikuar ditën e sotme listën e kombëtares së Spanjës për Europianin që do të nisë më datë 11 qershor. Ajo që vihet re menjëherë është mungesa e Serxho Ramos. Mbrojtësi i Real Madrid këtë sezon është ngarkuar me shumë probleme fizike dhe mesa duket nuk ia ka dalë të rikuperohet në 100%.
Një mungesë e madhe për iberikasit të cilët përveç anës kualitative, humbasin edhe në aspektin psikologjik pasi dihet rëndësia e një lideri si Ramos.
Ndërkaq, një tjetër aspekt që bie në sy në listën e trajnerit Luis Enrike është fakti se për herë të parë në histori nuk do të ketë asnjë lojtar nga Real Madrid. Ndërkaq, Enrike ka grumbulluar 24 futbollistë kur mund të grumbullinte edhe 26.
Lista:
Portierë: Unai Simon, David de Gea, Robert Sançez
Mbrojtës: Hose Gaja, Zhordi Alba, Pau Torres, Ajmerik Laporte, Erik Garsia, Diego Lorente, Sesar Azpilicueta, Markos Lorente
Mesfushorë: Serxhio Buskets, Rodri, Pedri, Tiago, Koke, Fabian Ruiz
Sulmues: Dani Olmo, Mikel Ojarzabal, Alvaro Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore, Pablo Sarabia