FOTOT: “Armada spanjolle”, superjahti që do të “çmendë” edhe të pasurit

1 Qershor 2021, 15:37Lifestyle TEMA
FOTOT: “Armada spanjolle”, superjahti që do të

Nëse jeni një i pasionuar ndaj lundrimit dhe jetës luksoze, atëherë ky superjaht me 8 kuverta gjigante mund të jetë mjeti lundrues i ëndrrës suaj.

Ky është projekti më i madh i superjahteve me vela nga seria Goliath, e cila ka vend për uljen e disa helikopterëve, një fushë basketbolli, një fushë tenisi dhe 4 fusha hendbolli.

Kjo anije luksoze është një version modern i anijes spanjolle Galleon të shekullit të 16-të. Ajo mund të mbajë deri në 350 persona, 150 prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit.

Dizajni i saj i mrekullueshëm, një ndërthurje mes të kuqes e të bardhës, si dhe katër vela gjigante, i japin këtij superjahti një pamje moderne.

Kjo anije do të jetë e gjatë 158 metra. Edhe pse me një madhësi të tillë, nuk është jahti më i madh në botë, pasi vendi i parë mbahet nga “Azzam”, 179 metra i gjatë, i cili është në pronësi të mbretit të Abu Shabit

Projektuesi Steve Kozloff e quajti atë një “jaht eksplorues”, i cili do të ishte i aftë të lundronte në të gjithë botën në luks të garantuar.

Siguria nuk është lënë në plan të dytë, pasi 12 anije shpëtimi do të jenë falas. Ato mund të mbajnë deri në 30 persona secila.

2 komente në “FOTOT: “Armada spanjolle”, superjahti që do të “çmendë” edhe të pasurit”

  1. Un nuk jam i sigurt se nji Jaht i tille mundet te perballoje dallge te medha .
    Konstruksioni i lart eshte nji Minus i Madhe ne Statiken e Jahtit thene ndryshe ate te ruajtjes se balancane ,
    megjithate le te shpresojme qe Konstruktori ti ket ber mire Llogaritjet
    Ne nji menyre ose ne nji tjeter do ja degjojm Lajmin ktij Jahti qe sigurishte eshte i bukur e afron jopak divertimento ?

    1. Fatos says:

      O ekspert I midhjes dhe I peshkut, të gjithe shqiptarët si puna jote, plot tru edhe kur s’janë të zanatit. Ata që do shpenzojnë qindra milionë për këtë, I kanë bërë llogaritë mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje