Tarifa: Shqipërinë në NATO nuk e futi Berisha, ai e pengoi! Duhet të kishim hyrë që në ‘99

25 Maj 2021, 08:51Politika TEMA

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA z.Fatos Tarifa u shpreh ashpër për figurën e ish-kryeministrit Berisha duke e quajtur edhe një fatkeqësi kombëtare.

“Unë jam shprehur me kohë, që Sali Berisha është një fatkeqësi kombëtare për Shqipërinë.

Sepse çfarë ka ndodhur nën drejtimin e tij, si president dhe si kryeministër i vendit, janë ngjarje që e kanë lënë pas këtë vend.”

Tarifa u ndal edhe në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, meritë të cilën ia hoqi z.Berisha. Duke shtuar se Shqipëria duhet të futej në NATO që në vitin 1999.

“Edhe kur thuhet se Sali Berisha na futi në NATO është një mashtrim i madh.

Ne duhet të kishim hyrë në NATO në vitin ’99 bashkë me Hungarinë, Poloninë dhe Republikën Çeke nëse nuk do të kishim president për 7 vitet me radhë Sali Berisha.

Sepse Shqipëria bëri hapa pas nga viti ’92 deri në ’97-ën”, deklaroi Tarifa!

1 komente në “Tarifa: Shqipërinë në NATO nuk e futi Berisha, ai e pengoi! Duhet të kishim hyrë që në ‘99”

  1. Shqiperia e bukur says:

    O Tarif po pse cu be nato ojf qe te hyje ti ne 99 ? Berisha ka tmerresisht shume faje e nuk duhetvte ishte me ne politike por ato qe ka mos ja moho….psh TAP eshte lufta personale e Berishes ee te do hame buke nja 100 vjet….po fillon linja per ne Split e Mal re zi pra qindra milion Euro investment per pak vjet….me thuaj nje investing te ketyre 8 vjeteve qe I jep ekonomise….Berisha e kushdo qe abuzon ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje