Nga Mikhael Sobolik, Newsweek
Për pjesën më të madhe të botës, përvjetori i masakrës në Sheshin Tiananmen,ka të bëjë me imazhet ende makabre të studentëve që protestonin plot shpresë, dhe tanket e hekurt që i shtypën së bashku me thirrjet e tyre për liri.
Por në Kinë më 4 qershor nuk do të përkujtohet asgjë,sepse për Partinë Komuniste Kineze (PKK), atë ditë nuk ndodhi asgjë. Në librin e tij tronditës “Jeta në shtetin kinez të mbikëqyrjes”, Kai Strittmatter përshkruan në detaje përpjekjet e PKK për ta fshirë atë ngjarje – jo vetëm nga librat e historisë, por nga mendjet e popullit kinez.
“Ju do të gjeni shënime në Baidu Baike (Wikipedia e Kinës), për vitet 1988 dhe 1990, por viti 1989 nuk ekziston. Nga historia është fshirë një vit i tërë”-thotë ai. Kryqëzata e Partisë Komuniste ka qenë kryesisht e suksesshme për të “ndryshuar” kujtesën e 1.4 miliardë njerëzve.
Në këmbim të të menduarit mbi të drejtat e njeriut dhe për të pasur një jetë të qetë, PKK -ja u ka garantuar më shumë të mira ekonomike. Por Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping dhe shokët e tij nuk duan që të rrezikojnë, sidomos tani që rritja ekonomike po ngadalësohet, dhe kur ka plakje të ndjeshme të popullsisë.
Përmes vetë-censurës së stimuluar dhe konformitetit me ndihmën e sistemit të saj të “krediteve sociale”, Partia Komuniste Kinze beson se mund të parandalojë më shumë “incidente” si ai që ndodhi në Sheshi Tiananmen në Pekin 32 vite më parë.
Gjithsesi, shumë shpesh fasada bie dhe brutaliteti i regjimit shfaqet në shkallë të plotë. Sheshi Tiananmen ishte pikërisht një ngjarje e tillë, por në atë kohë Shtetet e Bashkuara reaguan shumë keq. Siç u shpreh më vonë ish zyrtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtar Michael Green, presidenti i atëhershëm George H.W. Bush u përpoq “t’i tregonte udhëheqësve kinezë dhe Kongresit Amerikan, se Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdonin me biznesin si zakonisht, por gjithsesi në një lloj mënyre për tëmos penguar thelbin e marrëdhënieve SHBA-Kinë”.
Nën presidentin Bill Clinton, marrëdhënia dypalëshe u rikthye me shpejtësinë rrugën e duhur, e nxitur nga shpresa se rritja e pasurisë do ta ndryshonte qasjen e Partisë Komuniste. Administrata e Trump kishte të drejtë që ngriti këtë supozim, dhe duket se presidenti Biden pajtohet me këtë qasje.
Edhe kështu, me përjashtime të dukshme, as demokratët dhe as republikanët nuk janë shfaqur të interesuar që ta mbajnë Kinën përgjegjëse për “Tiananmenin” e saj të fundit:pandeminë e Covid-19. Pas përhapjes së koronavirusit, PKK e fshehu sërish ngjarjen, dhe qytetarët kinezë panë që partia ishte më shumë e shqetësuar për mbijetesën e vet politike sesa për shëndetin publik.
Kjo axhendë bëri që Xi Jingping dhe shokët e tij të përqendroheshin fillimisht në frenimin e informacionit dhe jo të vetë virusit. Sipas dis vlerësimeve, sikur të kishte vepruar me shpejtësi, Kina mund ta kishte zvogëluar me 95 për qind numrin e rasteve që në fillim të vitit 2020. Por në vend të kësaj, zyrtarët i censuruan me forcë mjekët dhe ekspertët,dhe penguan studiuesit të botonin ndonjë gjë në lidhje me Covid-19. Rezultatet ishin katastrofike, dhe një epidemi u shndërrua në një pandemi.
Në fillim, administrata Trump u tregua e gatshme qëta ndëshkonte Partinë Komuniste Kinze. Në korrik e vitit të kaluar, sekretari i atëhershëm i shtetit Mike Pompeo paralajmëroi se “bota do ta detyrojë Kinën të paguajë një çmim për koronavirusin”.
Presidenti Donald Trump u shpreh publikisht për ndëshkimin e Pekinit me tarifa tregtare që arrinin në 1 trilionë dollarë. Ndërkohë, senatorët dhe kongresmenët hartuan disa ligje që do ta ekspozonin Kinën ndaj padive gjyqësore të SHBA-së mbi dëmet e pandemisë.
Anëtarët e tjerë sugjeruan heqjen dorë nga pagesat e interesit për borxhin e SHBA-së ndaj Pekinit. Për këtë arsye më shumë se 350 projektligje specifike mbi Kinën u regjistruan midis janarit dhe qershorit 2020.
Por pavarësisht tyre, Uashingtoni ka hezituar të ndërmarrë hapa të drejtpërdrejtë për ta ndëshkuar Pekinin, një hezitim që po vazhdon edhe gjatë administratës Biden. Në një intervistë të dhënë më datën 28 mars, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken,ngriti pyetjen nëse Kina duhet të përballet me pasoja.
“Unë mendoj se e rëndësishme është të sigurohemi që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një pandemi tjetër”- theksoi ai. Javën që pasoi, presidenti Biden mbajti një qëndrim të ngjashëm, duke treguar se ai nuk kishte biseduar me homologun kinez Xi mbi përgjegjësinë që ka Kina për pandeminë aktuale.
Nëse, siç thotë Blinken, parandalimi i pandemisë tjetër është një prioritet kryesor, atëherë Amerika ka dështuar që tani. Përhapja e SARS-it në vitet 2002-2004, paralajmëroi në shumë mënyra ardhjen e Covid-19, sidomos pas përpjekjeve që bëri PKK-ja për ta fshehur sëmundjen, për t’u mbyllur gojën profesionistëve të mjekësisë, dhe për të ndëshkuar ata që ngritën shqetësime.
Pra,PKK nuk është shkelëse për herë të parë. Prandaj është kaq shumë shqetësues refuzimi i dukshëm i presidentit për të diskutuar çështjen me Xi. Me sa duket Biden nuk do të ketë asnjë justifikim për shmangien e kësaj çështje, kur të marrë raportin e komunitetit të inteligjencës mbi origjinën e COVID-19, i planifikuar të jetë gati deri në muajin gusht.
Udhëheqësit e Kinës, kanë bërë shumë përpjekje për të siguruar që qytetarët kinezë të kenë një version të pastruar të historisë, në të cilën PKK rezulton heroike dhe pa asnjë të metë -në fillim me Tiananmenin dhe tani me Covid-19. Por nuk ka asnjë arsye pse pjesa tjetër e botës duhet të pranojë versionin e tyre të historisë. /Përktheu: Alket Goce-abc
Shënim: Michael Sobolik, është bashkëpunëtor në American Foreign Policy Council, si studiues i çështjeve mbi rajonin e Indo-Paqësorit.
Per saktesi….
PKK i la studentet rreth nje muaj ne shesh.Nderkohe ne udheheqjen e larte sekretari i pergjitheshem tentonte liberalizmin e rruges se Gorbacovit dhe ,,liberali,,Ten Hsiao Pin,,floriri i vogel i Maos qe ishte kryetar i Komisionit ushtarak kerkonte nje rruge tjeter….modernizim dhe liberalizim nen kontrollin e PKK.Perfundimisht qindramilionet nuk i perkrahen qindramijrat ,kinezet u treguan te mencur.Perfundimi,reformat dhe modernizimi i planifikuar mbas dyzetvjetesh e beri Kinen superfuqi,me nje standard jetese gati perendimor,duke evituar nje katastrofe qe mund ta shnderronte Kinen ne nje Indi.Ish BS u coptua dhe Gorbacovi shkaterroi ate perandori qe kishin ngritur caret.Natyrisht nuk ka liri si ne perendim ,por te mbash 1.4 miliarde njerez ne kushte jetese normale nuk eshte nje shaka perendimore.Shiko Afriken ,Indine apo Ameriken Latine dhe pastaj bej leksione.