Nis rinumërimi i 108 kutive të qarkut të Durrësit, LSI kërkon me ngulm mandatin për Elona Gurin: Është aset për parlamentin

26 Maj 2021, 10:59Politika TEMA

Katër numërues nga administrata e KQZ do të rinumërojnë fletat e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit.

Subjektet politike kanë vëzhguesit e tyre të pranishëm në 8 tavolina numërimi. Këto kuti po hapen me kërkesë të LSI që pretendon mandatin e saj të parë në këtë zonë zgjedhore, pasi e ka humbur vetëm për 136 vota.

Nëse arrin të marrë votat, Elona Guri do të bëhet pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Kandidatja për deputete konsiderohet nga LSI si një aset që sipas kësaj force politike i duhet parlamentit të ardshëm.

Mandatin e 8, PS e siguroi falë kryeministrit Edi Rama. Për të hequr çdo dyshim në ligjshmërinë e votave të kryetarit të tyre, socialistët pranuan hapjen e kutive.

Demokratët nuk patën fatin e aleatëve. Kërkesa e tyre për përsëritje zgjedhjesh u rrëzua. Zgjedhjet me shumicë votash nga KAS nuk do përsëriten as në Shkodër.

2 komente në “Nis rinumërimi i 108 kutive të qarkut të Durrësit, LSI kërkon me ngulm mandatin për Elona Gurin: Është aset për parlamentin”

  1. 1 says:

    Po qe kjo aset ,kushedi si jane te tjeret.Kjo shan me fjalor me keq se djemte rugace

  2. klemi says:

    Kjo eshte nje kokerr idiotje. Te me falin romet, por eshte me keq se romja me e keqe, nga ato te fushe krujes para shume vitesh. Do te marri leshte e trapit. Hajdutet e kriminelet nuk kane vend ne kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje