Nga Denar Biba
U desh publikimi i disa videove personale të një gjyqtareje në një rrjet social, që të gjithë rrjetet e tjera e, bashkë me to, edhe portalet e televizionet të merrnin zjarr. U gjet ushqimi i tre ditëve të ardhshme për shpirtrat e uritur për viktima.
Gjyqtaret e Facebook-ut mprehën lapsat virtuale dhe u lëshuan duke ndarë me sho-shoqin gjithkush manualin e tij mbi moralin dhe etikën në punë, njohuritë mbi Kodin Penal e atë Rrugor, si dhe një vendim të marrë prej vitesh, për dënimin maksimal të viktimës në fjalë.
Kur them vendim i marre prej vitesh, e kam në kuptim të shekujve. Sepse në këtë pike duket se nuk iu jemi larguar shume stërgjyshërve, të cilët vërtet na lanë vendin me të varfër e të prapambetur në Evropë por, kur vinte fjala për nder, pupupu, jo, aty nuk të falnin as për një shikim shtrembër; plumbin ballit.
E ja kështu edhe ne, nipërit e mbesat sot, merremi me piruetat artistike, ondet verdhacuke, veshjet dhe përveshjet e buzëve, rripin e vënë Gucci e rripin e pavënë dhe manovrat në makinën BMW, ndërkohë që këto janë thjesht simptomat e jo problemi. Sepse, siç ma tha me shpotiti një miku im i mençur, “s’kemi pse çuditemi; nëse vendos për kuzhiniere bythën, normalisht qe mut do hamë”!
Problemi pra, nuk është individual. Gjyqtarja në fjalë, me shumë gjasë edhe mund të largohet nga sistemi, por a do e përmirësojë kjo shërbimin që shqiptaret presin të marrin nga pushteti gjyqësor?
Problemi është sistemik.
Sistemi deri me sot qartësisht ka dështuar qe të bllokojë përmes filtrave të tij penetrimin e individëve si kjo gjyqtarja apo të tjera e të tjerë si kjo. Nuk është e mjaftueshme vetëm që studentët e Shkollës së Magjistraturës të kenë një performance të mirë a shumë të mire akademike, por duhet edhe të demonstrojnë karakter e personalitet, që të meritojnë titullin “gjyqtar”. Akoma më tej, pas emërimit, kontrolli nga ana e institucioneve mbikëqyrëse të sistemit duhet të jetë skrupuloz dhe i pandërprerë.
Kujtoj se, vetëm pak kohe me pare, një tjetër gjyqtare (për koincidence adashë me këtë të sotmen), megjithëse jetonte në shtëpi me qira dhe nuk rezultoi me ndonjë pasuri të dyshimtë, serish ia doli të vendoste rekord në lirimin e të dënuarve për krime nga më të bujshmit në vend. Mungesa e personalitetit profesional konkurronte fort edhe në atë rast me mungesën e personalitetit personal.
Ajo u shfaq në sy të të gjithë opinionit si një qënie e dobët, e nëpërkëmbur nga avokatët dhe krimi. Afërmendsh që individë të tille veçse dëmtojnë imazhin e pushtetit gjyqësor te qytetaret, kur ky pushtet e ka kërkesë sine qua non besimin publik për të ekzistuar dhe për t’u përballur me pushtetet e tjera dhe pushtetin e krimit.
Ndaj pyetja qe duhet të na shqetësojë të tërëve, nuk është marka e fustanit të gjyqtares, por si ia doli qe një “peshë pupël” të shndërrohet në mbajtëse të peshores së drejtësisë.
Po e mbyll këtë postim me një anekdotë që ilustron thelbin e idesë sime. Diku nga viti 2001 a 2002, gjatë një festë në ambasadën e Egjiptit në Tiranë, gjatë bisedave gjysmë formale, konsulli egjiptian rrëfeu se babai, sikundër edhe gjyshi i tij kishin qenë ambasadore.
Admirimit të bashkëbiseduesit shqiptar për këtë vijimësi familjare në shërbimin diplomatik, konsulli iu përgjigj me shume seriozitet se “në Egjipt është vështirë për të mos thënë e pamundur qe të bëhesh ambasador dhe gjyqtar i lartë, nëse nuk ke një traditë familjare në këto profesione”.
Sepse jo çdo njeri mund të bëhet gjyqtar, pavarësisht inteligjencës apo librezës se notave si student i juridikut.
Ja u derdhen dhe avokatet e pare qe t’i bejne gjyqin “popullit te uritur”. Mjafton vetem fjaline e pare te avokatit, per te pare paanshmerine e tij ne duelin e pabarabarte “populli vs gjyqtare”. Video personale thote. Video personale ne zyren e kryetarit te gjykates? Mos eshte edhe zyra personale se me kete vrull qe ke marre o avokati i bibes, edhe pak e do na mbushesh mendjen qe eshte vertete sistemi. Po sistemin njerezit e bejne o z. avokat Biba. Apo te mos flasim, derisa te behet njehere e mire sistemi. Keshille z.Denar (falas madje): nese behet nje gabim dhe njerezit reagojne (apo gjykojne-quaje si te duash), me mire mos fol, nese nuk ke fakt te ndryshem nga ato te turmes. Opinioni nuk ndihmon. Eshte keshille nga ato te artat ne boten e komunikimit.
Ardi,
Me shumë respekt, lexojë edhe nje herë shkrimin e Debar Bibës, ose lexoje shume herë, dhe do ta kuptosh, qe ai mendon si ty, por e ka kapur problemin më gjerë.
Fajin nuk e ka gjyqtarja, sepse ajo aq tru ka. Metre me mend, ai e bëri gjyqtaren “bythe” komplet.
Problemi eshte se kush e vuri ate gjyqtare. Kush qe si rrotë trapi qe vendosi te emerojë një debile te papjekur si kryegjyqtare.
Sepse po nuk u gjetën rrenjet e problemit, si do vazhdojë.
Tani, lexoje edhe nje here tjeter. Nuk të bën dëm.
Me te njejten ndjenje respekti, di te lexoj mire dhe te kuptoj gjithashtu. Refleksioni ishte qysh per fjaline e pare me te cilen prezanton ngjarjen z. Debar “u desh publikimi i disa videove personale te nje gjyqtareje..” Qe ketu kemi ecur pak gabim. Jo or mik. 1. Jo te gjitha ishin video personale (ajo ne zyren e gjykates, jo) dhe 2.kjo nuk eshte nje gjyqtare dosido; kjo kishte rol drejtues. Sado qe te jete masa e fajit te atij qe e ka vendosur ne ate rol, kjo nuk e shkarkon gjyqtaren nga gabimet personale, ne momentin kur ngaterron vendin e pasareles. Nese e ben zyren e gjyqesorit si t’i doje b.tha asaj, per kete mban pergjegjesi ajo dhe vetem ajo. Ka ardhur koha qe gjithsecili te mbaje pergjegjesite e tij per ate qe ben. Nuk ka dale ndonje raport i certifikuar qe ajo paska qene e papergjegjshme, ndaj mos t’ja heqim pergjegjesite, per nje etike elementare ne vendin e punes. Pastaj nese ka patur apo jo interesa te tjera per ta vendos ne ate pozicion, nese ajo nuk ka patur kapacitetet e duhura, kjo do te jete ndoshta pjese e hetimeve me tej. Une nuk merrem me kete pjese. Sot po diskutojme sjelljen e ketij individi, qe eshte maxhoren, i padenuar, me zotesi te plote per te vepruar dhe e arsimuar. Kur te jete diskutimi per sistemin, diskutojme sa te duash, pasi te gjithe e dime ne cfare gjendje eshte. Por qe sistemi eshte i dobet, nuk nxjerr dot te larè cdo debile qe cmendet ne momente te caktuara. Jo sa here cmendet dikush, duhet te themi gjithmone sistemi. Ndjese qe nuk ju riktheva leximit. Nuk ishte e nevojshme; kete mendoj dhe kete kam shkruar. Te mira te keni
Rrenjet jane te psikopati ne kryeministri. Ai ben zhgarravina ne orar te punes
Sa e ke cekur problmein pa guxuar te thuash te verteten qe te gjithe e thone nen ze.Nuk fiton Magjistraturen asnje konkurent qe nuk ka bere ciklin e plote te kurseve pikerisht tek ata qe bejne dhe korrigjojne testet e panimit ,dhe natyrisht jo ne konkurimin e pare por te tretet .
Verfikojini . Pikerisht per kete menyre te shpifur te perzgjedhjes se kanditateve ne thelbin e procesit , se ato ganiturat jo test inteligjence , jo interviste me psikologe dhe mjeke psikiater i keni sa per formalitet , lihen jashte shkolles studentet qe vijne nga shkolla jurispudence jashte Shqiperise.E para sepse ata qe kane studjuar jashte nuk pranojne te ndjekin kurset e medokerve dhe leksionet e tyre ,kur ata jane certfikuar nga profesore akedemike ekselente te universiiteteve nga vijne dhe e dyta njohurite e tyre kaloje disa fish edhe nohurite e lektoreve shqiptare .
Pranoni pa konkurs ekselentet qe vijne nga Universitetet Europiane te rankuara ne top listen e universiteteve me te mira europiane dhe lerini shfaqet me konukrse ,ose testojini studentet me teste te pergatitura nga shkolla nanaloge dhe korrigjimi i testeve te behet nga te huajt apo nen monitorimin e tyre njelloj si procesi i vetingut qe vezhgohet nga te huajt.
@Ardi
Denari mesa kuptoj une thote qe duhet te kete filtra paraprake qe ne Shkollen e Magjistratures dhe me pas nga institucionet e emerimit te gjyqtareve. Disa individe nuk duhet te behen gjyqtare.
Nqs nuk ke ndonje gje personale me Denar Biben, atehere ja ke fut ca kot me kete komentin.
Qytetar i (pa)revoltuar. opinionet jane subjektive. Perfshi ketu edhe tuajin. Fakti eshte aty tek fotoja qe shoqeron artikullin. Eshte dikush tjeter i kryqezuar, ndaj mos u merr shume me komentuesit e tjere. Ata kane gjithe te drejten e zotit te kene opinionin e tyre, i cili mund te jete i ndryshem me te z.Biba, edhe pa e pare e degjuar ndonjehere kush eshte artikullshkruesi. Shyqyr zotit ketu komentet jane te lira dhe nuk di te kete ndonje juri qe te vleresoje komentin me te mire, apo kush ja fut kot e kush plot. Ndaj mos merr persiper kopetenca qe nuk t’i njeh njeri.
Ka për të ardhur dita e kurvës dhe hajdutit,profetizonin të vjetrit.
Edhe ajo ditë erdhi me gjithë format e saj më të degjeneruara.
Të vlerësoj për shkrimin por dua ta shoh me sy kritik. Ka plot gjyqtarë, inxhinjerë, ambasadorë që edhe pse s’e kanë patur të trashëguar profesionin, prapë i kanë bërë vënd vetes me punë të ndershme. Kanë zbatuar rregullin e ligjin të shkruar dhe të pashkruar, sepse në secilin vënd ka rregulla të shkruara dhe të pashkruara, varet se sa i zbaton. Kjo zonja, mjafton të zbatonte atë që i kërkon ligji, se të marrësh një përgjegjësi të tillë, nuk është njësoj si të jesh miss. Mund të ketë nostalgji, por arsyeja duhet të mbizotërojë kur vjen fjala për zgjedhjen që ke bërë. Në të kundërtën s’kishe pse të zgjidhje të bëheshe juriste (ka plot të tillë, ishte koha kur juristët përgatiteshin nga Kristali me shokë, me eskavator i mblidhje). Dua të sjell një shëmbull: babai e pyeti të birin se kur të rritesh çfarë do bëhesh. Mësues i tha i biri. Kije parasysh biri im, se nëse unë bëj një gabim, marr në qafë një njeri(babai ishte këpucar), por nëse ti bën gabim merr në qafë 40 veta me shëmbullin tënd. Nuk e di ç’do t’i thoshte nëse i biri do përgjigjej jurist.
dakort me ty roritota,
Nje pyetje Denarit, ku eshte e shkruajtur qe femijet e tij (meqe babait eshte brenda ne sistem) jane me inteligjente dhe me me karakter per kete pune sesa femijet e mi ???
Konstatimi eshte i drejte. Keto i menfon dhe mund ti shkruaj kushdo. Shkrimi jot konstatues duhet te mbante brenda te dhena per ata qe e kane promovuar. Kush, perse,bsi dhe pse e kane bere.
Te jesh gjyqtar eshte nje peshe shume e madhe o Denar.
Ata qe jane e behen gjyqtar nuk behen brenda vitit apo duke ngritur kembet perpjete pavaresisht se kane nje hale shkolle.
Po ku kuptoni ju, ju jeni lango kafenesh, dhe jo se keni faj per kete. Keshtu eshte jeta ne ate vrime haleje me emrin shqiperi. Vetem kur dilni jashte gjoja per te punuar e per te bere prokopi, atehere e kuptoni se sa poshte qe jeni si shoqeri. Ne te gjitha fushat.
Zonja ministre ku i ke syte ne b*the…. Kush i emeron keto bundra….
Pse te ha bytha o Denar ?
..pse..
…nji dhenes drejtsije..nuk duhet t knoj..t kcej..t qi ..apo t knoqet tu u qi..!!
..nji njeri i mir..duhet t mos qi apo qihet ..!!
..pse .
..a esht shkelje etike ligji i Darwinit ..i lenies se pasardhsit nepermjet seksit !!!?
..t gjith qijn.
..dhe e dijn kte..
T gjitha qihen..
..natyrisht..
..e ca padrejtsije boni kjo qi u vesh bjondçe,dhe knoji qimçe…?!
..t qish ,s osht keq
..pranej..ikni qihuni o bythqira ! qi i bini n qaf asaj qi knoqet me vetveten..
..doni demokraci liri apo komunizem islami…
!!?
Ke shume te drejte Denar Biba-trashegimia profesionale eshte kusht i domosdoshem per karakterin e gjyqtarve.
Po nuk po ju kuptoj, po kjo qenka e bukur, ojo nuk ngelet pa punë, mund te bej sfilata mode.