Pse amerikanët zotërojnë 20 milionë armë gjysmë-automatike?

1 Qershor 2021, 21:50Bota TEMA

Amerikanët kanë numrin më të lartë të pronësisë civile të armëve në botë, me rreth 120 armë për çdo 100 banorë. Vitet e fundit, armët e fuqishme si pushka automatike e tipit 15 është përhapur shumë. Zëri i Amerikës bisedoi me blerës armësh në Tenesi lidhur me armët gjysmë-automatike të cilat janë nën vëzhgimin e aktivistëve për kontrollin e armëmbajtjes.

Landon Burke dhe shokët e tij udhëtuan 45 minuta për të ardhur në këtë poligon qitjeje. Burke ka në dorë një tip arme që është përdorur në disa vrasje në masë. Por, përse i duhet atij të ushtrohet me një armë sulmi, siç e quan ai?

“Ke të drejtë si qyetar amerikan, të kesh një të tillë në pronësi. Është gjë e mirë ta kesh”, thotë ai.

Entuziastët e armëve i duan pushkët automatike. Ato janë të zhurmshme. Kanë pjesë që u hiqen lehtë dhe janë më preçize. Tim Barnett është pronar i një poligoni qitjeje dhe i një dyqani me mbi 1 mijë e 500 armë. Janice Pelletti interesohet për një pushkë automatike të tipit 15, për vetmbrojtje.

“Ka më shumë forcë ndaluese”, thotë ajo.

Disa nga mbrojtësit e ligjit për armët thonë se është koha e ndalimit të armëve të tilla si pushkët automatike. Lulet e vendosura në shetitoren kombëtare përfaqësojnë 40 mijë amerikanët që vdesin çdo vit nga të gjitha llojet e armëve.

“Ato shkaktojnë gjymtimin e trupit, të heqin krahun. Nuk është thjeshtë një vrimë plumbi. Ka një arsye pse janë përcaktuar si armë lufte”, thotë Kris Bron, Presidente e iniciativës Brady.

Amendamenti i dytë i Kushtetutës amerikane mbron pronësinë e armëve. Gjuajtja me armë është traditë dhe hobi në Amerikë, ndërsa të tjerë i duan nga frika.

“Ndihem e sigurt ku jetoj. Por, kurrë nuk i dihet. Gjithçka mund të ndodhë“, thotë Janice Pelletti.

Pas sulmeve në masë me pushkë automatike në Indiana dhe Kolorado, Shtëpia e Bardhë po kërkon kufizime të reja.

“Duhet të ndalojmë armët sulmuese dhe ato me kapacitet të lartë”, tha Presidenti Biden.

Ndalimi i armëve është diçka e vështirë në një vend ku armët janë popullore, por përmirësimi i kontrollit të blerësit mund të jetë një kompromis.

Në Tenesi nëse blerësi është 18 vjeç dhe kalon kotrollin e së shkuarës, ai mund të kthehet në shtëpi po atë ditë me një armë gjysmë-automatike.

Por jo çdo shtet kryen kontrolle para shitjeve. 8 në 10 amerikanë mbështesin kontrolle të tilla.

“Kemi njerëz që vijnë dhe dështojnë me kontrollin e së shkuarës, sepse mund të kenë qenë në një institucion mendor. Kemi raste që vijnë këtu nga Woodbridge, një vend afër. Sapo lirohen duan të blejnë armë”, thotë zoti Tim Barnett i dyqanit “Barnett’s Guns”.

AC është oficer policie në Los Anxhelos dhe instruktor i armëve të zjarrit. Ai po përdor një armë që shteti i Kalifornisë e konsideron armë sulmi. Ai mbështet kontrollin e së shkuarës, por jo ndalimin e armëve.

“Para se të vendosni nëse armët janë të këqija ose të mira, duhet t’i provoni. Ajo që nuk është për ju, mund të kënaqë dikë tjetër”, thotë AC, oficer policie dhe instruktor armësh.

Duke pasur parasysh lidhjen e amerikanëve me armët, pak njerëz besojnë se Kongresi do të kthehet tek ndalimi i armëve siç ishte në mesin e viteve 90. Por me rritjen e sulmeve në masë kohët e fundit, shumë njerëz kërkojnë një rrugë të mesme.

3 komente në “Pse amerikanët zotërojnë 20 milionë armë gjysmë-automatike?”

  1. Patrioti says:

    Beni studim mbi çeshtjen, interesohuni , minimumi përktheni more, ose qepeni kur s’ja keni idenë. Ne USA nuk ka arme automatike si permendni shume Herr gabim. Ar-15 janë thjesht pushkë gjysëm automatike, dmth duhet te terheqesh kembezen për cdo gjuajtje. E vetmja dallim nga pushkët e gjahut eshte paraqitja dhe kapaciteti (ka edhe pushkë gjahu me te njejtin kapacitet si Ruger Mini 14 me 30 fisheke, njesoj kaliber so AR-15.
    Per me shume, statistikat tregojne qe shumica e vrasjeve edhe ato ne mase behen nga pistoletat e jo AR-15. Gazetar nuk bëhesh duke perkthyer gabim e per me tepër mbi nje teme qe s’ja ke haberin e as Denjon te infoemohesh

  2. GK says:

    Në komunizëm , fashizëm dhe nazizëm populli është dele i pa armatosur.
    Ato armët që cilsohen kanë gjys/automatike.
    Liçenca për armë automatike është 30,000.00 dollarë dhe duhet të aplikosh pasi të kesh marrë dëshmi penaliteti.
    Amerikanët e bardhë kanë traditë edukimin dhe mbajtjen e armëve.
    Jevgjitët dhe latinët i marrin në tregun e zi për veprimtari kriminale.Armët janë simbol i lirisë dhe mëvetsisë.
    Amerikanët nuk presin nga shteti por i dalin vetes dhe pronë për zot……
    Unë vetë jam I armatosur dhe mjer ai që guxon të vijë i paftuar……..

  3. Niku says:

    AMENDAMENTI I DYTE I KUSHTETUTES I LEJON AMERIKANET TE MBAJNE ARME.PSE TE KENE VETEM KRIMINELET???ARMA QE SHKAKTON ME SHUME VRASJE ESHTE THIKA PASTAJ VJEN ARMA E ZJARRIT.NE SHTETET QE KA ME SHUME ARME ME LEJE KRIMI ESHTE ME I ULET.TE TJERAT JANE PRAPAGANDE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje