Cilësia e ujrave të plazheve në 2020-ën, Agjencia Europiane e Mjedisit: 95.8% brenda standardeve, përkeqësohen lumenjtë e liqenet

2 Qershor 2021, 14:18Bota TEMA

Cilësia e ujrave plazheve u përmirësuan gjatë vitit 2020, në raport me një vit më parë sipas raportit të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit.

Sipas këtij raporti, 95.8% e ujërave të raportuara janë në përputhje me standardet minimale të cilësisë të Direktivës Europiane të Ujrave Larës, duke u klasifikuar kështu “të mjaftueshëm”, “mirë” ose “shkëlqyer”.

Më konkretisht, me nivelin “shkëlqyer rezulton 76.5% e ujëarve larës, ndërsa 17.6% futen në klasifikimin “mirë”.

Vetëm 4.2% e mostarve rezultojnë në gjendje “të keqe” për vitin 2020, teksa të dhënat janë nxjerrë pas analizimit të 1071 mostrave.

Përmirësimi i cilësisë së ujërave të plazheve mund të shpjegohet edhe me aktivitetin më të ulët gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19, çka bëri që numri i pushuesve në bregdet të ishte më i vogël.

Ndërkaq, ndryshe paraqitet situate e cilësisë së ujërave të brendshëm të plazheve që ndodhen në lumenj dhe liqene, pasi sipas raportit të Agjencisë Europiane të Mjedisit, vihet re rritja e ujërave që klasifikohen me cilësi “të keqe”.

Sipas të njëjtit raport, gjatë vitit 2019, asnjë prej këtyre ujrave nuk klasifikohej s ii tillë, ndërkohë që gjatë vitit që lamë pas vihet re një rritje me 33% e tyre.

Cilësia e ujërave të plazheve vlerësohet përmes matjes së 2 treguesve mikrobialë, që janë Escherichia Coli dhe Enterokoket e zorrëve.

1 komente në “Cilësia e ujrave të plazheve në 2020-ën, Agjencia Europiane e Mjedisit: 95.8% brenda standardeve, përkeqësohen lumenjtë e liqenet”

  1. medie bla bla -blash qe elbin era fekale .
    Pth eshte e kote me u marre me kta pseudo qe kan pushtuar gjithcka ne ate vend dhe qelbin ngado.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje