FOTOT: Brenda burgut privat me pamje nga lumi dhe dritare pa hekura

31 Maj 2021, 12:13Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda burgut privat me pamje nga lumi dhe dritare pa hekura

Mund të duket si një hotel, por në fakt është burgu i parë privat në Britaninë e Madhe.

Me dritare pa hekura dhe me pamje nga lumi, në këtë burg pritet të vuajnë dënimin deri në 1680 të burgosur, duke e bërë atë më të madhin në Angli. Ai do të kushtojë 253 milionë paund. Deri në tetor të këtij vitit është parashikuar që aty të përfundojnë punimet.

Burgu i kategorisë C shihet si një shembull i qeverisë për të krijuar “burgun modern”. Grupi Kier ka përdorur materiale të riciklueshme për ndërtimin e godinës, e cila do të mbulohet me panele diellore.

Jo vetëm ambienti i brendshëm, por edhe ai i jashtëm pritet të jetë i ndryshëm nga burgjet normale. Fotot e shkrepura nga ajri tregojnë ambientin e jashtëm ku do të ndërtohen edhe 4 fusha futbolli për të burgosurit. Forma e godinave u mundëson gardianëve, të vendosur në qendër, të kontrollojnë të gjitha qelitë.

I burgosuri i parë do të dërgohet këtu më 8 janar të vitit të ardhshëm.

3 komente në “FOTOT: Brenda burgut privat me pamje nga lumi dhe dritare pa hekura”

  1. Kalec Dega says:

    “qe aty te perfundojne punimet”…..???!!!

    =
    lol”i burgosuri i pare do dergohet….ketu….. ne janar…..” ???!!!! aty, ketu, atje ketu…lol
    =
    ketu
    =
    lo
    lol
    ..spo i ecen gazetareve te Meros fare me Google Translate…..

  2. Llastik edepsez says:

    I paskan bo me te mira se dhomat se Ibis hotel.

  3. Mandravellua says:

    Une them ta inaugurojne me Saliun.
    Deri ne Janar, mbase e bejme gati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje