Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ketë dialog me Serbinë.
Këto deklarata i pari i LDK-së i ka bërë nga oborri i Qeverisë së Kosovës, pas takimit që zhvilloi të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Pjesëmarrja e SHBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të SHBA-në as që duhet të ketë dialog. Kosova vlerëson rolin e BE-së, por domosdoshmërish e kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialog. Kjo është e padiskutueshme”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të dijë qëndrimin politik të Qeverisë për procesin e dialogut.
“Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi politik i Qeverisë së Kosovës në dialog dhe po e presim se cili është ky pozicion, dhe bëmë një ofertë, ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik, që në mendojmë që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Ky dokument përmban parime që dialogu duhet t’i mbrojë e që janë diskutimi mbi bazën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mbrojtja e integritetit territorial, ruajtja e karakterit unitar të Kosovës dhe rendit kushtetues”, ka thënë Abdixhiku.
Sa i përket çështjes së reciprocitetit me Serbinë, Abdixhiku ka thënë se kryeministri Kurti ka ndryshuar pozicion në dialog për këtë proces dhe kauza të tjera që i ka pasur para se të bëhej kryeministër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë javë nisi takimet me krerët e opozitës. Të martën ai zhvilloi një takim me udhëheqësin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Kreu i AAK-së, gjatë takimit po ashtu ka kërkuar që në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja të ketë një përfaqësues.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, ka refuzuar thirrjen për takim.
Në muajin qershor pritet të mbahet një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Kurti ka theksuar disa herë se nuk do të zhvillojë takimet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, pa u konsultuar me spektrin politik në Kosovë.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011 në Bruksel.
Kurti eshte nje djalle i zgjuar.
Fjala e urte shqiptare thote “pyet 100 vete dhe ne fund bej si di vete”. Ja pra Kurti do pyesi dhe do pyesi. do “qemtoje” ato qe ka akorduar me Vuciqin dhe do thote se marreveshja e mundeshme ishte deshire e atij apo ketij… Po hiqet si liberal idjot por ne thelb eshte nje djall I rrezikshem.
E para shenje qe del nga ato qe thote Lumiri eshte “armiqesia” e Kurtit me Ameriken. Pra me sa duket Lumiri ka kuptuar qe Kurti do e dhjese perfundimisht Kosoven dhe i ve vijen e kuqe qe eshte mbrojtja jone nga Amerika. Lumiri ne kete pike ka te drejte.
Shenja e dyte e “mutit” albinian eshte pohimi i Lumirit se Kurti ka hequr dore nga “reciprociteti”. Lumiri e le kete shprehje pa spjeguar, por une pyes Kurtin:
1-A ke hequr dore nga reciprociteti yt apo nga reciprociteti yne? Po ke hequr dore nga idjotesite e “reciprocitetit’ tend si kusht per dialog me Serbine, ke bere mire. Platforma e bisedimeve do jete ajo perendimore “bisedime gjitheperfshirese me njohje reciproke”. Pra merr dhe jep, por gjithmone me mendje ne koke qe serbi te njohi Kosoven si shtet te pavarur. Ne asnje menyre nuk do nenshkruash marreveshje ku pikat e saj te kene fuqi vepruese, para se te nenshkruhet “njohja reciproke”. Marreveshja or djall i rrezikshem duhet te kete fuqi vepruese mbas referendumit….
2-A ke hequr dore nga reciprociteti yt apo nga reciprociteti yne? Po qe se ke hequr dore nga reciprociteti yne, je armik! Ti, or djall I rrezikshem nuk duhet qe serbit ti japesh “Asociacionin e komunave serbe me te drejta ekzekutive”. Mbrojtja jote do jete shembulli i te drejtave te shqiptareve ne Serbi. Pra uroj qe nuk ke hequr dore nga reciprociteti yne qe presupozon te njejta te drejta per shqiptaret e Serbise ashtu edhe per serbet e Kosoves. Po qe se ke hequr dore nga reciprociteti yne, tregon se je kulish i serbit dhe i jep te drejte Vuciqit te kerkoje ci do bytha dhe vet nuk do kerkosh asgje sepse fjalen “reciprocitet” e ke fshire nga fjalori shqiptar. Do harrosh te behesh i zgjuar, sic je dhe te kerkoshe te drejtat tona dhe do lesh Vuciqin ta beje Kosoven lesh e li, sic ka bere Bosnjen. Do justifikohesh me fjalen “reciprocitet” i ndaluar nga perendimi, qe nuk eshte e vertete. Perendimi nuk te ndaloi “reciprocitetin” por te ndaloi reciprocitetin si “dhurate”. Reciprociteti or djall i zgjuar, nuk eshte kusht por eshte qellim. Qellimi arrihet me bisedime dhe jo me ultimatum….
Eshte i dyti politikan nga Kosova qe u ben pershtypje se si Kurti ka hequr dore “nga reciprociteti” por ata me naivitet nuk kuptojne se Kurti ka hequr dore jo nga reciprociteti por nga “asociacioni i komunave serbe” qe me sa duket do e ketheje Kosoven ne nje Bosnje te Dyte…Kurti duhet ta katandise kete “asociacion” ne element te rendesishem te te drejtave njerezore te serbeve njelloj si te drejtat shqiptare ne Serbi. Pra ai duhet te perqendrohet ne te “drejtat” e nejriut dhe jo te drejtat “shteterore” dhe organizimit shteteror te serbeve Brenda Kosoves. Po qe se serbet do ngulin kembe, Kurti mund te bjere dakort qe keto gjera te jene te njejta edhe per shqiptaret e Kosoves.
Me dhimbje po them se me sa duket Thaci ka pasur te drejte qe me mire shkqmbim territoresh se sa asociacion te serbeve ne Kosove qe eshte nje hap drejt Kosoves nen Serbi…
Konstatimi i Lumirit duhet te kethehet ne thirrje. Ne kohen kur Amerika po i tregon vendin Saliut, ketij miku te “mire” te Kurtit, ka rrezik qe Albini kupton qe rradha po i vjen atij si sabotuaes i mevetesise se Kosoves….