VIDEO: Avioni bën ulje emergjente në... autostradë

2 Qershor 2021, 11:39Lifestyle TEMA

Një avion i vogël u detyrua të bënte ulje emergjente në një autostradë me trafik të rënduar në Kaliforni, pasi instruktori dhe një student, të cilët ishin në bordin e avionit, hasën në një problem të motorit.

Avioni i tipit “Cessna” ishte duke fluturuar pranë Los Anxhelosit kur instruktori Brian Carson bëri një telefonatë për problemin në motor, ndërsa më pas u detyrua të bënte ulje emergjente në autostradën në Westlake Village.

Instruktori, edhe pse me dhjetëra makinave në autostradë, arriti të bëjë ulje të sigurt duke mos lënduar asnjë person.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje