Në hollin e Ambasadës Bullgare në Tiranë është promovuar diten e hënë më 31 maj 2021, dokumentari televiziv me tri pjesë, “Vendlindja dhe origjina”, ku si objekt ka jetën e pakicave kombëtare bullgare në Shqipëri, e cila është njohur ligjërisht nga ligji Nr.96/2017, datë 13.10.2017. Dokumentari eshte realizuar mbi skenarin e z.Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, me regji të Engjëll Ndocaj-Mjeshtër i Madh, operator Arben Tafili me producent Gezim Kurti-Kryetar i Shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”.
Në promovimin e dokumentarit morën pjesë Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri z.Momtchil Raytchevski, deputetët Musa Ulqini, Edmond Spaho dhe Edlira Bode, antarë të grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Bullgari, z.Sead Kazanxhiu, Nënkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare, kryetar të Shoqatave të pakicave bullgare në vendin tonë, grupi realizues i dokumentarit, diplomatë të ambasadës, gazetarë etj.
Ambasadori Raytchevski, tha në fillim se është për të shënuar faktin se është realizuar një “ëndërr e emja”. “Pakica bullgare në shqipëri, tashmë është njohur ligjërisht. Ishin bërë disa dokumentarë për jetën e bashkëatdhetarëve tanë në Shqipëri. Por dëshira ime ishte të bëhej një dokumentar nga bullgarët për bullgarët. Kjo është një bazë e mirë për të bërë një dokumentar të madh. Ky dokumentar është standarti për më tej. Dokumentari që po promovojmë, dëshirojmë të ipet edhe në Bullgari. Bullgarët duhet të shikojnë se si jetojnë bullgarët në Shqipëri. Ky është vetëm hapi i parë dhe cdo vit do të bëjmë dicka më shumë”, tha Raytchevski.
Dokumentari “Vendlindja dhe origjina” u realizua në kuadrin e një projekti me mbështetjen financiare nga qeveria e Bullgarisë me produksionin e z.Gëzim Kurti, i cili ka 11 vite kryetar i shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”, i pranishëm në këtë aktivitet ka vlerësuar mbështetjen financiare të realizuar nga ambasada bullgare. “Kemi udhëtuar në të gjitha zonat ku jeton minoriteti bullgar në shqipëri. Kemi mësuar shumë gjëra që nuk i dinim si në Ostren, Shishtavec, Korcë, Strebleve, etj. kemi takuar njerës të përmalluar”, tha ai.
Selim Hoxhaj, skenaristi i dokumentarit në fjalën e tij ka falenderuar ambasadorin Raytchevski, për interesimin e treguar lidhur me financimin e projektit nga qeveria bullgare, deputetet Musa Ulqini dhe Edmond Spaho, jo vetëm janë pjesë e dokumentarit me prononcimet e tyre, por edhe kanë ndihmuar për realizimin e këtij dokumentari, pa përjashtuar edhe projekte të tjera. Ky dokumentar në tre pjesë, me rreth 40 minuta secili, është si një film me metrazh të gjatë. Ai u realizua në dy vite, nisi në fund të vitit që kaloi dhe përfundoi në prill të këtij viti, dhe duke patur parasysh kushtet e pandemisë, duhet falenderuar regjizori Engjell Ndocaj dhe tërë grupi realizues në përfundimin me sukses të këtij projekti artistik. Ka një panoramë të përgjithshme për pakicat bullgare në Shqipëri. “Dokumentari po përkthehet edhe në gjuhën bullgare, cka do të mundësoj edhe transmetimin në televizonet në Bullgari”, tha Hoxhaj.
Regjizori, Mjeshër i Madh, Engjëll Ndocaj tha se “para 30 vitesh kam qënë për hërë të parë në Bullgari. Pata një simpati të vecantë për atë vend dhe që atëhere kam shkuar shumë herë në Bullgari, prandaj kur me parashtruan idenë për këtë dokumentar e prita me shumë kënaqësi. Dokumentari që kemi realizuar me grupin krijues është i ndarë në tre pjesë, një udhëtim në historinë e komunitetit bullgar në Shqipëri. Ne nuk e dimë se kush ka qënë bullgari i parë që ka adhur në Shqipëri, por ne kemi ofruar në realizim dokumentat që kemi hasur, psh kemi dhënë Kishën e Gllavanicës ku është pagëzuar në shekullin e IX princ Borisi I. Apo letra e firmosur nga 39 firmëtarë, banorë nga fshati Vernik i Devollit, të cilët në vitin 1925 i dërgonin Ministrisë së Brëndëshme në Tiranë, kërkesën për hapjen e shkollës në gjuhën bullgare, etj. Ne si grup xhirimi realizues jemi ndjerë mirë me skenarin e s.Selim Hoxhaj. Falenderojmë zotin ambassador z.Momtchil Raytchevski, i cili bëri të realizohet ky dokumentar dhe ne besoi e shpërblyem atë”.
Për realizimin e dokumentarit grupi xhirues ka shkelur në zona të ndryshme ku jeton pakica bullgare si në: Ostren, Gollobordë, Streblevë, Boboshticë, Drenovë, Vernik, Shishtavec, Borje, Zapod, etj. janë sjellë opinione nga historianë, intelektuale, banorë, janë paraqitur dokumente historike, janë bërë xhirime në familje ku janë kënduar kengë te vjetra folklorike në gjuhën bullgare, etj. Jo vetëm e kaluara por edhe e sotme zë pjesë në dokumentar, jeta e banorëve, dëshira për dije, projekjet për arsimin, librat në bullgarisht që sjellin ndihmesë në ruajtjen e gjuhës, kujdesi i shtetit bullgar duke mbeshtetur financiarisht me projekte, por edhe interesi i qeverisë shqiptare për zhvillimin dhe financimin me projekte të këtyre zonave, si: Shishtavec, Drenovë dhe Streblevë në projektin “Programi i 100 fshatrave”, si pjesë e programit 4 vjecar, etj.
Dokumentari “Vendlindja dhe origjina”, për pakicat bullgare në Shqipëri, realizuar në tre pjesë, do të transmetohet së afërmi në ekranin e Televizionin Publik Shqiptar.
Ded Kola
Shteti shqiptar nuk duhet t’a lejojë këtë aktivitet të agjentëve bullgarë në Shqipëri. Duhet patur respekt për viktimat që ushtritë serbe dhe bullgare kryen gjatë dy luftrave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në zonën e Dibrës. Dokumentat dhe origjina e gollobordasve (kalabardhasve, emri i vjetër i saj) gjënden në librin e botuar në vitin 2019, nga shtëpia botuese “Dituria”, me titull “Origjina e gollobordasve të Dibrës (kalabardhët), me autor Agim R. Kasa. Shteti bullgar është përgjegjës për vrasjet që ka kryer në fillim të shekullit XX, dhe të mos paguajë individë të shitur duke ndruar etnicitetin e popullsisë se zonës, mbasi në këtë mënyre shkel të drejtat e njeriut të atyre që nuk e pranojnë këtë lloj biznesi.
Z. Kasa shprehet, citoj ne vijim: “…nuk jam historian nga profesioni…” qe do te thote ai ne librin e tij paraqet nje pjese te “historise” se tij dhe kjo nuk e permbys faktin qe ne territorin shqiptar ekziston pakica bullgare. Ata jane dhe do te jene pjese e historise…ky fakt eshte vertuar tashme me nje mori dokumentash e faktesh historike. Po i vertete eshte fakti qe ne Bullgari ekziston nje grup etnik shqiptar! Mos valle duhet ti mohojme edhe ata?!
Mirë greqia që tall bythën me shqiptarët, po la filluar edhe bullgaria!
Këta legenët që blihen nga ambasada bullgare,nuk i kontrollon kush?? Shqiptarë myslimanë na dolën bullgarë??
Shteti i pjerdhur shqiptar ,që gënjehet nga evropa për bisedimet për be- në,ka njohur 9 pakica fallco. Turp dhe ofendim për shqiptarët
Golloborda pervec te folmes ne maqedonisht, asgje nuk e lidh me Maqedonine, pa lere Bullgarin ! Per analogji eshte identike me Himaren greqishtfolese. Eshte i pafalshem transformimi i identitetit kombetar shqiptar i kesaj treve!? Po ti pyesesh edhe vete gollobordasit per etnicitetin e tyre, pa hezituar por edhe me cudi te te thone! Perse vihet ne dyshim qenia e tyre shqiptare!?
Nuk ka gjuhe “maqedonase”. Sllavet e Maqedonise flasin bullgarisht, dialektin perendimor te saj!
Gollobordasit jane shqiptare, te njohur si mjeshtra te ndertimit, flasin edhe bullgarisht per shkak te marredhenieve te tyre te vazhdueshme me zonat sllave ne lindje , pasi ata shkonin gjithmone per ndertime ne ato zona! Ndersa ne Shishtavec banoret jane vertet me origjine bullgare, te ardhur rreth 500-600 vite me pare, pasi persekutoheshin nga bullgaret si anetare te nje degezimi te vecante kristian. Islamizimi i tyre eshte i mevonshem. Ne Drenove nuk ka ndonje bullgar, se na cuditen? Ne Boboshtice ka disa familje te ardhura para shume brezash, qe mendohet se mund te jene me origjine bullgare.
Ne fakt eshte shume me mire qe keto pakica te parendesishme te konsiderohen bullgare dhe jo “maqedonase”!!!
Politika e Maqedonise u perpoq per vite me rradhe qe keto pakica te vogla ti permblidhte bashke me “pakica maqedonase”, sebashku me shulet e Liqenasit (Pustecit), nderkohe qe politika e Bullgarise vazhdon perpiqet qe shulet e Liqenasit ti permbledhe ne “pakicat bullgare”!
Ne falt bullgare dhe sllavo-maqedonas jane e njejta gje, thjesht ceshtje krahinore-dialektore.
Pakica Bullgare Fallso! Turp per shtetin shqiptar qe po e shkreton vendin dita dites! Po paraqiten si bullgar tjesht per nje pasaporte per Europe!
SHTET BASTARD, I POSHTER, NUK KA PAKICA BULLGARE DHE AS SERBE SI ATO TE LIBOFSHES. NDYRESIRA….
Ky promovim eshte nje skandal i radhes i diplomacise dhe i shtetit bullgar, nje vazhdim ne politiken nacionaliste bullgare ndaj trojeve shqiptare. Eshte e tepert ta themi nje gje qe dihet historikisht, por meqe vazhdohet me poshtersi te tilla nacionaliste nga Ambasada Bullgare, e themi edhe nje here per publikun dhe shtetin shqiptar: ne krahinen e Kalabardhes (Gollobordes – sipas sllaveve) nuk ka asnje person me kombesi sllave, as bullgare, as maqedonase. Nuk ka patur historikisht ne Kalabardhe bullgare. Nuk ka minoritet bullgar ne Kalabardhe, as ne Ostren, as ne Stebleve, as ne Klenje, ne asnje fshat te kesaj krahine patriotike shqiptare. Kete ua ka thene vete bullgareve Drejtori i Pergjithshem i Arkivave te Bullgarise. Por Ambasada Bullgare vazhdon te beje politike antikombetare shqiptare, duke sajuar minoritet fallco ne Shqiperi, me pasaporta fallco, me qellim te nderhyrjes ne punet e brendshme te shtetit shqiptar. Dhe per kete gjen disa injorant, disa pijanece apo batakcinje rasputine qe i paguan per keto veprimtari antikombetare ndaj Shqiperise.
Kalabardhasit e dine mire origjinen e tyre iliro-arberore dhe jane krenar per te. Nuk ua mohon dot kush identitetin e tyre iliro-arberor, packa se turpi i parlamentit shqiptar, i deputeteve amorale shqiptare, votuan nje ligj te padrejte per pakicen bullgare. Po te mos ishin shqiptar kalabardhasit, nuk do ti shponte me bajoneta ushtria bullgare, nuk do i vriste ne pragun e shtepise, i groposen te gjalle si patriotin Elez Koci, nuk do ua digjnin shtepite, nuk do i burgoste, nuk do i internonte ata qe ta zbraste krahinen tone. Kalabardhasit i kane pritur me pushke bullgaret perhere, se kane ardhur si pushtues.
Ambasada e Bullgarise ne Tirane te mos punoje nen rrogoz per te manipuluar opinionin dhe politiken shqiptare, sikur ka minoritet bullgar ne Shqiperi. Ne Shqiperi nuk ka minoritet bullgar, por ka shtetas shqiptar qe kane nevoje per pasaporten bullgare per te ikur e punuar ne vendet e BE. Bullgaria vete ka arrestuar mbi 22 veta ne Bullgari, anetar te rrjetit qe shperndan 1892 pasaporta bullgare fallco per shqiptaret, pra, me dokumente fallco. Ndersa institucionet shqiptare mbyllin syte para kesaj veprimtarie antikombetare te bullgareve dhe fallsikatoreve shqiptar si H.P., megjithese i kane te gjitha informacionet per shitjen e pasaportave bullgare fallco per shqiptaret qe paguajne nga 4.000-5.000 apo
10.000-15.000 Euro, sic duket edhe ata mund te jene perfshire ne kete veprimtari kriminale. Kete e kane denoncuar shume here intelektualet kalabardhas ne median e shkruar dhe ate elektronike, por edhe me petiocione drejtuar presidentit te Republikes, Parlamentit, Kryeministrit etj. Perseri autoritetet shqiptare mbyllin syte, qofte edhe SHISH apo SPAK. Dhenia e pasaportave bullgare ka ndikuar shume ne shpopullimin e krahines sone dhe te gjithe me pasapotat bullgare kane ikur ne drejtim te perendimit, ne Gjermani, Itali, Angli etj., asnje ne Bullgari, atje ku e kane “atdheun meme”!? Kalabardhasit jane ne trojet e katragjysherve te tyre dhe vendlindja dhe origjina e kalabardhasve eshte Shqiperia dhe origjina e tyre eshte e iliro-arberore. Nese doni, bejeni ADN-ne e dikujt qe ju pretendoni se eshte bullgar dhe do bindeni.
Lakrat e kesaj politike nacionaliste te Bullgarise ndaj Shqiperise do te duken me mire sapo Shqiperia te behet anetare e BE, dhe nuk ka nevoje kush per pasaporten bullgare. Por deri atehere demi do jete bere ndaj Shqiperise, se do largohet popullsia jashte vendit dhe demtohet vendi yne. Por kjo nuk u intereson poitikaneve amorale shqiptare, qe lejojne agjenturen bullgare te beje kerdine ne Shqiperi.
Nje thirrje i bejme edhe autoreve te ketij dokumentari, qe pak u intereson interesi kombetar shqiptar, nuk u intereson e verteta historike dhe e identitetit, e origjines, nuk u intereson dinjiteti i popullsise herokike te Kalabardhes, qe e shesin per ca kacidhe nga fondi i Ambasades. Dhe keshtu i sherbejne te huajve, pa pike morali. Sikurse edhe dokumentaret e tjere te transmetuar nga RTSH per kete teme, me mashtrimet e H.P, si kryetar i shoqates, njeri i paprincip, xhvates i shqiptareve dhe fallsifikator. Turp qe RTSH, si institucion shteteror, te beje politike antikombetare duke transmetuar dokumentare te tille disa here, mbushur plote fallsifikime dhe hapur antikombetare, duke bere keshtu nje krim.
Zoti ambasador i Bullgarise duhet ta dije, qe ka plote shqiptare ne Bullgari, dhe shteti e ambasada shqiptare nuk bejne dhe nuk duhet te bejne nje politike antikombetare ndaj bullgarise, por te kujdesen vetem per ata, per te ruajtur identitetin dhe trashgimine etnike. Por nuk ka dhene asnje pasaporte fallco per bullgaret, nuk ka kerkuar krijim pakice shqiptare, apo bashkish apo komuna shqiptare. Keshtu edhe Bullgaria duhet te luftoje per forcimin e miqesise dhe jo te beje politike nacionaliste ndaj Shqiperise. Keshtu, para se ta perktheni dokumentarin per publikun bullgar, spastroheni nga fallsifikimet dhe propoganda per identitetin e Kalabardhasve, se jane shqiptar te paster.
Edhe nje here, turp per shtetin dhe institucionet shqiptare qe nuk reagojne per kete politike nacionaliste dhe fallsifikim te se vertetes se identitetit dhe te vertetes historike, te pakten per krahinen e Kalabardhes, historine e se ciles e njohim bukur mire. Turp per deputet te tille qe ose jane te paditur ose nuk jane patriote, qe lejojne te tilla projekte te mbushura me fallsifikime dhe mashtrime per identitetin tone shqiptar.
E verteta historike e origjines se Kalabardhasve eshte thene nga shume autore, historiane kalabardhes. Lexojini keta te verteta dhe do bindeni, nese vertet respektoni principet e ndershmerise, te se vertetes dhe te miqesise se mire mes dy vendeve tona.
Hiqni dore nga politikat nacionaliste.
Edhe Kadri edhe Daut
Qenkë historian i kulluar me 8 klasë shkollë.
I paske hyrë thellë nacionalizmit bullgar duke harruar që jini më të këqinj se Serbët ,grekërit e me rradhë për nacionalistë
Shqiptarët në Bullgari kanë të drejta më shumë se bullgarët në shqipëri.
Erdhi turku ndejti 500 vite ju ndërroi fenë, ju vrau e preu , ju ndërroi emrat ,në vend të kishave ndërtoi xhamija …po si mutin nuk ja mësuat dhe gjuhën ?
Ne shqipen letrare nga klasa e parë e mësuam shumë mirë mbas bullgarishtes ..gjuhës së nënës
Ne e dimë gjuhen tuaj ju gjuhën tonë nuk e dini
Pra nuk jemi të njëjtë por të ndryshëm.
Po i bie shkurt.
Gjyshet tona nuk mësuan asnjë fjalë shqip.
Pasi mbas 1915-1925 i kaloi golloborda me 7600 frymë bullgaro fonë, filluan të flisnin shqip vetëm prindërit tanë.
Politikat e shtetit shqiptar e shpopulluan në 45 vite
Tani keni fillu të shpopulloni krejt shqipërinë
Shihni hallet tuaja se po vriteni njëri me tjetrin, kalorësve u varen këmbët.
Herë tjetër u vini emra shqiptarë fëmijëve tuajse turku ka 110 vite që ka ikur
Më vjen keq që harxhova kohë për të bërë replikë me një nacionalist me emër turku, shqip folës
Zdravej Kadri Dautoviç.
Ilo, mire do ishte te mblidhje leckat e te ikje ne vendin tend te origjines, nese je vertet bullgar dhe e do Bullgarine. Une jam ne atdheun tim, ne Shqiperine e bukur, ku e kam gjakun tim. Keshtu une jam nacionalist dhe ri ne vendim tim, ndersa ti perse ri ne vendin tim, kur e dashke Bullgarine?!
Largohu nga Shqiperia me te mire, Ilo. Shqiperia nuk ka nevoje te popullohet nga sllave.
Pirdh o Daut pirdh ?
Z. Dauti,
Ju lutem, studioheni historine 360 grade!
Sikunder me te drejte kerkoni qe te degjohet zeri i atyre qe kendojne ne trojet greke ne gjuhen shqipe, duhet te pranoni edhe te vertetat historike dhe faktin qe ne trojet shqiptare ne zonat e Gollobordes, Gores, etj. kendojme dhe vajtojme ne gjuhen e vjeter bullgare!
Po, Bashkim, historine e shikoje 720 grade, dhe shoh pushtimin, vrasjet, djegiet, plackitjet qe bullgaret u kane bere shqiptareve. Shohe edhe aktualisht politiken nacionaliste bullgare ndaj Shqiperise, qe kerkon te nderhyje ne punet e brendshme, qe kerkon deputet ne parlament, ministri, drejtore drejtorise apo edhe bashki por me nje qellim, qe te vjedhin sa me shume shqiptaret, tu shehin pasaporta fallco, ti largojne shqiptaret drejte vendeve perendimore etj. Shqiptaret asnjehere nuk i kane pushtuar trojet e te tjereve, pra as Bullgarine.
E verteta historike eshte ajo, qe nese ndonje bullgar i ardhur si pushtues, si coban apo si hizmeqar ne trojet shqiptare dhe ka mbetur ketu, ose te ri si njeri ose te iki andej nga ka ardhur.
Shqiptaret jane vetem ne trojet e tyre dhe kane te drejten legjitime te jetojne te lire ne trojet e sterlashta. Edhe ju shkoni te trojet tuaja, ne Urale.
Me këto mend që paske ti i bie që Italia, Greqia,Anglia, Gjermania,Amerika dhe shumë shtete të tjerë, ti kthejë shqiptarët aty ku punojnë dhe jetojnë ?
Po po u kthyhen të gjithë këtu si thua ti ,
pastaj do hani veshët e njëri -tjetrit.
Ju me kaq sa jeni këtu po vriteni përditë
Po vrisni vëllai vëllanë çfarë je tu këndu o shoku ??
Gezim,
Njeriu qe eshte i drejte e fisnik, qe ka burreri duhet te tregoj emrin dhe mbiemrin.
Uroje te mos jesh ai person qe supozoj se je, nje shqiptar i shitur te bullgaret per te fituar para.
Se cfare bejme ne vella me vella eshte puna jone, por vellai te pakten do ta ruaj kocken, por i huaji te zhduk edhe kockat, edhe varret.
Nese je vertet bullgar, shko ne Bullgari e behu anetar i partise nacionaliste Ataka! Se mund te behesh deputet atje dhe do te te japin edhe dekorate. Ketu ne Shqiperi nuk ke shanse te behesh deputet dhe te mbjellesh percarje mes nesh.
Qofshi ju qe jeni!
Gezim,
Njeriu qe eshte i drejte e fisnik, qe ka burreri duhet te tregoj emrin dhe mbiemrin.
Uroje te mos jesh ai person qe supozoj se je, nje shqiptar i shitur te bullgaret per te fituar para.
Se cfare bejme ne vella me vella eshte puna jone, por vellai te pakten do ta ruaj kocken, por i huaji te zhduk edhe kockat, edhe varret.
Ti mund te shkosh ne Bullgari e te behesh anetar i partise nacionaliste ekstreme Ataka, e ti sherbesh me mire nacionalizmit bullgar shovinist ndaj trojeve shqiptare dhe keshtu mund t behesh deputet dhe mund te marresh edhe dekorata, se ne Shqiperi nuk ke shanse, se do ti hane veshet.
Qofshi ju qe jeni!
Hë mo Kadri e more pasaportën bullgare ?
Unë nuk kam lecka si puna jote që për ato lecka ndërrove fe e nishan , por jam më i pasur se ty si ekonomikisht ashtu dhe me kulturë , jam më europian se ty , prandaj nuk jemi të njëjtë .
O i mjerë se shikon se çfarë thua dhe çfarë nxjerr nga goja o Kadri ?
Merr shembull nga shqiptarët e tu që jetojnë dhe punojnë në harmoni me bullgarët në Bullgari.
Unë nuk do të marr leje ty se ku do jetoj .
Ti je një nacionalist i sëmurë i barabartë me grekët që përdorin metoda fshesa ndaj mijëra shqiptarëve në Greqi.
Ti je një nga ata që e turpëron Shqipërinë.
Unë këtu ku jetoj , jetoj me dinjitet dhe respekt .
Kurse ti gjithë jetën do rropatesh duke kërkuar për një jetë më të mirë.
Unë kam lindur europian kurse me njërëz shovinistë si puna jote ,Shqipëria do e shohë me dylbi Bashkimin Europian
Jeni një minus për Shqipërinë ,një nacionalist i keq .
Ehuuaa …ti nuk ke akoma as emër dhe as mbiemër shqiptari , por i ke të huazuar .
Po qe se unë duhet do të shkoja në Bullgari , ti duhet të shkoje në Turqi sepse ke 100% emër e mbiemër turk.
Reflekto dhe hiqe mellfin e sëmurë që ke në shpirt ,hiqe të ligën turke që ju është rrënjosur për 500 vite dhe bëhu shqiptar i vërtetë që të nderosh pak Skëndërbeun, Nolin, Nënë Terezën dhe bëhu dhe një çikë europian se nuk të ka lezet.
O Ilo,
nese je burre trego emrin dhe mbiemrin e vertet, dhe mos u fshikeshtu me emrin.
Une jam ne token e katragjysherve te mi, jam shqiptar i vertet, jam atdhetar i vendit tim dhe i sherbej dhe e nderoj vendit tim.
Une nuk jam sharlatan si puna jote e ndonje spiuni apo te shituri, qe ha buken ne Shqiperi dhe na tregon ne kufijte.
Ti, nese je vertet bullgar, ske pse e mbur Skenderbeun apo Nene Terezen, por mund te shkosh te nderosh rilindasit bullgare shoviniste.
Nese vertet je trim, for me emer dhe mbiemer, Ilo!
O Ilo,
nese ke burreri trego emrin dhe mbiemrin e vertet, dhe mos u fshi keshtu si struci me koken ne rere.
I mire apo i keq, nacionalist apo internacionalist, me shkolle e pa shkolle, une jam shqiptar, jam ne token e katragjysherve te mi.
Megjithese nuk te kam kerkuar mend nga ti, por perseri e faleminderit qe me tregon te jem atdhetar e te nderoj vendin tim. Por per kufijte nuk ka perse mi tregon, se mi kane treguar te paret e mi, qe e kane fytyren te bardhe para gjithe botes.
Ti, nese je vertet bullgar, ske pse e mbur Skenderbeun apo Nene Terezen, por mund te shkosh tu vesh ndonje kurore me lule rilindasit bullgare shoviniste dhe behu antar i partise nacionaliste ekstreme Ataka.
Nese vertet je trim, fol me emer dhe mbiemer, Ilo!