FOTOT: Qendra “Stalin”, aty ku rehabilitohet figura e diktatorit sovjetik

31 Maj 2021, 15:19Lifestyle TEMA
FOTOT: Qendra “Stalin”, aty ku rehabilitohet figura e diktatorit

Nën regjimin e tij, rreth 1,7 milionë qytetarë sovjetikë u dërguan në kampe internimi, ndërsa 690 mijë u ekzekutuan. Megjithatë, Joseph Stalin është një personazh që ka ende admiruesit e tij në Rusi.

Në qytetin e vogël Bor, buzë lumit Vollga, rehabilitimi i figurës së diktatorit është më i dukshëm se kudo. Pak ditë më parë, aty u përurua një monument i ngritur rishtazi i Stalin, i cili shërben si simbol i qendrës që mban emrin e tij, një muze edukativ që paraqit anët pozitive të regjimit të tij.

“Stalin ishte sunduesi më i mirë. Fitoi luftën dhe rindërtoi vendin nga gërmadhat”, thotë për NBC News Aleksey Zorov, 44 vjeç. Ai nuk është i vetmi që e mendon kështu. Një pjesë e mirë e shoqërisë ruse mendon se kujtimi i tij rikthen në vëmendje një epokë madhështore. Edhe presidenti rus, Vladimir Putin, e ka mbështetur këtë qasje, si një mënyrë për të hequr vëmendjen nga problemet e sotme të Rusisë.

Statuja në Bor është vetëm një nga shumë të tjera që janë ngritur së fundmi në disa qytete ruse. Popullariteti i diktatorit është në rritje, siç tregon edhe një sondazh i realizuar nga Levada Center, sipas të cilit 70% e rusëve miratojnë politikat e ndjekura prej tij.

7 komente në “FOTOT: Qendra “Stalin”, aty ku rehabilitohet figura e diktatorit sovjetik”

  1. Korabi says:

    uuu une mendova se jane sorrat veterane partizione tonat sepse nga surrati me duken te njejtit fytyra te shemtuara

    1. kuksiani says:

      Ne fakt jane fytyra shume simpatike!

  2. Niku says:

    Nuk jam stalinist, perkundrazi, por na cate bythen me keto propaganda enveriane sipas oreksit… Dhe shpjegohem: po amerikanet qe vrane brenda pese sekondave po aq njerez ne Japoni, femije e pleq pa dallim, aq sa Stalini egzekutoi si armiq gjate gjithe sundimit te tij, CFARE JANE…!!!??? Kampione te Demokracise…!!!??? Pergjigju Mero…!!!

  3. lato says:

    Po kete monument e paskan vjedhur ne Tirane???!!!Ka qene ne qender te Tiranes, ne sheshin Skenderbej.

    1. i relaksuar says:

      Ne sheshin Skenderbej ka qene per nje kohe fare te shkurter, nje kohe te gjate ka qene te sheshi perballe Galerise se Arteve te Bulevardi

    2. i relaksuar says:

      Ne sheshin Skenderbej, nje e tille ka qene per nje kohe fare te shkurter, nje kohe te gjate statuja ka qene te sheshi perballe Galerise se Arteve te Bulevardi.

  4. epo kjo pune says:

    per ne beri goxha, nga ultimatumi jugosllavise, vaporet me drith, fabrikat, shkollimi e pergatitja specialisteve, mbrojtja… diktator ishte por Jo si keta plehrat qe e vjedhin e vrasin popullin e llapin per demokraci. Amerika e Rusia shpetuan nje bote te tere nga fashizmi, Rusia me miliona deshmore dhe Amerika qe megjithse e ndante oqeani nga nazizmi, prape coi bijte e saj per te luftuar nazizmin. respekte Amerikes e Stalinit qe I dolen ballas nazizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje