Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Molliqaj tha se ka kohë prej kur Kurti nuk e sheh si zgjidhje te problemeve reciprocitetin.
Madje kryetari i PSD-së, Kurtit ia ka publikuar edhe një video ku Kurti flet pikërisht për këtë parim.
“Për Kurtin ka shumë kohë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është zgjidhje e problemeve. Deklarata e sotme e ministres Hajdari e dëshmon që çështja e reciprocitetit kur ra Qeveria Kurti 1 ishte një farsë elektorale dhe një garë personale se kush do t’iu printe negociatave. Aty kishte gjithçka pos parimeve siç mundoheshin t’i promovonin ata”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
“Për Kurtin ka shumë kohë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është zgjidhje e problemeve.
Deklarata e sotme e ministres Hajdari e dëshmon që çështja e reciprocitetit kur ra Qeveria Kurti 1 ishte një farsë elektorale dhe një garë personale se kush do t’iu printe negociatave. Aty kishte gjithçka pos parimeve siç mundoheshin t’i promovonin ata.
Historia jonë politike i njeh dy rryma kryesore përballe Serbisë: ata që ishin për vetëvendosje deri në shkëputjen përfundimtare; dhe qasjen autonomiste, qasje që i frikësohet shkëputjes së lidhjeve me Serbinë.
Qasja autonomiste nuk e sheh dot problemin në sy sepse udhëhiqet prej frikës dhe instinktit të vetëruajtjes.
Kurti qartazi ka ndërruar anë, ai sot shmanget, ikën, dhe pastaj drejt kompromiseve që nuk zgjidhin asgjë. Qasja autonomiste prodhon nënshtrim, rrjedhimi i saj logjik është autonomia përmes Asociacionit.
E drodhi.
Sali Berisha i kosoves.
Piruetat e Kurtit jane te lidhura me sherbimin qe ai i ben serbit.
Ne qeverine e pare te tij, Kurti e shtremberoi permbajtjen e reciprocitetit, sepse kerkonte barazim me Serbine ne kohen qe ajo nuk te njeh si shtet. “Reciprociteti” i Albinit si kusht per tu future ne bisedime, nuk kish llogjike njerezore. Qellimi i bisedimeve ishte pikerisht qe midis Kosoves dhe Serbise te vendoseshin marredhenie te njohjes reciproke. Ai e kerkonte reciprocitetin ne fillim, thjeshte si sabotim te platformes perendimore qe diallogu do behej per “njohje reciproke”. Nga ana tjeter kjo ishte “danci i tangos me Vuciqin”, per ti dhene sebep Vuciqit te refuzonte diallogun. Vuciqi eshte I kenaqur nga “puna e mire e Kurtit” qe beri qe pala jone te baltosej nga perendimi dhe Vuciqi e shfrytezoi kete periudhe per te marre vehten. Thjeshte dhe shkurt “reciprociteti” i Albinit para bisedimeve ishte nje kerkese pa llogjike dhe utopike qe i sherbeu qellimit serb te sabotimit te bisedimeve.
Tashme situatat kane ndryshuar.
Perendimi (Borel) ne Bruksel i beri presion te forte si Kurtit dhe Vuciqit.
Vuciqin ai e kercenoi se Serbia as qe duhet te enderoje per Evropen pa njohur Kosoven.
Nga ana tjeter Borel kercenoi edhe Kurtin duke i thene qe edhe Kosova as qe mos te mendoje qe ne te arthmen te sabotoje bisedimet. Enigma e madhe qe Kurti deklaroi se “bisedimet nuk kishin alternative” do dale me vone. Enigme e madhe eshte se si e detyroi Boreli e detyroi Kurtin te heq dore nga “reciprociteti’…
Konfjuz dhe i coroditur, si fillim, Kurti refuzoi takimin me Vuciqin qe do mbahej ne 11 Maj. Ky refuzim eshte nje enigma tjeter. Kurti u shpreh se nuk ishte i pergatitur per kete takim sepse qeveria e dikurshme nuk i kishte dhene dokumentat e bisedimeve. Kurti jo vetem genjeu por edhe keqinterpretoi takimin e mundshem me Vuciqin. Ai nuk kish se pse te diskutonte konkretisht me Vuciqn sepse takimi do ishte thjeshte kortezial. Pra Kurti me sa duket kerkoi kohe. Me sa duket ai kerkoi kohe qe te dinte se cmendonte Vuciqi per kete “kethese” te ngjarjeve. Kurti akoma nuk ishte i qarte ne se Vuciqi “domosdoshmerine” e bisedime e kish loje apo vertet do ecej ne rrugen qe ai dhe Kurti u deklaruan ne Bruksel.
Ka kaluar disa kohe dhe tashme Kurti eshte i qarte se cmendon Vuciqi dhe cfare platforme do perdore Kurti ne bisedime.
Dihet qe Vuciqi do kerkoje qe nepermjet “asociasionit te Komunave Serbe” te siguroje “autonomi” per serbet. Pra Vuciqi synon qe edhe Kosoven ta ketheje ne nje Bosnje te dyte. Ai ne prespektive kerkon qe keto zgjidhje nuk mund te realizohen nga bisedimet dyshe, por nga nje mbledhje nderkombetare(dokumenti non peper)….
Pikerisht ne kete strategji te serbit, fshihet se pse Kurti nuk e permend me “reciprocitetin’. Ai eshte orjentuar nga Vuciqi qe Kurti ne asnje menyre te kerkoje te njejtat te drejta per shqiptaret e Serbise, sic do kerkoje Vuciqi per serbet e Kosoves. Kjo domozdo ja lehteson punen Vuciqit per te realizuar qellimin e tij qe te marre dhe asgje mos te jape, ne qellimin e tij qe ta beje Kosoven rrumpalle.
Kurti me qellim ngateron “reciprocitetin” si koncept.
Reciprociteti si kusht per te marre pjese ne bisedime nuk eshte i njejte me reciprocitetin gjate bisedimeve. Reciprociteti gjate bisedimeve eshte e vetmja “arme” qe Kurti mund te perdore qe ti kundervihet Vuciqit duke kerkuar te njejta te drejta per shqiptaret e Serbise… Nga ana tjeter reciprociteti ne bisedime nuk bie ndesh me politiken perendimore sepse mbeshtet diallogun dhe njekohesisht eshte ne perputhje me te “drejtat e njeriut”.
Pra shkurt dhe prere: Kurti duke abandonuar reciprocitetin gjate bisedimeve me Vuciqin, nen pretekstin se ai nuk mbeshtet nga perendimi, i jep te drejte Kurtit te realizoje “Asociasionin e Komunave Serbe” dhe nga ana tjeter i le shqiptaret e serbise Brenda serbise si qytetare te shkalles se dyte apo te trete.
Vuciqi gjithmone fiton…..
Kur do te mesojne kosovaret qe Kurti edhte nje UDBash i ndyre. Ky idjot dhe ndyresira Vjosa Osmani jane anti shqipetare dhe percares te kombot, keta dy ndyresira jane miqte e kriminelit NON GRATA Sali Berisha dhe hajdutit dhe anti Amerikanit Like floriri qe shume shpejte do ta shohim se si do te perfundojne.
Më në fund Kurti mësoji të bëjë politik.