Politika e jashtme italiane sipas Nënsekretarit të Jashtëm Manlio Di Stefano.
Për të tretën herë radhazi ju jeni Nënsekretar i Jashtëm, në qeveritë Conte I, Conte II dhe Draghi. Shenjë besimi dhe kompetence e spikatur në një dikaster prestigjioz dhe delikat. Në dritën e përvojës së grumbulluar, a ekziston vërtet një politikë e jashtme italiane e pavarur?
Ekziston patjetër dhe e këtë e demonstrojnë faktet. Është gjithnjë e më i dukshëm roli i Italisë si nyje e Perëndimit dhe platformë e shtrirë në Mesdhe. Sot jemi mirë në këtë Europë më të gjelbër e më solidare dhe – edhe për arsëye afërsie politike, sigurisë, zhvillimit ekonomik e teknologjik – mendojmë se mbajtja shumë e fortë e lidhjes atlantike është themelore dhe parësore. Kjo vendosje e jona nuk duhet të shikohet si një limit ndaj mundësive që mund të ketë një politikë e jashtme e pavarur, por si një faktor aftësues që na mundëson në çdo skenar t’i mbrojmë interesat tona kombëtare nga një pozicion qëndrueshmërie. Në provë të kësaj, fakti që vendi ynë aktualisht është i mirëprofiluar në të gjitha dosjet komunitare dhe ndërkombëtare të rëndësishme.
Në diskutimin e tij të marrjes së detyrës Draghi ka ritheksuar orientimin atlantik të Italisë. Shërben akoma NATO?
Po, shërben dhe dinamikat gjeopolitike globale e viteve të fundit na e konfirmojnë. Fatkeqësisht, ka të ngjarë që 30 vjet të mira nga rënia e Murit të Berlinit, bota po rifutet sërish në një dinamikë blloqesh të ushqyera nga parime dhe ideale divergjuese midis tyre. Veprimet armiqësore nga ana e aktorëve të caktuar janë gjithnjë e më të shpeshta dhe është e nevojshme që perëndimi të jetë kompakt në përballimin e tyre. Kështu që në këtë perspektivë është thelbësore që NATO jo vetëm është ruajtur, por edhe duhet konsoliduar.
Midis delegimeve tuaja janë tagrat lidhur me Azinë. A mund të ketë Italia një peshë në marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë apo është e lidhur me vendimet e Brukselit, i nënkuptuar si “kryeqytet” i Bashkimit Europian dhe i NATO?
Parasëgjithash le të sqarojmë se në këtë lloj dinamikash Italia nuk është e “kufizuar nga Brukseli”, por kontribuon me titull të plotë dhe shpesh me një rol qëndror në formimin në pozicionet e përbashkëta në kuadër të Bashkimit Europian dhe të NATO. Për sa i përket Rusisë, deri në periudhën 2013 – 2014 gjërat kanë shkuar shumë mirë. Më pas. Me një tendencë përshpejtimi duke filluar nga viti 2018, kanë ndodhur një seri në rritje episodesh armiqësore, ndershmërisht të papranueshme, që i kanë çuar marrëdhëniet euro – ruse dhe italo – ruse në një pikë shumë të ulët. Pavarësisht kësaj, në vijueshmëri me rolin konstruktiv të urës politike dhe ekonomike midis Lindjes dhe Perëndimit që Italia e ka marrë qysh nga koha e Luftës së Ftohtë dhe me urimin që shpejt miqtë rusë të mund të gjejnë dëshirën për t’i përmirësuar raportet me Europën, vendi ynë vazhdon për sa është e mundur të ruajë më axhendë pozitive në të gjitha selitë.
Azi, domethënë Kinë, domethënë të drejta njeriu; Rruga e Re e Mëndafshit kalon sipër çdo gjëje?
Absolutisht jo. Qysh në vitin 2019, në momentin e firmosjes së Memorandumit Italo – Kinez në Romë, u sqarua hapur se Italia nuk do të ulej kurrë në kompromise për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe të parimeve të simetrisë së përkryer në raportet ekonomike. Shtoj se pavarësisht gjithçkaje që është thënë e është shkruar, dokumenti i nënshkruar me Kinën parashikon vetëm spunto për bashkëpunime të mundshme dhe nuk përmban impenjime detyruese, aq më pak në sektorin e rrjeteve strategjike. Retorika sipas së cilës Italia mund ta braktisë (ose se e ka braktisur tashmë) rolin e saj si vend promotor i të drejtave themelore me qëllim që të mbajë marrëdhënie ekonomike me partner si Kina është krejtësisht e pavend dhe tendencioze. Si në nivel bilateral, ashtu edhe europian, megjithëse duke u sforcuar edhe në këtë rast që ruhet një axhendë pozitive dhe një kanal dialogu gjithmonë i hapur, nuk i kemi zbutur kurrë kritikat dhe masat politike e ekonomike atëhere kur janë konsideruar të nevojshme.
Në Azi është edhe Lindja e Mesme. Italia ka pasur gjithmonë raporte të mira si me Izraelin. Ashtu edhe me Autoritetin Kombëtar Palestinet. A mund të jemi konkretisht të dobishëm për një proces stabilizimi në Palestinë?
Ajo që më preokupon, edhe në dritën e çka ka ndodhur kohët e fundit, është ndjesia që për nga mënyra sesi ka ardhur duke u shtresëzuar dhe evoluar në vitet e fundit, situata në Lindje të Mesme tenton vetëm në një kundërvënie gjithnjë e më radikale midis subjektesh të paaftë për të dialoguar. Zgjidhja e uruar nga ne, ajo e “dy popuj, dy shtete”, duket e largët nëse shikon lëshimet e raketave nga ana e Hamasi, paaftësinë e popullit palestinez që të zgjedhë demokratikisht përfaqësuesit e tij 15 vjet nga votimet e fundit, përplasjet ngjethëse etnike që kanë ndodhur ne qytetet izraeliane, qëndrimin e autoritetit të Izraelit ndaj palestinezëve të Jeruzalemit Lindor e të Cisjordanisë, se edhe jetëgjatësinë e politikës së dëbimeve të detyruara. Tradicionalisht, Italia dhe Europa kanë luajtur një rol qendror në dinamikat e procesit të paqes në Lindje të Mesme. Unë mendoj se kjo pasuri e grumbulluar në vite të mos zhduket dhe se një impenjim i rinovuar nga ana europiane në zonë sot është tejmase i nevojshëm, edhe vetëm për të ulur pas shumë kohësh palët në një tryezë bisedimesh.
Tregjet aziatike janë një rast i madh për bizneset italiane. Ju po bëni shumë në këtë drejtim. Ky zhanër politikash janë të realizueshme vetëm në një kontekst Bashkimi Europian apo se ka hapësira për interesa kombëtare të drejtpërdrejta?
Siç e parashikojnë traktatet europiane disa interesa vendosen në vend të parë në nivel komunitar, ashtu si për shembull atë të lidhura me negociimin e traktateve tregëtare dhe mbrojtjen e investimeve; kurse të tjera kanë në fakt një dimension kryesisht kombëtar dhe shpesh ndodh që nuk përkojnë me ato të partnerëve europianë. I referohem për shembull konkurrencës midis furnizuesve europianë në tregjet e jashtme dhe në dinamikat e lidhur me tërheqjen e investitorëve ekstraeuropianë në vendet e Bashkimit Europian. Lidhur me këtë çdo vend anëtar, përfshi Italinë, fikson prioritetet e veta të diplomacisë ekonomike dhe vepron për pasojë.
Ju merreni shumë me tema ekonomike në aspektin ndërkombëtar. Politika e jashtme bazohet tashmë vetëm mbi çështje zhvillimi apo aspekte ideale e ideologjike mund t’i influencojnë akoma orientimet e një vendi?
Fakti i orientimit ose jo i rrugëtimit të një shteti modern ndaj një perspektive konkurrence, zhvillimi dhe hapjeje ndaj mundësive të tregut global është vetë një linjë e saktë politike (pakashumë ideologjike). Sipas mendimit tim, sidomos në këtë epokë tranzicionesh epokale (dixhital, ekologjik, industrial…) të vetëpërjashtohesh apo të mbetesh jashë dinamikave të zhvillimit dhe tranzicionit përfaqëson rrugën e përkryer për të siguruar një rënie ekonomike në dekadat e ardhshme.
Sa peshojmë vërtet në G7 dhe në G20?
Pavarësisht rrethanave që mund ta bëjnë çdo samit pakashumë të përshtatshëm në arritjen e rezultateteve të caktuara, mund të them se prirja jonë e sinqertë për ta shtyrë dialogun midis palëve pa avancuar “axhenda të fshehta” vlerësohet shumë nga të gjithë. Ajo që uroj është se falë edhe aftësisë tonë për ta arritur kompromisin, G20 e 2021 që Italia e kryeson mund të prodhojë vërtet rezultate historike si arritja e objektivave detyruese të dekarbonizimit për t’u formalizuar më pas në COP26 dhe marrëveshjen lidhur me taksimin global e shumëkombësheve që nxjerr jashtë loje parajsat fiskale brenda dhe jashtë Europës.
Prej të gjitha qeverive që keni qenë pjesë kjo e Draghi është më pak “politikja” në kuptimin që mbështetet mbi një mazhorancë shumë të gjerë, e cila sheh bashkë forca midis tyre antietike, të paktën në letër. E nuk e bën kjo punën e qeverisë pak të njohshme nga jashtë në profilin politik? Me fjalë të tjera, a nuk rrezikon puna juaj të bëhet vetëm “teknike”?
Puna ime e përditshme në Farnesina është domosdoshmërisht shumë teknike, pasi pjesa më e madhe e temave me të cilat merrem, megjithëse duke pasur patjetër implikime politike, janë pastërtisht teknike. Duke parashtruar këtë premisë të detyruar dhe duke shikuar pak përtej dinamikave të zakonshme to politikës së brendshme, nëbizoj se kjo qeveri italiane – që për të përdorur një retorikë të Republikës së Parë është në thelb një qeveri si qëllimi, ashtu edhe uniteti kombëtar – ka një peshë ndërkombëtare mjaft të konsiderueshme. Pas dekadash periferie, duke filluar nga përvoja e qeverisë së kryeministrit Conte, për një seri shkaqesh, Italia është kthyer protagoniste e dinamikave europiane dhe po kontribuon në konceptimin e asaj sesi do të jetë Europa e së ardhmes. Aksi atlantik, siç e thashë, është me shëndet të plotë. Kemi dalë me një axhendë shumë të pasur e të profiluar ndaj Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme, Kaukazit, Azisë. Nëse ky nuk është një profil (gjeo)politik i dukshëm, atëhere nuk do të dija si ta quaja ndryshe.
Nënsekretari emërohet nga Presidenti i Republikës por betohet përpara Ministrit. Kështu që lidhja personale me kreun e Farnesina është thelbësore. Fakti që keni ndarë gjithë një karrierë politike me Di Maio e bën më fluide veprimin e ministrisë tuaj? E bën më të zhdërvjelltë Ministrinë e Jashtme brneda ekzekutivit?
Me ministrin Luigi Di Maio qemë miq të mirë dhe, duke qenë përkrah tij tashmë prej shumë kohësh, mund t’u them se tani simbioza është totale. Jam vërtet i lumtur që kam mundur ta ndaj këtë rrugëtim me të dhe jam i bindur se lidhja jonë mund të kontribuojë për ta bërë më të mirë veprimin e Ministrisë së Jashtme dhe projeksionin e saj respektivisht dinamikave më të gjera qeveritare.
(nga Intellettuale Dissidente)
Përgatiti për TemA, ARMIN TIRANA