Nishani sulmon Bashën nga Tropoja: I ke lënë demokratët 12 vite pa punë, pa bukë, s'marrin shërbim

31 Maj 2021, 11:08Politika TEMA

Kreu i PD në detyrë, Lulzim Basha ditën e djeshme nga Dibra ka sulmuar grupimin  “Për PD” ku tha se komentojnë mendjelehtësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Sot, ish Presidenti Bujar Nishani gjatë një takimi me demokratët e Tropojës i është kundërpërgjigjur ashpër Bashës. Ai u shpreh se këto diskutime nuk janë personale.

Sipas tij, Grupimi për PD është ngritur si një shqetësim dhe një strukturë jo për të dalë kundër PD.

Në këto diskutime nuk ka asnjë lloj arsye personale. Grupi për PD është një një strukturë jo për të dalë kundër Partisë Demokratike.

Kur kemi dalë në këtë grup kemi dalë për PD, sepse jemi në një situatë vërtet të vështirë.

Demokratët janë pa punë, janë pa bukë, nuk marrin shërbime.

A mund ta pranojmë ne këtë situatë të vazhdojë edhe 4 vite edhe 8 vite edhe 12 vite”, u shpreh Nishani.

3 komente në “Nishani sulmon Bashën nga Tropoja: I ke lënë demokratët 12 vite pa punë, pa bukë, s’marrin shërbim”

  1. Qylafi says:

    Me bashen do rini edhe 30 vjet ne opozite le ta mbaje salihi se keshtu e ka me mire dhe e shtrengon fort grupin e viqidolit

  2. Vjola says:

    E kuptoni te dashur shqiptare si e konceptojne pushtetin keta?. Jeni parti e djathte zoti Nishani .Nuk te gjen pune partia por aftesia.

  3. Bashah i bani 4-Vila lol .
    Kjo eshte per t’u shenuar .Rezultati i Pasurise bere pa c’u qi tamat militanteve .
    nji suvllaqi e nji shishe birre jan te konaqun ata .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje