Pjesëmarrja në Champions, Teuta tenton rikthimin e lojtarit të Kombëtares

30 Maj 2021, 17:19Sport TEMA

Kampionët e Teutës janë duke menduar për një ide të çmendur në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin e Kombëtares, Sherif Kallaku, i cili së fundmi ka përfunduar të planet e drejtuesve durrsakë, të cilët kanë nisur të ëndërrojnë një rikthim të mundshëm të yllit nga Fushë-Kruja për Champions-in.

Mësohet se fillimisht bëhet fjalë për thjesht një interesim të Teutës, teksa gjithçka varet nga drejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit.

Vlen të theksohet fakti se mesfushori 23-vjeçar u shit verën e shkuar te klubi kroat për 150 mijë euro, duke firmosur kontratë deri në vitin 2024.

Kallaku në sezonin e parë me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, u aktivizua 26 ndeshje, 17 prej tyre si titullar, teksa shënoi vetëm 2 gola. Skuadra bardheblu në fund të sezonit arriti të renditej në vendin e 8-të, duke i shpëtuar rënies nga kategoria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje