Ora policore, reagon Rama: E dimë mirë se çfarë po bëjmë, jemi në krye të Europës

28 Maj 2021, 19:28Sociale TEMA

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka komentuar orën policore për shkak të pandemisë, e cila nga data 1 qershor do të zhvendoset nga ora 22:00 në 23:00, deri në 06:00, kohë në të cilën ndalohet çdo lëvizje.

Zhvendosja vetëm me një orë e fashës ka pasur edhe reagime të shumta, jo vetëm nga qytetarë, por edhe nga epidemiologë, të cilët janë shprehur se ora policore edhe mund të ishte hequr.

Rama shkruan se për shkak të masave të marra, Shqipëria është në krye të klasifikimit në Europë për uljen e infektimeve.

“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës!

D.m.th e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë”, shkruan Rama.

4 komente në “Ora policore, reagon Rama: E dimë mirë se çfarë po bëjmë, jemi në krye të Europës”

  1. Zeni says:

    Duhet me e heq se skemi ku ta ngecim topin tjeter ….sjemi si Gjermania qe ka edhe nja 10 vjet te tjera dhjam me tret
    Plus nuk jemi Gjermania qe ka polici qe te kontrolloje protesta….
    Apo me keq akoma te behemi qesharake siç jemi bere tani qe vjen policia verdalle me sirena ndez pas ores 10 po sja var njeri fare dhe rrijne rruget plot deri ne 12

  2. Asd says:

    Ha ha ha. Ne jemi ne krye te klasifikimit, por ketu na ka sjelle vetem rastesia.

  3. Dara says:

    Ca eshte kjo ore policore dhe polici,, njerezit kane nevoje te jene te lire se nuk behet ndryshe,, pak me spec kjo ora (policore) Oooo Pipell

  4. likefloriri says:

    Lesh me qime moj Fatime! Te gjithe e shohim qe ora policore NUk zbatohet. Gjithe naten rruget jane plot me te rinj qe ulerasin si kafshe e denden me hashash. Patrullat e policise as qe e cajne koken e kalojne pa i folur fare. Pastaj cfare te gjen nese e shkel oren policore? Te gjithe e dijne se gjobat falen keshtu qe nuk e rruan kush…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje