Ministria e Jashtme Çeke: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar

27 Maj 2021, 21:15Rajoni TEMA

Disa ditë më parë, presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, gjatë një vizite në Beograd u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës.

“Serbia na ka mbështetur dhe ne e bombarduam. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimin e RFJ-së. Ishte një gabim. Si burrë, do t’i kërkoja popullit serb të na falte. Më ka shqetësuar për një kohë të gjatë kjo gjë”, citohet Zeman nga B92.

Por Ministria e Jashtme çeke distancohet nga këto deklarata, të cilat sipas saj nuk përfaqësojnë Çekinë, por opinionin personal të presidentit çek.

Në përgjigje të interesimit të MCN TV, Ministria e Jashtme Çeke sqaron se “komentet e Presidentit Zeman ishin deklarata e tij personale. Politika e rajonit të Ballkanit Perëndimor ka shumë ndërlikime. Nevojitet një dialog afatgjatë për të zgjidhur jo një, por dhjetëra, në mos qindra veprime të gabuara”.

Zeman i referohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në konfliktin e Kosovës në vitin 1999. Në atë kohë Zeman ishte kryeministër dhe Çekia sapo ishte anëtarësuar në NATO.

5 komente në “Ministria e Jashtme Çeke: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar”

  1. taso kume says:

    Do ta aprovoje se sa u fute ne NATO ,se te dilte ne ender kur flije pranvera e çekosllovake kur muzhiku RUSE ju shtypi kokat me tankse ne mes te Prages,

    1. Ilirjan says:

      Dhe vetem Shqiperia zyrtare e denoi, nderkohe qe gjithe “aleatet” eurolindore I mbajten iso BRSS. Zoti president i Republikes Ceke do ta kete “harruar” se Kush jane shqiptaret, por kujton Kush jane vellezerit sllave!! TURP!

  2. K. M. Tusi says:

    Cdo vend, qofte evropian, e paska nje hale.

  3. Nje shqiptar i thjeshte nga Jugu i vendit says:

    Nuk eshte vetem Ilir Meta i marre , ka edhe mjaft te tjere .Kete e thote sot qeveria ceke , neser kund ta thote qeveria franceze ,kurse per greket , nuk besoj se do te behen ndonje here njeres normale .

  4. Lloji says:

    Ku i merni kto lajme te vjetra mor aman, kjo ka ndodh disa vite me par o gazetar… Biles edhe lajmin e pak diteve me par e ngaterove, me dashje ose padashje por ethet e “klikut” ju kan terbu!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje