”Mole Urbana” motori elektrik me katër rrota

31 Maj 2021, 14:17Hi-Tech TEMA

Mole Urbana”, motori elektrik me kater rrota, projektuar nga Umberto Palermo, do të dalë në shitje nga viti 2022, sipas projektuesve të  saj.

Çmimi i tij do të variojë midis 14-18 000 euro.

Prototipi, i paraqitur më 2 korrik 2020 në Muzeun Kombëtar të Automjeteve, është shndërruar ne një produkt industrial në më pak se një vit.

Modeli synon të jetë një përgjigje ndaj ndryshimit të lëvizshmërisë së qytetit, si për transportin e njerëzve ashtu edhe për lëvizjen e mallrave, me vëmendje për riciklimin e përbërësve.

Gama përfshin versionin ”La Small” me dy vende, ”La Corriera” 4-vendësh dhe ”Il Pick-up”.

Autonomia do të garantojë një distancë midis 100 dhe 200 kilometrash, shpejtësia do të kalojë 50 km/h, por e kufizuar në përputhje me rregulloret në fuqi.

Parashikohet gjithashtu një sistem novator ndihmës i karikimit diellor që integron me “fuqinë elektrike” të automjetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje