“O ma hape derën”, fjalët e fundit të 35-vjeçarit për të ëmën: Si u ekzekutua me 15 plumba në derën e shtëpisë, Shkëlzen Velaj

3 Qershor 2021, 10:22Politika TEMA

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Shkëlzen Velajt, dje në orët e para të mëngjesit.

Pasi vuri se po ndiqej nga atentatorët, 35-vjeçari nxitoi për të dalë me vrap nga makina dhe u ngjit në shkallët e pallatit ku jetonte.

Por autorët nuk u ndalën dhe e ndoqën nga pas, duke e qëlluar me breshëri automatiku.

Fqinjët thonë se fjalët e fundit të tij ishin “o ma hape derën”, por me sa duket e ëma është trembur nga zhurmat dhe s’ka kuptuar se çfarë po ndodhte.

Fqinjët e viktimës shprehen se ai ishte një djalë i urtë dhe që shpesh herë interesohej dhe për jetën e komunitetit ku jetonte.

Sipas tyre, ngjarja i ka tronditur të gjithë pasi si i riu dhe nëna e tij gëzonin respekt të plotë në lagje.

Një nga banoret e pallatit në fjalën e saj thekson se nëna ka qenë dhe personi i parë që e ka parë 35 vjeçarin e vrarë, pasi djali i kishte thirrur për ti hapur derën.

“Pas ngjarjes kam qenë në shtëpinë e viktimës, dhe nëna e Shkëlzenit e ka marrë vesh pas orës 02:30.

Djali ka kërkuar që ti hapë derën dhe në një moment nga zhurma është trembur dhe mezi ka hapur derën kur ka parë dhe djalin e vrarë.

Ajo tashmë ka dhe një djalë tjetër në Itali, njërin ja vranë para 6 vitesh”, ka thënë fqinja.

Një tjetër banor  shprehet se kjo është një tragjedi që i ka ndodhur kësaj familje, duke theksuar se djali ishte një person i urtë dhe që respektohej nga të gjithë.

Nuk kishte fare probleme si person, ai interesohej dhe për shtrimin e rrugës, ai ishte shumë i rregullt. Grua më të mirë në botë se nëna e tij nuk gjen. Shumë fatkeqësi e madhe”, ka thënë banori.

Vetëm gjashtë vite më parë 35 vjeçarit i kishin vrarë të vëllanë Ardi Velaj, në të ashtuquajturën masakra e Çoles ku kanë humbur jetën tre të rinj.

Shkëlzen Velaj u ekzekutua me kallashnikov në momentin që po tentonte të futej në shtëpi.

Trupi i viktimës është qëlluar me 15 plumba. Sipas informacioneve, mësohet se plumbat i kanë prekur pjesën e barkut.

Autorët, që sipas burimeve zbrazën një karikator të tërë mbi të riun, e lanë të plagosur tek dera e shtëpisë dhe u larguan.

Policia tha se viktima u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijejtojë plagëve të marra.

15 komente në ““O ma hape derën”, fjalët e fundit të 35-vjeçarit për të ëmën: Si u ekzekutua me 15 plumba në derën e shtëpisë, Shkëlzen Velaj”

  1. Policia Shqiptare eshte nga me ordineret ne Bote e paafte te siguroj jeten qytetareve .
    Ju dhjefsha paradat qe beni poshte perpjet keni harxhuar Miljona € nga Buxheti i shtetit ,
    qe nnga makinat e reja lluksi e deri ke aramtimi e paisjet e necojeshme per Policine .
    Dhe kudo ka poerdhunime ,ka vrasje ,asnji veprim i Policise ,asnji Vrasje e parandaluar ,asnji Kontrolle per armbatje
    pa leje ,
    Kapterrat e Kapterret shetisin me Makina Lluksove duke u kapardis rrugeve te Shqiperise me gjujt noj far Sexi
    ptuuuuuuuuuuuuu maskarenje .
    Lere pasanej Bordellua Drejtesi .

    1. falcone says:

      hallall, plako.
      Polici qe si duhet as dreqit, qe nuk eshte asnjehere kur duhet te jete.
      Gjithe policite e europes luftojne per parandalim krimi. SIdomos krime te tilla qe jane pasoje e ngjarjeve te meparshme.
      eshte bere vlora si palermo, nga nje te vrare ne dite.

      1. falcone ,
        rrespekt …
        Eshte vertet cmenduri me ate qe ndodh ne Shqiperi .
        Policia i ka te gjitha mjetet sot te pergjoje , kontrolloje ,madje paralandoje Krimet .
        Vlora eshte nji nder Qytetet me te bukura ne Shqiperi e me gjere ,ka njerez shume te mire
        dhe eshte gjynah te lihet nen terrorin e Krimineleve e ca bandave qe diku tjeter Policia ne pak Vite ,nqs do kishte Vullnet
        e deshire per te bere detyren si Polici i kishte eleminuar ,shkrire dhe sot Vlora do ishte nji qytet ku jetohet jeta
        ashtu si ja ber edhe vet Zoti natyren .
        S’e kuptoj c’eshte ky Mallkim ndaj shqiptareve ,Vlores ?
        Kush qemdron mbas ksaj mbjellje Pasigurie ne kte qytet te bukur Bregdetare ku zbarokojn pothuaj gjithe Bota per turizem .
        Shtet i papergjegjshem .
        Turp te keni .Policia Shqiptare eshte e mbushur me hajvane qe dijne me marr vetem rrogen nga shteti asgje tjeter .
        Lamashet ne Polici drejtuar nga nji fshatare i humbur dhe nji MInister qe s’ja ka iden cdo te thote Polici e Siguri .

      2. Realisti says:

        I nderuar gazetar! Lajmin qe kjo vrasje ka ndodhur ne Vlore e mesova duke lexuar komentet mbi artukullin. Ndrushe nuk dihet gjo se kjo ka ndodhur ne Lushnje apo ne Cerrik…? E dyta, mbi artikullin, policia shqiptare me breke neper kembe dekada me radhe. Si kur u vra Santo i shkrete ne sy te policit po ashtu edhe sot kur pretendojme te jemi ne Evrope.
        Rammmaaaaaa…!!
        Bej policine!

  2. Qytetari says:

    Policia e Vlores ose eshte e paafte ose eshte ……, ose te dyja se bashku. Shteti, Drejtoria e Pergjithshme e Policise, Prokuroria e Pergjithshme, duhet te marrin urgjent ne dore situaten ne Vlore. Eshte e papranueshme qe ne Vlore te kemi ngjarje sikur ne Palermon e 1990 apo Vloren e pas 1997.

  3. LAÇJANI says:

    Rilindja po bën shtetin apo muuuu…

  4. shqiptari says:

    Policia e Vlores eshte kthyer ne zyre funerali.Shkojne ne vendngjarje pasi te kete vdekur viktima qe ta kene punen sa me te lehte.

  5. Gallofi i çoles. says:

    Do te donit Petrit Hakanin ju,qe dhe ju beri miq edhe ju ndaloi vrasjet.

  6. vlora.vlora says:

    Pse ka polici ne vlore ?cdo tre dite nga nje ekzekutim .Institucioni me i korruptuar ,policia dhe hipoteka

    1. Vlora 1 says:

      O Vlora se ma kujtove ,para dy ditesh shkon policia te arrestoj nje notere ne Vlore .Kjo e ka zyren ne mes te Vlores ne skele ..Nuk e arrestoi dot se kjo e mori vesh qe kish dal vendimi dhe u fsheh .kerko e kerko policia neper kazan plerash nuk e gjeti dot .Noterja vazhdon punon dhe policia nuk e shqetson .Si per ironi bashkeshorti i kesaj noteres eshte Ofices Policis gjyqsore dhe me sa duket keta presin qe ai te bej detyren si OPGj e ta dorzoj vete te kryej denimin me 2 vjet burg per fallsifikim tokash .Ja pra kjo eshte policia qe duam ,”,nuk shqetsohen kriminelet .Ata do i vras ndergjegja vete dhe nje dite do pendohen “.Po pse mor te degjeneruar nuk mbani nen mbikqyrje cdo kriminel o te korruptuar o fytyra te ndyra qe vetem polici nuk jeni.

  7. ardi says:

    Nje dore i ben kto ne vlore dhe ai eshte Robi i batos ose Ferdinand Llanaj nga Selenica e Vlores .Robi nga hasmerit e shumta jeton i blinduar nga kriminel dhe polici te korruptar ne selenic.Shkelzeni ishte nje nga djemte me te mire te Vlores,po sot te vret i keqi

  8. Taulant & Zigur. says:

    Per sa kohe te kemi ministra te brendeshem si Flamur Noka dhe Bujar Nishani, si dhe pas çdo arrestimi keqberesish, te kemi kontestime nga politika se gjoja po arreston anetaret e partise, policia, sado e afte te jete, do ti kete duart e lidhura.
    Shto ketu qe edhe ne polici, ka efektive qe kane pak qejf pasurimin brenda turnit.
    Shto ketu dembelizmin tradicional tonin.
    Shto ketu fjalet: “Shqiperi hesapi”

  9. Leshattack says:

    Policia duhet te zhduket eshte ane me kriminelet,,,,,ndoshta Klubi i gjuetareve do te jete me Efikas….eshte Turp te vritet tjetri pa arme dhe duke hyre ne shtepi more ju qifsha motrat….burrecat jane njerezit me te ulet dhe Po e tregojne,duke qelluar njerez me femije dhe duke hyre ne shtepi,,,…Shqiptaret nuk duhet ti ndajne armet se nuk ju mbron askush o te mjere,,Po te kishte Arme ky djali do ishte ndryshe puna….shume vrases te pabese,,me siguri Gjykatja kurve e Elbasanit i ka miq dhe per dy vite I nxjerr pa lare…..cdo dite vrasje A ka Qeveri ky vend a ka minister rendi,,,ik ore Quqi ha ndonje kos se nuk ben per kete pune ti…

  10. taso kume says:

    NUK eshte per te folur ,turp i madh u kethye VLORA qyteti im i lindjes si PALERMO ne vitet 70-80 ku mafia bente ligjin turpi bije ne radhe te pare tek POLICIA o nuk do ti parandaloje duke i lene te vrasin njeri tjetrin ,o bashkepunon se te gjithe VLONJATET e dine se ne VLORE ben ligjin grupi SELENICES dhe grupi çam , dhe gazetaria me injorante , se mos te ishte permendur lagjia çole nuk do mirej vesh se ne cilin qytet ka ndodhur.

  11. albi says:

    E trishte. jam nga Vlora por kam disa vite qe jam larguar.Para disa diteve isha atje.Per te ardhur keq, qytet i frikshem.Fytyra te panjohura qe nuk kane lidhje me Vloren time dhe te brezit tim. Ndjehej nje tererror i heshtur .Babezi me ndertimet qe kane pushtuar buzen e ujit, ne Uje te Ftohte , tek Kalaja, Radhime e me tej.Fytyra njerzish te lodhur….
    Sa keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje