FOTOT: Hapet “pishina qiellore” në Londër, lidh dy kulla

1 Qershor 2021, 12:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Hapet “pishina qiellore” në Londër, lidh dy kulla

Hapet pishina më e re dhe më luksoze në Londër. Pishina “qiellore” është e gjatë 25 metra dhe lidh dy prej qiellgërvishtësve më të rinj në Londër, të vendosur në lagjen “Nine Elms”.

E varur në 35 metra lartësi, ajo mund të përdoret vetëm nga banorët e dy kullave rezidenciale që tashmë kanë provuar ndjesinë e të notuarit në një pishinë të tillë.

Në total, në të dyja godinat do të ketë 2000 apartamente, me çmimet që fillojnë nga 600 mijë deri në 5 milionë paund, për suitat e katit të fundit.

Pishina, e gjitha prej xhami u prodhua në Kolorado, SHBA, dhe bëri mbi 8 mijë km deri në Londër.

1 komente në “FOTOT: Hapet “pishina qiellore” në Londër, lidh dy kulla”

  1. TURIEMIGR says:

    QIELLGERVISHES ME 10 KATE…O ZOT….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje