FOTOT: Nga Kategoria e Parë në Superiore, Egnatia klubi që po i sfidon të gjjthë me ndërtimin e stadiumit të ri

30 Maj 2021, 14:19Sport TEMA
FOTOT: Nga Kategoria e Parë në Superiore, Egnatia klubi që po i

Nga Kategoria e Parë në Superiore, Egnatia klubi që po i sfidon të gjjthë me ndërtimin e impiantit të riKategoria Superiore në edicionin e ri futbollistik do të ketë një ekip të ri që prej vitesh mungonte në elitën e futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për ekipin e Egnatias së Rrogozhinës, i cili arriti që të ngjitej këtë vit në Superiore pas një sezoni të shkëlqyer në Kategorinë e Parë.

Përveç investimeve në krijimin e një skuadre cilësore, tek Egnatia janë foksuar dhe tek plotësimi i kushteve siç është ndërtimi i një stadiumi të ri modern dhe fushës së stërvitjes.

Klubi i Egnatias i ka sfiduar të gjithë me investimin që po kryen ku në një kohë rekord po mbyll stadiumin e ri, i cili do jetë mjaft modern dhe me të gjitha kushtet e kërkuara nga UEFA.

Një befasi kjo fal iniciativës së presidencës së klubit rrogozhinas.

Me investimet e kryera Egnatia ka lën pas dhe klubet e mëdha të Superiores si Partizani e Kukësi që dhe pse kanë shumë vite që kanë nisur ndërtimet e stadiumeve të tyre, janë ende larg përfundimit të tyre.

Më poshtë pamjet nga ecuria e punimeve të stadiumit të Egnatias. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje