FOTOT: Mëngjeset e shtrenjta të kryeministres hapin debat politik

1 Qershor 2021, 18:19Lifestyle TEMA
FOTOT: Mëngjeset e shtrenjta të kryeministres hapin debat politik

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, është vënë në “shënjestër” ditë e fundit, pasi mediat vendase raportuan se ajo kishte shpenzuar më shumë për ushqimin sesa parashikohet në listën e shpenzimeve që mbulon buxheti.

E përditshmja finlandeze “Iltalehti” zbuloi se Marin kishte shpenzuar për ushqimin e mëngjesit 850 € në muaj, gati tre herë më shumë se 300 € në muaj që sipas gazetës është pagesa e parashikuar. Shkrimi  ngriti pikëpyetjen nëse kryeministres duhet t’i paguhet ushqimi me paratë e shtetit.

Ndërsa kryeministria reagoi me një njoftim për shtyp në të cilin thuhej se nga janari 2020 deri në maj 2021, kostoja e përdorimit të shërbimeve të hotelierisë nga Marin, kur jetonte në një rezidencë zyrtare ishte 14 363,20 €, ose mesatarisht 845 € në muaj.

Vetë Marin i tha transmetuesit YLE se thjesht kishte ndjekur rregullat që kishte gjetur në zbatim kur ka marrë detyrën, por nëse është nevoja, rregullohet do të përmirësohen.

Edhe policia e Helsinkit u bë pjesë e këtij debati, duke deklaruar se do të nisë një hetime për të vlerësuar nëse kryeministrja në bërë shkelje. Por hetimi do të përqendrohet te stafi i saj dhe jo te ajo personalisht.

E gjetur në këtë situatë, Marin ka nxituar të japë sqarime dhe lidhur me dasmën e saj vitin e kaluar. “Shpenzimet e dasmës I kam hequr vetë”, njoftoi ajo në Tuiter.

Si edehe në vende të tjera të Europës, skandale të kësaj natyre u kanë kushtuar detyrën zyrtarëve finlandezë të përfshirë në to. Vitin e kaluar, ministrja e Financave, Katri Kulmuni, për shpenzim të parave publike në një trajnim mediatik.

Por për momentin, ky nuk duket të jetë rasti i kryeministres.

11 komente në “FOTOT: Mëngjeset e shtrenjta të kryeministres hapin debat politik”

  1. Qerim Vidohova says:

    Nga fotot bëhet fjalë për një ëngjëll perëndie. Sa për shumat për të cilat flitet, kjo bënë të qeshi me lot çdo politikanë shqiptar.

  2. DinPak says:

    O Zot! Si ka mundesi, ne keto vendet nordike, femra, nqs zgjidhen ne pozicione te larta publike, behet me e bute, me e embel, gati engjellore!
    Po e le me kaq dhe nuk po vazhdoj me.

  3. Raimond vlonjati says:

    Rama ka shkuar per te pare nje ndeshje Basketbolli deri ne Los Angelos ku pagoi 25 mij dollare per bileten ne radhen e pare,
    dhe nuk i tha njeri “plac me goje”
    se normal i lejohet … se duhet pak relaks, se u lodh tuj bljell hashash ne gjithe Shqiperine

    1. miri says:

      RAY VLONJAKU PREJ TROPOJET

  4. rexha 10 says:

    TE IMAGJNONI QE NE SHQIPERI TE ISHIN KETA RREGULLA JO PER MINISTRAT ,PORE PER HAJDUTERIT MINISTRA.TE GJITHE NUKE DUAN TIA DIJNE PER PARATE PUBLIKE .EKSPERIENCE ME TE MADHE E KA ISHE MINISTRI I MBROJTJES MEDIU ,ME SEKRETAREN E VETE KURE SHKOJNE NE SHBA.
    LERE PASTAJE KRUSHQITE ,DHE FAMILJARET E MINISTRAVE QE U JEPET SHUME PER TE BERE BIZNES. SIDOMOSE GRAVET TE TYRE.

  5. Mokrari says:

    Perafersisht 25€ per mengjes, per standartin nordik esht krejt ne rregull, po pse gjith ai yll me petullat e rremes do ushqehet, pa Ti bejn mir frutat dhe salmonet se o si shpirt parajse. Te marr nuse ne moker dhe do I jap koran me thana. Trangullin nuk do ja ndaj.

  6. miri says:

    RAY VLONJAKU PREJ TROPOJET

  7. Arbërit e Jonit says:

    E akuzojnë se ka shpenzuar 850€ në muaj vetëm për mëngjes?? Hahaha përfytyroni politikanët tanë, 850€ i kanë vetëm për kafe gjatë ditës… ?? Jemi 300 vjet larg nga këto vende…

  8. Kujtim Koroni says:

    Mos i botoni këto shkrime se i zë turpi politikanët Shqiptarë ……!

  9. Sadiku says:

    Rekomandohet ta lexoj S.Berisha she I.Meta.

  10. e verteta says:

    Duket zonja qe nga fytyra ndersa ketyre tonave i shndrit djallezia ne sy por faji seshte i tyre por i kryeministrit qe i zgjedh vete SHTRIGA.. GRIFSHA GORE…. DHE HAJDUTE……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje