VIDEO: Pasagjerja godet me grusht stjuardesën, i thyen dy dhëmbë

29 Maj 2021, 12:07Lifestyle TEMA

Një stjuardesë ka mbetur me shenja në fytyrë dhe dy dhëmbë të thyer pasi u godit me grushte nga një pasagjerë gjatë një fluturimi nga Sacramento për në San Diego më 23 maj.

BBC shkruan se ngjarja ka ndodhur për shkak të vendosjes së maskës, ndërsa kompania e fluturimit tha se konflikti nisi pasi pasagjerët nuk po ndiqnin udhëzimet standarde të uljes.

Një grua dëgjohet duke thënë: “Ne do të ngremë padi kundër jush”. Më pas, një tjetër pasagjere godet me grusht në fytyrë stjuardesën, ndërsa pasagjerët e tjerë mundohen të ndalojnë konfliktin.

3 komente në “VIDEO: Pasagjerja godet me grusht stjuardesën, i thyen dy dhëmbë”

  1. Eshte e papranushme qe te degradosh ne dhune ne avion e godasesh Stjuardesen ,
    cilido te ket qen shkaku i aksionit ,
    qe i ka kushtuar dy dhembe Stjuardeses .
    Njeriu duhet te ruaj qetesine ne ambjente te tilla ne fluturime dhe zbatoj rregullat edhe nqs
    ka dicka qe nuk shkon ne komunikim .

  2. aaaaa says:

    Tani hyjne ne loje avokatet dhe pa tjeter qe Siguracionet minimumi do paguajne mbi 100000 dollar.

  3. pjeter says:

    Per mua ,keta jane te çmendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje