Kemi dëgjuar shpesh të dëbohen shqiptarë nga vende evropiane, por dëbim për shkak të madhësisë së shtëpisë nuk është dëgjuar më parë!
Në këtë mënyrë i është mohuar qëndrimi në Austri, shqiptares nga Kosova Leona D. (të gjithë emrat u ndryshuan për shkaqe anonimati), e cila prej 6 vitesh është e martuar me Max D. nga Vjena dhe kanë një vajzë 6-vjeçare, Eman.
Sipas Gjykatës, nëse Max D., dëshiron të qëndrojë me gruan dhe vajzën e tij, duhet të largohet nga vendi pasi, 73.88 metrat katrorë të shtëpisë ku jetojnë janë shumë pak.
Të ardhurat e familjes janë gjithashtu të ulëta sipas argumenteve të gjykatës, pasi 25-vjeçari, Max.D është një drejtues i një makine ndërtimi dhe paguhet 1.800 euro neto, 14 herë në vit, ndërsa banesa ku jeton me familjen, është e babit të tij.
Leona tha se nuk dështon të largohet nga Vjena dhe se vajza e saj është e përshtatur shumë mirë.
“Ajo shkon në kopsht këtu, flet një gjermanisht perfekte. Unë kam bërë miq dhe gjithashtu punoj dhe do të doja të kaloja pjesën tjetër të jetës time në Austri,” tha 23-vjeçarja, Leona D.
Por Gjykata administrative i mohoi gruas lejen e qëndrimit.
“Ne jetojmë në një apartament që i përket vjehrrit tim. Ai është i lumtur që na e lë – por me 73.88 metra katrorë janë shumë pak dhe burri im fiton shumë pak”, shprehet ajo.
Avokati i familjes ka sqaruar për median: Meqenëse fëmija është një shtetase austriak, nëna nuk mund të deportohet, që do të thotë se vajza, e cila është e lidhur ngushtë me nënën, gjithashtu do të duhej të largohej nga vendi.
Por nuk mbaron këtu…Për t’u bashkuar me familjen e tij, edhe Max D., do të duhet të shkojë në Kosovë për të mbajtur dhe ruajtur martesën e tij.
Në anën tjetër, artikulli i postuar në faqen e Facebook-ut të portalit heute.at, ka marrë komente të shumta, përcjell albinfo.at. Shumica e komentuesve deklarohen të habitur me këtë vendim.
Por siç shkruajnë ata, banesa prej 73 metrave katrorë dhe të ardhurat prej 1.800 euro neto, janë të mjaftueshme për një familje treanëtarëshe.
Edhe pse shumica ndiejnë keqardhje për rastin, ata shkruajnë se mund të jenë arsye të tjera shtesë që kanë bërë që autoritetet austriake të marrin këtë vendim.
Cojeni m’istambul,aty do te gjej lumturine mes birazeresh…… allah uakbar.
Nuk te perze njeri per mungwse metrash katrore. Po ata qe martohen e me vone behen me 3 femije kush i kontrollon? Une jam martuar me nje te huaj. Dhe lejen e qendrimit nuk ma dhane se isha per arsye martwse. Po si nena e nje te mituri. Me vone kam jetuar ne nje apartament me qera vetem 55 m katrore dhe me vone u beme me dy femije. Askush nuk na e çau koken.
Nuk është rasti i vetëm, në shumë shtete europiane ka të tilla raste, dhe flasin për konventën e fëmijëve, apo të drejta individi. Nuk është gjithmonë kështu si thuhet e bëhet propogandë nga perendimi, edhe atje ka ligj e maliq.
Ligji eshte i padrejte , nuk jam une ai qe duhet te them se nuk eshte i drejte , por ai qe e propozoi dhe e coi per votim nuk llogarit qe ka nivele njerezish qe ligji nuk i mbulon ……..varet se ne ckend veshtrim e shikon dhe komenton ate …….monedha ka dy ane, ligji ne fjale eshte njera ane ……me te njejten llogjike mund te mendoje dikush se ne nje vile ose shtepi me qindra e mijra metra katrore , eshte e pa hijshme te jetojne nje cift i vjeter miljoneresh ose mliarderesh ……….
Europa eshte shume konservatore , me teper se sa duhet ……..nuk themi te neglizhojme dhe te luajm me ligjin , por mos te harojme dhe kalojme ne ekstrem……nuk eshte e rastesishme qe gjithe revolucionet qe kane patur arsyen thellimin e hendekut midis te varferve dhe te pasurve e kane paturzanafillen dhe krigjinen ne Europe ….asgje nuk eshte e krijuar pa shkas ….te gjitha kane nje arsye …….
Mos u çuditni ! Edhe Hitleri , nga Austria ishte.
Nuk eshte cudi qe kane marre kete vendim.
E filloi e para Danimarka, dhe po e ndjekin edhe vendet e tjera qe kane synim pakesimin e numrit te emigranteve nga vende te treta.
Arsyet jane te shumta, disa te drejta, disa te padrejta.
Ne rastin ne fjale, ka nje zgjidhje (nese nuk funksionon arsyeja e mosdebimit per shkak te shtetesise se femijes).
Bashkeshorti duhet te gjeje nje pune ne nje vend tjeter te BE, ben bashkim familjar me bashkeshorten aty, dhe pas nje viti rikthehet ne Austri.
Nuk e ndalojne dot dhe jane te detyruar ti japin lejen e qendrimit ne Austri sepse kjo behet ne kuader te ligjit te fuqise punetore brenda BE.
Paci fat.
Kjo familje paska tre antar, dy nenshtetsi austriake nje te huaj
Me lind pyetja po sikur keta te ishin shtetas austriak te tre, ku do i debonin?
Dhe sa austrike ka qe jetojne me keta parametra?