Dikur ishte simboli i një regjimi totalitar.
Nërsa sot Piramida në Tiranë po vijon të marri një formë të re falë një projekti teknologjik.
Piramida do të shërbejë si qendër për teknologjitë kreative e cila do të ofrojë një eksperiencë të re edukimi dhe falas për të rinjtë shqiptarë. (TemA)
Shume mire qe po rikinstruktohet, por, ate mermerin qe e vishte piramiden, e gjeten kush e vodhi dhe e shiti?
Apo vari leshte si gjithnje?!
Mermeri u hoq se kishte shenja ndryshku nga mbajteset. U shpenzuan 5 milione euro nga Berisha ne nje afere te paster korrupsioni.
Shume mire qe po rikinstruktohet, por, ate mermerin qe e vishte piramiden, e gjeten kush e vodhi dhe e shiti?
Apo vari leshte si gjithnje?! ?
Per mermerin e kisha dhe une .kush e mori se ishte cilesi e pare apo vertet vari lesht. Dikush duhet te pergjigjet .
Te ka zene meraku per mauzoleun e Dulles?
mos u cudit edhe mermeri eshte si hekuri, korrodohet, ose shqip e kishte zene ndryshku
O Mero djali-po ku i ke gjetur keta gazetare qe ke punesuar more aman?
A ka mundesi te me spjegoje ky gazetari yt se c’do me thene projekt “tektonik”?
Kam 37 vite qe punoj si inxhinjer, por projek tektonik nuk e kisha degjuar me pare.
Termi “tektonik” perdoret per te pershkruar lekundjet e kores se tokes, qe ne shqip i themi termete.
Ky term perdoret ne industrine e ndertimit, kur llogariten ngarkesat nga termetet, por Piramida eshte ndertuar tashme dhe nuk ka se cfare llogaritjesh tektonike te behen per kete objekt.
Dergoi ne shkolle keta palo gazetare qe ke o Mero, qe te mesojne ca terma dhe ti perdorin atje ku duhet.
Ok. Per te shketerruar e dime qe Jemi mjeshtra. Kur dicka katandiset si varreze, natyrisht qe dihet te shkatterrohet. Kjo eshte logjike.
Por pse nuk thuhet asnje fjale se cfare do te ndertohet ne vend te saj? Nje foto me moketin qe do te zbukuroje me shume kryeqytetin tone?
Inxhinjeri
Shumë e saktë ajo që thua, vetëm gazetarë nuk mund t’i quash këta, unë i quaj gazetashitës (me gjithë respektin për këta të fundit). Ça pret nga gazetarë që jo vetëm nuk u dinë kuptimin fjalëve por biles në çdo 5 fjalë, dy i kanë italisht, a thua se po përdore fjalë të huaja vend e pa vend dukesh me i zgjuar. Gazetaria shqiptare është në mjerim të plotë.
P.S. mediokriteti i këtyre duket edhe te fotot, janë 8 foto pothuajse të njëjta, ça kuptimi kanë 8 foto të njëjta, apo për të mbushur radhët e artikullit. Mjerim pa fund.
Po e drejta e autoreve per ndryshimin e projektit a eshte mare parasysh? Apo vari lesht siç thuhet me siper meqenese eshte dhendri i enver hioxhes???????
Ke te drejte, po te funksionoje shteti, autoret e projektit duhet te hedhin ne gjyq keta “moderuesit” e projektit.
Ke te drejte, po te funksionoje shteti, autoret e projektit duhet te hedhin ne gjyq keta “moderuesit” e projektit!
E kam thene edhe ne nje koment te meparshem, s’di se ku dhe sa kohe me pare.
Megjithe vleresimin per Erion Veliajn, per punen, per energjine dhe kurajon e tij, per shpirtin novator dhe modern te rinovimit te Tiranes, me kete projekt te transformimit te Piramides ne nje qender te mesimit dhe perhapjes se teknologjise informative, Veliaj po gabon rende, po hedh ne prush miliona euro per nje deshtim te rradhes ne serine e ideve dhe sprovave te gjetjes se nje destinacioni dhe funksioni te ri per piramiden.
Me keto para qe po shpenzohen si edhe me grante nga BE, Banka Boterore, Fondi Monetar Nderkombetar, Fondacionet Soros apo Gate, etjere, diku gjetke ne kryeqytet ( prane Institutit Harry Fultz, psh) apo ne periferine e afert urbane te tij, mundesisht prane ndonje aeroali universitar, mund te ishte vene ne projekt dhe te realizohej nga e para, nje kompleks modern me infrastrukture, ndertesa, laboratore dhe paisje bashkekohore te informacionit dhe teknologjise, me qendra eksperimentale dhe salla leksionesh, ku te kishin akses dhe te kontribuonin stafi i kualifikuar akademik shqiptar si edhe lektore te huaj me prestigj nderkombetar, por dhe studentet tane ne vend dhe nga e gjithe bota, ata me ekselentet ne fushen e inxhinjerise elektronike, te internetit e komunikimit, te teknologjise aplikative dhe programimit.
Nje kompleks i tille, si nje institucion i Akademise Shqiptare te Shkencave, nen kujdesin dhe drejtimin shkencor e administrativ te saj do te ishte vertet nje aset per shkencen dhe rinine shqiptare, perfshire ate kosovare dhe, pse jo, edhe per ate rajonale.
Me fonde te qeverise shqiptare te vena ne dispozicion te Akademise se Shkencave si dhe grante te huaja, mund te ofrohej edhe dhenja bursave me konkurse te rrepta, per kandidatet me te shkelqyer per kurse me kohe te plote 1 ose 2 vjecare, gjithmone ne se niveli akademik dhe aplikativ i ketij kompleksi nuk do te kompromentohej me mediokritet dhe marifetet qe rendon gjejne vend ne Shqiperi edhe ne nivelet universitare apo edhe akademike.
Gjithsesi, per te zbritur ne toke nga mirazhi qe sapo pershkrova, dmth per t’u kthyer tek opinioni im personal tek projekti aktual ne zbatim, dua te ritheksoj se Piramida, si nje ndertim shume i vecante arkitektonik me destinacion muzeal e turistik, si nje objekt dhe simbol qe mbart nje histori per te rrefyer dhe per te konservuar, per te ekspozuar, per te spjeguar apo qofte edhe per te denoncuar, nuk e ka as hapsiren dhe pozicionin ne ate zone te kryeqytetit, as strukturen arkitektonike e inxhinjerike dhe sidomos, as lluksin e shperdorimit te potencialeve te saj, per t’u perdorur per nje projekt te tille, te nxituar dhe per buje, te tipit prish bucele dhe bej kenace, per t’ja dhuruar kete perle muzeale te Tiranes, te parit investitor te huaj qe ofrohet si nje tip shtepije te natyres per kurse amatore, qofshin ato edhe me emertime e pretendime te fryra per teknologjira moderne te informatikes dhe internetit.
Riparimet dhe investimet e derimetashme te Piramides ne strukturat inxhinjerike, punimet konservuese te nderteses, te mjediseve te brendeshme dhe te veshjeve te saj te jashtme, mundet normalisht te perfundojne per te ndaluar rrenimin e metejshem te nderteses, por si pjese paraprake e nje projekti te miremenduar te destinacionit dhe perdorimit te saj, ne perputhje me vlerat, natyren dhe potencialit te saj muzeal dhe turistik.
Perndryshe, do te doja t’i beja apel Kryeministrit Edi Rama, Kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe cdo institucioni qe ka tagrin te nderhyje ne vendimarrje te nje rendesije te tille, te rishikojne dhe ndalojne projektin aktual te kthimit te Piramides ne nje mjedis kursesh amatore, qofte edhe me pretendimet e kurseve per teknologjite bashkekohore.
Mermeri ishte sjelle nga Italia dhe eshte mermer i Karares( Carara). Mermeri me cilesor dhe me i shtrenjti. Me siguri qe me kete mermer ata qe e vodhen ose e kane shitur ose me te kane veshur muret e shtruar dyshemete e banjove dhe fasadave te vilave te tyre.Jane po ata qe shiten makinerite e uzinave dhe fabrikave dhe armatimet e ushtrise per skrap. Nje krim ekonomik i rende qe duhet ta hetoje SPAK.
Arkitektura e Tiranes ngjan tamam si Rripi Gazës…..n shqip quhet rripi gazit,gajasjes pra. ..se atje ropt rrijn tu qesh dit e nat…
Gjithë parqet dhe lulishtet i shkatërruan dhe ndërtuan kulla. Shurrtoren që lanë kujtim nga xhaxhi do ta rinovojnë që tu kujtojnë të rinjëve kohën e xhaxhit , ndërkohë që ata shpikin teknologji të reja p.sh si hidhet shurra me kallëm.
Kisha nje pyetje.. Vertet nuk do ta prishin, por do ta rikonstruktojne?!?! Nuk eshte ne “stilin” tone, ne per te shkaterruar e prishur jemi talenta.. (rasti i fundit Teatri)
Pse Teatri ishte “ndertim”!? Ca thua o pall. Ndertesa ishte nje kasolle e pershtatur dhe vetem ndertim nuk ishte. Torrollak people!