Berlini zyrtar kërkesë BE-së: Koha të mbani premtimin, hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

26 Maj 2021, 13:47Politika TEMA

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Michael Roth, kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një postim në mediat sociale Roth shprehet se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet.

Më tej shefi i diplomacisë së Gjermanisë shprehet se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane dhe BE duhet të veprojë tani.

Ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane, të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, është ky reagimi i Roth.

Ky reagim vjen në një kohë kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pritje të mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare.

2 komente në “Berlini zyrtar kërkesë BE-së: Koha të mbani premtimin, hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

  1. ?????? says:

    Ne i thomi kshu te keqen nona. Prit magjar te dali bare

    1. qytetar says:

      Moj Evrope moj kurve e motit…..etj.
      Gjergj Fishta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje