Covid-19 në 24 orët e fundit: 21 raste të reja dhe 1 humbje jete

28 Maj 2021, 17:10Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 është shënuar 1 humbje jete dhe 21 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje